Një thirrje nga zemra për librin, fjalën shqipe dhe ruajtjen e identitetit tonë kombëtar!

Shkrime relevante

Ilirjana Kucana, studentja mençurake nga Tirana

Ali Ramadan Asllani, Pejë ____ KËSHTU I KOMENTOVA KËSAJ STUDENTE MENÇURAKE E CILA...

Një thirrje nga zemra për librin, fjalën shqipe dhe ruajtjen e identitetit tonë kombëtar!

Sak Muji, Zvicër - Rugovë Një jetë përkushtim, mund e sakrificë për...

Kush e do Shqipërinë, nuk ia vë flakën!

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë Protesta si e drejtë demokratike dhe përgjegjësia qytetare për...

Shpërndaj

Sak Muji, Zvicër – Rugovë

Një jetë përkushtim, mund e sakrificë për kombin dhe kulturën shqiptare!
Me respekt të veçantë dhe mirënjohje të thellë dua të vlerësoj punën e palodhur të publicistit dhe autorit Gjergj–Bajram Kabashi, i cili, pas një angazhimi të gjatë dhe të mundimshëm, ka përfunduar librin:
📖 “SHQIPTARËT NË LUFTË ME ISLAMIN GLOBAL”
Një vepër voluminoze me mbi 1.000 faqe tekst, mbi 700 analiza të vetë autorit, ndërsa pjesa tjetër përmban intervista me personalitete dhe njohës ndër më kompetentët të çështjeve që trajtohen në libër.
Por ajo që meriton të theksohet veçanërisht është përkushtimi i jashtëzakonshëm i këtij njeriu.
Që nga viti 2006, rrafsh qe njezet vjet, Gjergj–Bajram Kabashi, me paratë e veta, me mund, djersë dhe sakrifica që vështirë përshkruhen me fjalë, e ka mbajtur gjallë dhe e ka drejtuar portalin DRINI, sot www.drini.us.
Njëzet vjet punë e pandërprerë, jo për përfitime personale, por për një ideal që ai e ka mbrojtur me këmbëngulje: kundërshtimin e asaj që e konsideron islamizim antishqiptar dhe ruajtjen e identitetit tonë kombëtar, të veçantisë sonë kulturore, historike e shpirtërore.


Që të mbetemi vetvetja, shqiptarë, krenarë për gjuhën, kulturën, rrënjët dhe historinë tonë!
Deri më sot, autori i ka financuar vetë botimet e tij, pa iu bërë barrë të tjerëve.
Sot, megjithatë, në prag të botimit të kësaj vepre, ai ka nevojë për mbështetjen tonë.
Redaktorja gjuhësore, e cila jeton në Vjenë të Austrisë, ka punuar mbi gjashtë muaj për redaktimin e këtij libri. Për punën e saj duhet të paguhen 3.000 euro, më së largu deri më 31 tetor 2026.
Pa u shlyer ky detyrim, libri nuk mund të dërgohet prej saj për botim.
Do të ishte vërtet për të ardhur keq që një punë kaq e gjatë, e kryer me aq mund e përkushtim, të mbetej peng pikërisht në hapin e fundit!


Prandaj, nga zemra u bëj thirrje të gjithë dashamirëve të librit shqip dhe të kulturës sonë kombëtare: kush ka mundësi, le të japë aq sa ia lejojnë mundësitë!
Askush nuk është i detyruar të japë shumë. Por kur bashkohen shumë njerëz me zemër të mirë, edhe kontributet më të vogla mund të bëjnë ndryshimin e madh.
Si mund të ndihmoni?
Me kërkesën e redaktores, emri i saj nuk publikohet. Kush dëshiron të kontribuojë, mund të kontaktojë drejtpërdrejt Gjergj–Bajram Kabashin përmes Messenger-it, për të marrë emrin dhe mbiemrin e saj.
Kontributet mund të dërgohen drejtpërdrejt te redaktorja në Vjenë, përmes Western Union, pa kaluar nëpër duart e autorit.


Le të mos lejojmë që sakrifica shumëvjeçare e autorit dhe puna mbi gjashtëmujore e redaktores të mbeten pa përfundimin e merituar!
Le të bëhemi bashkë që kjo vepër të arrijë te lexuesit!
Jam mirënjohës nga zemra për secilin që kontribuon, që e shpërndan këtë thirrje apo që e mbështet këtë përpjekje.
Me respekt, mirënjohje dhe besim në solidaritetin tonë! 🇦🇱

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu