ARKIVI:
6 Mars 2026

Një këngë që më ktheu shumë vite pas

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Sot, ndërsa kthehesha nga puna për në shtëpi, dikush kish postuar një copëz nostalgjie nën vargjet e një kënge që dëgjonim dikur bankave të shkollës. E kërkova, e gjeta dhe e dëgjova të plotë, besoj shumëkujt i kujtohen këto vargje:
“Ja dhe shkolla po mbaron moj e dashura ime,
të gjithë nxënësit bisedojnë si kanë dalë në mësime, vetëm ne të dy moj vajzë rrimë të menduar, si do t’ia bëjmë nuk e di o për t’u takuar…”

Dhe për disa minuta u ktheva shumë vite pas. U ktheva në kohën kur nuk kishim celularë, nuk kishim rrjete sociale, por kishim kohë për njëri-tjetrin. Kishim libra në duar, diskutime të gjata, bënim kurse gjuhësh e kurse muzike, luanim mbrëmjeve me kitarë dhe bisedonim me njëri tjetrit për ëndrrat. Dashuria nuk ishte projekt, as investim, as strategji. Ishte ndjenjë e pastër dhe e jetuar pa frikë se mos “humbnim kohë” e ajo na rrëshqiste nga duart.

Ne ëndërronim pa e lidhur jetën me paranë, gjë që sot as konceptohet më. Flisnim për poetë, për romane, për filozofinë, për të ardhmen tonë. Secili prej nesh kishte një vend të veçantë në jetën e tjetrit. Mblidheshim në shtëpitë e njëri-tjetrit dhe qëndronim zgjuar gjithë natën duke biseduar. Kishim dëshirë të kuptonim botën, e jo ta konsumonim atë.

Brezi para nesh që e jetoi rininë në diktaturë, ishte brezi i legjendave për mua. Nuk kishin liri politike, as mundësi, as para, madje as rroba e ushqim. Kishin gjithçka të ndaluar, kishin frikën si rojtare e ëndrrave dhe ndëshkimin. Por njerëzit kishin etje të jashtëzakonshme për dije, art e kulturë. Librat e ndaluar lexoheshin fshehurazi, muzika e huaj dëgjohej fshehurazi po ashtu. Jetuan duke e ushqyer shpirtin vetëm me ëndrra dhe e ruajtën atë të paprekur nga monstruoziteti politik ku jetonin. E mbajtën gjallë mendimin e lirë brenda vetes, edhe kur jashtë nuk kishte asnjë hapësirë të vetme për të.

Sot jetojmë në kushte krejt të tjera. Askush nuk na ndalon librin, muzikën, fjalën. Por realiteti ka ndryshuar në një mënyrë tjetër që askush prej nesh nuk mundi ta ndalë. Fëmijët nuk rriten më me kitarë në duar, por me ekranin e telefonit ngjitur pas fytyrës. Bisedat janë më të shkurtra, pa bosht mendimi, pa filozofi jete, pa shpirt artistik, sa dhe gjuha po vdes ngadalë sepse askush nuk përdor më shumë se 300-400 fjalë. Endrrat shpesh maten me para dhe pushtet. Dashuria shihet si lojë, jo si nevojë e brendshme, jo si ushqim për shpirtin.

Pyetja që më lind vetvetiu është: si është e mundur që një brez që përballoi diktaturën dhe mungesën e lirisë totale arriti të ruajë një botë të pasur të brendshme, ndërsa ne, me gjithë mundësitë që kemi sot, po e humbasim atë thellësi? Si është e mundur që nuk po arrijmë t’u përcjellim të rinjve tanë të paktën një pjesë të asaj etjeje për dije, për art, për ndjenjë të sinqertë? Si është e mundur që brezat që u rebeluan në emër të ndjenjës, të lirisë, të ëndrrave, nuk ruajtën asgjë prej atij rebelizmi të shëndetshëm? Si ka mundësi që në të voglën tonë secili i theu prangat që diktatura deshi t’i vendoste shpirtit dhe po ato pranga ia vumë vetë vetes sot në kohën moderne të asgjësë?

Pra tashmë e kemi kuptuar se liria e jashtme nuk mjafton. Nëse njeriu nuk ruan thelbin, nëse nuk ushqen mendimin dhe shpirtin, gjithçka mbetet sipërfaqësore. Kam përshtypjen se asgjë që shkoi nuk do të kthehet më e njerëzit do të jetojnë të burgosur në mungesën e gjithçkaje të bukur që nuk do të vijë pse ne jemi shumë të zënë duke u bindur e duke shtuar vuajtjen e sakrificën, e nuk dimë të mendojmë më për asgjë tjetër veç tyre.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu