ARKIVI:
27 Maj 2026

Nga Presidenca në Pelegrinazh – Kush po e përfaqëson shtetin shqiptar?

Shkrime relevante

Shqiptarëve të Luginës së Preshevës iu duhet një status i veçant dhe i qëndrueshëm politik

Prof. Xhemaledin Salihu, Preshevë Më 25 dhe 26 maj 2026, në Serbi,...

Fushata n’Bajram!

Florim Zeqa Ditën e Bajramit hapet fushata, burra edhe gra n'hapë për vota, politikanët...

“Ti mundesh …”

Në foto është sopranoja Ermonela Jaho Luan Rama, Paris Poezi “Ti mundesh …” Sopranos Ermonela...

Kur Presidenti i Republikës bëhet Haxhi

Shfaqja publike e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Haxh, brenda...

Nga Presidenca në Pelegrinazh – Kush po e përfaqëson shtetin shqiptar?

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë  Kur Presidenti i një shteti laik...

Shpërndaj

Kur Presidenti i një shteti laik shfaqet në arenën ndërkombëtare i mbështjellë me petkun ceremonial të një feje të caktuar, pyetja nuk është më personale — por shtetërore, kushtetuese dhe kombëtare.
Bajram Begaj nuk është një qytetar i zakonshëm që ka zgjedhur të kryejë një rit fetar privat. Ai është Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Ai përfaqëson një shtet që mbi themelet e veta kushtetuese ka ndarjen e fesë nga shteti dhe që historikisht është mburrur me harmoninë fetare, jo me identifikimin shtetëror me Lindjen teokratike.
Por çfarë pamë?
Një president shqiptar i veshur me petkun simbolik arab, në një spektakël publik të transmetuar në rrjete e media, sikur Shqipëria të ishte ndonjë provincë shpirtërore e Lindjes dhe jo një komb europian me identitetin e vet historik e kulturor.
Dhe ironia bëhet edhe më therëse kur kujton se në Shqipëri e Kosovë shpesh heshtet përballë përdhosjes së simboleve kombëtare, relativizohet trashëgimia iliro-arbërore, ndërsa promovohen me krenari rituale e simbole që nuk kanë asnjë lidhje me trungun historik shqiptar.
Sot nuk kemi vetëm një pelegrinazh fetar. Kemi një sinjal politik. Një fotografi simbolike. Një mesazh të rrezikshëm për brezat: se përfaqësimi shtetëror shqiptar po zhvendoset gradualisht nga identiteti kombëtar drejt identiteteve fetare e orientale.
Dhe pikërisht këtu lind alarmi.
Sepse shtetet nuk rrëzohen vetëm me luftë. Ato zbehen edhe përmes transformimit kulturor, përmes relativizimit të identitetit dhe përmes heshtjes së elitave intelektuale e politike.
Sot presidenti shfaqet me “ihram”. Nesër ndoshta do të kemi diplomaci që flet më shumë në emër të botëve fetare sesa të interesit kombëtar shqiptar. Dhe pasnesër mund të zgjohemi në një shoqëri ku kombi konsiderohet dytësor, ndërsa ideologjitë fetare primare.
Askush nuk ka të drejtë t’ia mohojë askujt besimin. Por askush nuk ka të drejtë as ta shndërrojë simbolikën shtetërore në demonstrim publik fetar, sidomos në një rajon ku ndikimet ideologjike dhe financimet e huaja fetare kanë depërtuar thellë në politikë, arsim, kulturë e media.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për import identitetesh. Nuk kanë nevojë të duken arabë për të qenë besimtarë. Dhe aq më pak presidenti i Shqipërisë ka nevojë të fotografohet si figurë ceremoniale orientale për të dëshmuar spiritualitetin e tij.
Sepse Presidenti i Shqipërisë duhet të mishërojë mbi të gjitha: dinjitetin kombëtar, neutralitetin shtetëror dhe fytyrën europiane të kombit shqiptar.
Ndryshe, rrezikojmë që një ditë të mos kuptojmë më: ku mbaron feja dhe ku fillon shteti.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu