
Shkruan Hajriz Mamaj, New York – Berlin
Federata e mjekëve shqiptarë në Europë realizoi me sukses konferencën e 25-të me radhë në New York, USA
Në historinë e njerëzimit, disa data mbeten të gdhendura thellë në kujtesën kolektive. Për shqiptarët në SHBA dhe kudo në botë, 11 Shtatori lidhet me një tragjedi botërore. Por këtë vit, kjo ditë mori një kuptim të ri, të mbushur me shpresë dhe frymëzim. Në zemër të New Yorkut u themelua Dega AMFE-USA, një kapitull i ri për mjekësinë shqiptare në diasporë.
Ky akt nuk është vetëm një formalitet organizativ, por është një simbol i fuqisë së bashkimit, i vizionit të qartë për të ardhmen dhe i besimit se shqiptarët, kudo që ndodhen, mund të kontribuojnë me dinjitet në shëndetin global.

Dr. Arjan Bregu-Specialist i njohur i Epidemologjise
Zemër dhe vizion: ekipi i ri i degës së Federatës së Mjekëve Shqiptarë
Në krye të kësaj nisme qëndrojnë emra të njohur të mjekësisë shqiptare në Amerikë. Dr. Zana Nikolla, e zgjedhur kryetare e degës, përfaqëson jo vetëm profesionalizëm, por edhe energjinë e një brezi që sheh përtej kufijve. Në krah të saj, Dr. Ermal Zatriqi dhe Dr. Shpresa Xhakli morën rolin e nënkryetarëve, duke sjellë eksperiencën e tyre të vyer në drejtim dhe organizim.
Bordi koordinues përfshin një mozaik të shkëlqyer personalitetesh që pasqyrojnë shumëllojshmërinë e diasporës mjekësore, duke filluar nga Renina Varfaj, që do të kujdeset për marrëdhëniet me publikun, te Dr. Fatjona Lubonja e cila do të udhëheqë kërkimet shkencore, dhe Dr. Leana Sapunxhiu, me fokus në projektet vullnetare. Për studimet epidemiologjike është caktuar Dr. Arjan Bregu, ndërsa për organizimin e eventeve shëndetësore do të kontribuojnë Dr. Lydra Tapia, Dr. Skender Murtezani dhe Dr. Tana Bregu. Komunikimin me publikun e gjerë do ta udhëheqë Olsi Beçi.
Çdo emër në këtë listë është një dëshmi e përkushtimit, një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e përbashkët që po ndërtohet për mjekësinë shqiptare në Amerikë dhe përtej.

Konferenca e 25-te internacionale e AMFE ne bashkepunim me shoqaten simoter AAMS- Albanian American Medical Society
Zëri i diasporës dhe mbështetja ndërkombëtare
Themeli i AMFE-USA u shoqërua me përshëndetje dhe urime nga personalitete të shumtë. Presidentja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Dr. Aurora Dollenberg, e cilësoi këtë si një hap të madh për fuqizimin e rrjetit shqiptar në diasporë, duke vlerësuar lart përkushtimin e kryesisë së re.
Ngjarja u zhvillua në kuadër të Konferencës së 25-të Ndërkombëtare mbi Sepsisin dhe Infeksionet Jetëkërcënuese, ku mjekët shqiptarë kontribuuan aktivisht me prezantime shkencore dhe nisma sensibilizuese për përdorimin e kujdesshëm të antibiotikëve. Ky fakt tregoi se AMFE-USA nuk është vetëm një strukturë organizative, por një forcë reale në fushën e kërkimit dhe shëndetësisë.

Foto: Dr. Lorenc Malellari-President i AAMS, Dr. Aurora Dollenberg-Presidente e AMFE dhe Dr.Zana Nikolla- Kryetare e AMFE-USA
“Vatra”: një urë mes brezave
Në këtë ngjarje të veçantë, fjala e shoqatës historike “Vatra” solli emocion dhe krenari. Z. Marjan Cubi dhe z. Sokol Paja, duke përfaqësuar këtë institucion me rrënjë të thella në historinë e komunitetit shqiptar në Amerikë, e cilësuan themelimin e degës një zhvillim që nderon diasporën dhe krijon një
urë lidhëse mes brezave të mjekëve. Ishte një kujtesë se çdo hap përpara është i lidhur ngushtë me sakrificat dhe rrënjët e komunitetit tonë.

Foto: Natali Hysa-Studentja qe udhetoi nga shqiperia dhe fitoi cmimin e pare ne konference per prezantimin me te mire, Dr. Sulejman Cela-Gjakovari kardiolog i njohur qe ofroi sallen e konferences ne spitalin qe drejton, Marinela Sela dhe Adela Xhemali
Një bashkim mbarëkombëtar
Ngjarja mori një ngjyrim mbarëkombëtar me praninë e përfaqësuesve të degëve të tjera të AMFE-së. Nga Suedia erdhi Dr. Dhurata Alla, nga Anglia Dr. Blerta Sulaj, ndërsa nga Shqipëria Dr. Vjola Fera dhe Marinale Sema. Prania e tyre ishte një gjest simbolik, një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit dhe solidaritetit që kalon kufijtë gjeografikë.
“We Make Medicine”: një moto që frymëzon
Më shumë se një shoqatë, AMFE është një vizion. Motoja e saj “We Make Medicine” përmbledh jo vetëm profesionalizmin, por edhe pasionin e një komuniteti që e sheh mjekësinë si një mision. Ky rrjet global mjekësh shqiptarë jo vetëm që ndihmon në përmirësimin e shërbimeve mjekësore, por edhe në ndërtimin e urave të bashkëpunimit shkencor e humanitar në mbarë botën.

Foto: Roberta Panariti- Presidente e ´´Albanians Fighting Cancer USA´´ me motren e saj, te cilat bennje donacion per fituesen e cmimit te pare te prezantuesve te konferences
Një datë për historinë
Në fund të ditës, 11 Shtatori i vitit 2025 do të mbahet mend si një datë ku shqiptarët mjekë në diasporë zgjodhën të shkruajnë një histori të re. Nga New Yorku, zemra e botës moderne, ata dhanë një mesazh të fuqishëm: mjekësia shqiptare është e bashkuar, është e aftë dhe është gati të kontribuojë për shëndetin e çdo komuniteti ku jeton.

Foto permbyllese e konferences se perbashket AAMS dhe AMFE
Ky është një kapitull i ri, jo vetëm për mjeksine e diasporës shqiptare, por për gjithë kombin. Një dëshmi e asaj se kur vizioni dhe pasioni bashkohen, çdo ëndërr bëhet realitet.

Foto: 2 Binjaket 1 Vjecare Mara dhe Freya te Dr. Aurora Dollenberg, qe shoqeruan ne Ameriken e larget te gjitha aktivitetet e federates
Kjo konferencë do të mbetet një kujtim i veçantë dhe për Maran e Freyan, të cilat në ditën e parë të përvjetorit të lindjes së tyre, shoqëruan nënën e tyre në Konferencën e 25-të të Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, e cila u mbajt në New York, SHBA.


