ARKIVI:
8 Mars 2026

Një person nga Kosova dhe tjetri nga Maqedonia akuzohen në Zvicër për terrorizëm

Shkrime relevante

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Shpërndaj

Një person nga Kosova dhe një nga MV akuzohet në Zvicër për terrorizëm
Zyra e Prokurorit Federal në Zvicër ka ngritur akuza të rëdna ndaj një të dyshuari si përgjegjës për degën e një organizate terroriste islamike kosovare në Zvicër. Kjo orgnizatë terroriste ka si qëllim jo vetëm që të mbledhë rreth vetes sa më shumë besimtarë për kauzën dhe ideologjinë e saj salafiste-xhihadiste, por synon të destabilizojë edhe shtetin e Kosovës dhe të vë nën kontroll një territor të caktuar, ku do të krijonte një shtet islamik të qeverisur në emër të Shtetit Islamik nga sheriati, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Federale të Zvicrës.
Në vitet 2014 dhe 2015 disa burra shqipfolës, ndër të cilët edhe 36-vjeçari Emir me shtetësi të Kosovës, si dhe i akuzuari i dytë, një 33-vjeçar me shtetësi të dyfishtë zvicerane dhe të Maqedonisë së Veriut, u bashkuan dhe formuan një grup që ndjek ideologjinë e të ashtuquajturit Shtetit Islamik.
Emiri, i akuzuari i parë, dyshohet se është zgjedhur në qershor të vitit 2025 si kreu i grupit, që më pas është bërë edhe dega zvicerane e organizatës terroriste kosovare.
Ai është një 36-vjeçar, personi përgjegjës për këtë grup dhe akuzohet se me mbështetjen e të akuzuarit të dytë ka indoktrinuar dhe rekrutuar anëtarë të rinj në emër të kësaj organizate terroriste, sidomos në rajonin e Gjenevës.
Prokuroria dyshon se ai ka qenë edhe anëtar i organit udhëheqës të grupit terrorist në Kosovë, përgjegjës për degën zvicerane dhe bashkëpërgjegjës për një degë rajonale.
Në aktakuzë thuhet se Emiri “ka qenë përgjegjës për menaxhimin e degës zvicerane si dhe për sigurimin e ndërlidhjes midis udhëheqjes në Kosovë dhe degës së Gjenevës.” Po ashtu thuhet se ai ka mbledhur para nga anëtarët e degës së Gjenevës dhe i ka dërguar këto shuma në Kosovë për të financuar aktivitete të ndryshme të organizatës terroriste atje.
Sipas Prokurorisë Federale të Zvicrës të akuzuarit kanë financuar në të njëjtën mënyrë edhe ryshfete për zyrtarë të huaj që ishin përgjegjës për ndjekjen penale të anëtarëve të organizatës terroriste. Kjo i mundësoi njërit prej anëtarëve të kësaj organizate t’i shpëtonte ndjekjes penale.
Ndërsa i akuzuari i dytë, siç njoftojnë mediat perëndimore, akuzohet se ka qenë gjithashtu anëtar i degës zvicerane të organizatës terroriste. Ai ka marrë pjesë në mbledhjet e saj dhe ka vënë në dispozicion apartamentin e tij për ngjarje të tilla.
Përveç kësaj thuhet se ai ka organizuar vizita nga predikues të huaj që janë të njohur si ndjekës të urdhërave dhe bindjeve të Shtetit Islamik.
Në aktakuzë fllitet edhe për rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për organizatat xhihadiste, ku jo vetëm Kosova shërben si qendër lidhëse mes të dyshuarve në Evropën Perëndimoredhe strukturave ndërkombëtare të ISIS-it, por edhe disa vende të tjera.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu