ARKIVI:
8 Mars 2026

Takim me vlera të veçanta me ambasadorin William G. Walker në “Vatër” të Bronx të Nju Jorkut

Shkrime relevante

Një urim i veçant i shkupjanes Dijana Toska për 8 Marsin

Dijana Toska, gazetare, Shkup Urime 8 Marsi! Këto fjalë u kushtohen të gjitha...

28 vjet nga demostrata e madhe shqiptare në Vicenza të Italisë, e 21 marsit 1998

Nga: Gëzim Muçolli Kujtime për 28 vjetorin e demostratës së madhe shqiptare...

Rënja e “Monarkisë Osmani”!

Florim Zeqa Presidentja e Republikës së Kosovës Znj. Vjosa Osmani-Sadriu, në momentin...

8 Mars 2026 – Gruaja Shqiptare, Forca dhe Krenaria e Kombit

Luan Dibrani, Gjermani Sot, më 8 Mars 2026, nuk festojmë thjesht një...

Shpërndaj

Nga: Prend Ndoja
___
Dita e sotme, në selinë e Vatrës në Bronx të Nju Jorkut, ishte një ditë e veçantë, e cila përkoi edhe me pragun e festës së shenjtë të krishtërimit, Pashkës së ringjalljes së Jezu Krishtit. Bashkatdhetarë shqiptarë kishin ardhur nga shumë vende e shtete të ndryshme të Amerikës, për të pritur mikun më të madh e të nderuar të kombit tonë, shkëlqesinë e tij, ambasadorin William G. Walker.
Ky emër është mjaft i njohur e shumë i dashur për çdo shqiptar, për kontributin e madh që ka dhënë ai për çështjen shqiptare, në veçanti për Kosovën. Ai u prit me shumë dashuri nga pjesëmarrësit, të cilët patën një bisedë shumë të përzemërt me të. Ambasadori Walker foli me dashuri e me entuziazëm për Kosovën dhe lirinë që ajo gëzon sot. Duke kujtuar kohën e qëndrimit të tij në Kosovë, ai foli për udhën e vështirë e për kushtet tejet të rënda në të cilat u punua. Si ambasador, ai nuk vuri në punë vetëm diplomacinë, kulturën dhe zgjuarsinë e tij, por vuri në radhë të parë zemrën në çështjen shqiptare, reflektoi dashurinë e sensin e madh të drejtësisë që kishte ai dhe administrata amerikane për problemin e lirisë së Kosovës. Me punën e tij të guximshme e parimore ai u bë pjesë e pandarë e luftës së popullit kosovar. Ishte personi i parë me një rol të rëndësishëm ndërkombëtar, që i shqeu maskën propagandës serbe, zbuloi në dritë të diellit gënjeshtrat me të cilat Serbia ushqente popujt e ish Traktatit të Varshavës, për të mbuluar genocidin e saj ndaj popullit shqiptar.
Prend Ndoja me William Walker
***
Me informacionet e tij të sakta, të dërguara në vedin dhe kohën e duhur, ai zbuloi të vërtetën mbi atë që po ndodhte në Kosovë në fundin e viteve ’90, sidomos me dokumentet e paluajtshme mbi masakrën e Reçakut dhe masakra të tjera serbe mbi popullsinë kosovare. Kjo sensibilizoi ndieshëm në radhë të parë administratën e lartë amerikane, Europën e Bashkuar dhe NATO-n, të cilat reaguan dhe me luftën që u bë, çuan në lirinë e Kosovës, në themelet e së cilës ishte gjaku i qindra e mijëra dëshmorëve dhe njerëzve të pafajshëm, i luftëtarëve të paepur, i grave dhe fëmijëve të Kosovës.
Në këtë takim u bë edhe promovimi i librit “Reçak-Historia e një krimi lufte” shkruar nga ambasadori Walker. Drejtues dhe aktivistë të VATRËS, që e morën fjalën në takim, shprehën mirënjohjen e thellë për misionin e lartë të këtij personaliteti të diplomacisë ndërkombëtare, si dhe u ndalën në vlerat e veçanta të këtij libri.
Shumë prej nesh, që ishim në takim, patëm kënaqësinë ta merrnim librin me autograf nga autori.
Me këtë rast, VATRA e dekoroi ambasadorin William Walker me Medaljen e Artë të Lirisë, për kontributin e tij të shquar për çështjen shqiptare.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu