ARKIVI:
9 Mars 2026

Një vrasje e shumëfisht, që nuk mund të harrohet…!

Shkrime relevante

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi

Leonora Bruçaj - Keka _____ Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi _____ N’kët ditë...

Politika është mandat dhe jo vend për ata që nuk kanë bërë kurrë asgjë jashtë saj

Prof. Dr. Sabri Tahiri Në shoqëritë demokratike politika konsiderohet një formë e...

“Kopilhanja” pseudopolitike që iu hodh në qafë Albin Kurtit

Nga Sak Muji, Rugovë-Zvicër, i përndjekur politik (1981) 11 “KOPILËT” POLITIK QË...

Ky është udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei

Mojtaba Khamenei Foto: Zyra e Udhëheqësit të Lartë Iranian / Reuters...

Shpërndaj

Gjergj – Bajram Kabashi
___
Kurrë nuk e heqë prej mendjes provokimin ndaj meje të zhvilluar prej 17 nëntorit 2000, që përfundoj me 23 nëntor 2000, që sonte bëhen rrafsh 25 vjet. Ishte diçka jashtë logjikës së shëndoshë të njeriut, që të ndeshej me asi provokimi dhe ta mashtronin e nxisnin për të provokuar “ajken” e një partie!
Pas një kohe, në bazë të provokimeve të natyrës UDB-ashe, e kuptova se çka donin e kërkonin prej meje.
Ishte provokim i tërthortë, përmes të cilit donin të ma bënin me dije se “dinin diçka…!”
Krejt pështjellim i kotë, kur une po të më kishin pyetur direkt duke më thirrur, do t’ua tregoja të njejtat gjëra dhe madje po të donin, kisha me folë edhe më shumë.
Aq shumë, sa që do të pendoheshin që më pyetën…!
Ajo që më shqetësoj tejmase, nuk ishin provokimet e tyre të fëlliqura, sa fakti se e kuptova se në provokim ishin përfshirë edhe disa nga ata që mendoja se i kisha shokë. Në të vërtetë, e kuptova se pothuaj të gjithë kishin qenë të mashtruar prej intrigave të panevojshme dhe “të pa kripë” të shërbiemve sekrete partiake.
E kishin mashtruar edhe një shok timin, me të cilin në atë kohë rrija bukur shumë dhe që më vinte keq t’i thoja se e dij se edhe ai ishte ndër provokatorët.
Nja dymbëdhjetë vite pastaj kam ndejtur me të rregullisht, sa herë që vija në Kosovë nga Norvegjia, por kurrë nuk e pa të arsyeshme që të më tregonte për ndodhinë.
Të më njoftonte se përse kishte ndodhur provokimi, kush mendon se i kishte mashtruar dhe si është sajuar gjithë ai provokim?
Pas 12 vitesh e lashë dhe nuk u përpoqa më kurrë që të nxirrja ndonjë mendim prej tij. As që e kontaktova më, jo se isha natyrë hakmarrëse ndaj tij e tjetrit, por për faktin e thjeshtë se një gazetar duhet t’i kallxonte gjithçka që dinte gazetarit tjetër.
Pasi nuk më tregoj asgjë, u largova prej tij duke mos e takuar më kurrë në jetë.
Shpesh kam thënë se nuk duhet të shkruaja më për vrasjen e Xhemail Mustafës, vrasje e pazbuluar tash e 25 vjet. Se 25 vjet janë tepër shumë për t’i numëruar si vite, por “dikush” ka dashur që jo vetëm këtë vrasje mizore, ta vinte në harresë dhe ta vriste me distancën kohore, që me thanë, qysh mund të thonë edhe sot: janë tepër shumë 25 vite nga vrasja e tij, që u bë nga “skuadrat e vrasjes”, dofar “shqiponjash” ogurzeza me 23 nëntor 2000.
Harrojnë “kriminelët e bashkuar” se krimi mizor si ky ndaj Xhemajl Mustafës dhe meje, as nuk vjetrohet, e as nuk harrohet… !
Në atë kohë isha në Norvegji, pasi lëmshi i krimit të shërbimeve sekrete antishqiptare, ishte munduar të ma shkatërronte jetën, në fillim duke ma përgjakur atë për shumë vite, e në fund duke me vrarë me varfërim.
Tana të zezat i kam duruar, se une nuk dorëzohem aq lehtë, por varfërimi nuk ishte i lehtë dhe atë nuk ia dëshiroj askujt.
Sidomos kur ai është një varfërim i porositur prej “shërbimesh tona sekrete”, që duke qenë aq gjatë në shërbim të armiqëve, dijnë aq shumë e aq zi, sa pak kush din si ata!
Ai varfërim ishte i porositur prej “UDB-së sonë”, më mizores dhe famëzezës, që me vepra ka mbetur shumë më e zezë se sa UDB e vërtetë (tash BIA), që ka vepruar aq gjatë ndër ne e për të cilën me krenari kanë punuar shumë “patriotë shqiptarë”.
Prandaj, jo vetëm vrasja e Xhemajl Mustafës, por edhe vrasje të tjera, kanë ndodhur pas intrigave dhe mashtrimeve të shumëta që janë bërë prej dy taborreve të “kuajve” të “UDB-ës sonë”!
Me i thanë dikujt se problemet më të mëdha i kam pasë me ata që i kam mbrojtë profesionalisht, nuk besojnë, se “ne” e kemi mendjen e keqe dhe nuk duam ta shohim problemin ashtu qysh ishte, por e stolisim me fjalët e mendimet tona që nuk përkojnë me realitetin.
Prej 17 nëntorit 2000 e deri më 23 nëntor 2000, më provokonin me letra në emër të Bujar Bukoshit, pa asnjë arsye prej Prishtinës. Provokuesit ishin të mashtruar dhe mendonin se po më poshtërojnë e fyejnë në emër të sigurimit të vet shtetëror partiak.
Por, me 23 nëntor 2000, e kuptuan se ishin të mashtruar prej tjetërkujt.
E kuptuan kur ishte tepër vonë…!
Për fat të keq.
Ishin të shantazhuar në mënyrën qysh nuk ta perthekon imagjinata e shëndoshë njerëzore.
Tash kanë kaluar 25 vite nga krimi i rëndë që u bë në pasditën e sotshme dhe askush nuk po guxon të theksoj se “une e kam ba qesharak” dhe “poshtëruar” Bajram Kabashin…?
Pse duhej të më poshtëronin e tash nuk po guxojnë ta qesin ndonjë fjalë prej goje…?
Athua pse…?
Se janë të shantazhuar, jo për tjetërgjë.
Si të thonë ata Sot se ishin të mashtruar, kur “si yndyrë e LDK-së” ishin aq të mençur…?!
Në të vërtetë, une ua kam thënë dhe ua përsërisë “mençurakëve” të LDK-së, se une nuk ua kam pas turbulluar ujin e Lumit Prishtevka…, tashmë të mbuluar në Prishtinë.
Atëhere pse më provokonin?
Kush i ka udhëzuar dhe pse?
Meqenëse më kishin kcy në shpirt e mendje pa u ba asgjë, nga Shpija ime në Gurrakoc, u them, sot: A jeni kësajde apo u ka lëshuar toka…?
Une kam biseduar pak me disa kuadro të njohura për sjellje të mira e kulturë nga Rubrika e Kulturës së gazetës Rilindja, duke u thënë hapur se dikush e kishte mashtruar “eliten e LDK” së kohës , duke ma lëshue në shpinë nga Prishtina atje ku jetoja në Norvegji.
Disa nga provokatërët e kotë i pata zbuluar në bazë të fjalive, qysh e kam përshkruar ndodhinë e hidhur në librin tim të fundit për gazetarinë, “Intervistë me vetvetën”.
A ishte ndër provokatorët ndonjë që e kishte si dhuratë një karikator plumbash në trup apo jo, kjo le të mbetët në ndërgjegjen e secilit.
Kryesorja: Une isha gazetar kritik atëhere e jam edhe më kritik sot. Pa asnjë ndryshim. Nuk isha dhe s’kisha arsye të isha armik i askujt.
Prandaj, ata që e përkujtonin Sot Xhemajl Mustafën në “Bota Sot” me rastin e 25 vjetorit të vrasjes, le të kthehen tek provokimi me e-mail ndaj meje në emrin e Bujar Bukoshit, ku donin e synonin të më bindnin se “ne” elita e LDK-së “ty të nënçmojmë”!
Athua pse…?
Ku ishin arsyet e kësaj sjellje iracionale, kur une nuk isha armik me askend.
Dhe ata nuk e kishin asnjë kuptim për mënyrën se si e zhvilloja une gazetarinë.
Pse të lejoheshin për tu mashtruar…?
Pse shoku im “më i ngusht i asaj kohe”, tash ambasador diku në vendet arabe, të ishte pjesë e atij provokimi?
Une e kam thënë dhe e them: Disa gazetarë nuk duhet të bëhen “policë”, kur nuk kanë qenë gazetarë hulumtues si une atëhere e edhe tash…!
“Shërbimet tona sekrete” e kishin mashtruar edhe një të afërm timin, që pasi kishte gabuar pastaj edhe e kishin rrahur mizorisht dhe mu në atë kohë më thirrën në telefon diku para mesnatës dhe më njohtuan “se e kanë rrahur”.
Thirrje anonime Made in UDB-a!
Këtë s’mund ta harroj kurrë. Jo për te, por për naivitetin e tij dhe të gjithë shokëve të gazetës “Rilindja”.
Shkuan 25 vite dhe asgja askujt…Kriminelët që i kishin urdhëruar këto vrasje, u futën për fatin tonë të keq në institucionet e shtetit!
Institucione që iu shërbyen si vend strehimi nga ndjekjet eventuale policore…!
Merre me mend…!
Tash dikush me të drejtë mundet me thanë se dikund dikend duhet gjykuar për krimet e bëra, ose në Prishtinë (ku nuk deshtën) , apo jashtë Prishtinës.
Nuk ka këtu se nuk duhet gjykyar askush “prej të shenjtve…”!
As këtu , e as Atje…!
Edhe mua gjithë kohën, qoftë atëhere apo edhe tash janë munduar të më shantazhonin.
Por, kot!
Nuk shantazhohem une lehtë dhe të gjithë ata që kanë ba përpjekje të më shantazhonin, mund t’u dal përpara qoftë edhe para “femnave të tyre të reja”, të keqpërdorura…!
Ata përpiqen të më shantazhojnë me urdhëra të tjetërkujt, dikujt që mund të jetë “shumë i madh”.
Që do të thotë se ka bërë shumë krime…!
Policia e Kosovës, prandaj, do të duhej ta kishte (ndoshta e ka) një njësitë të aftësuar vetëm për ata që i shantazhojnë të tjerët.
Pse u dashka shantazhuar Une, për shembull?
Që të mos guxoj me folë…!?
Une nuk dua dhe as që të dëgjoj për kriminelët e bashkuar…!
Kush u ka dhënë detyra që une u dashka të jem i shantazhuar, që si ajo elita fatkeqe e LDK- së mos me guxoftë me folë e çelë gojën qe 25 vjet?!
Une jam këtu për me folë, por, parasëgjithash, duhet të flas e gjithë “elita e LDK-së” që u mashtruan për të më nënvlerësuar mua dhe shkrimtarin Shefqet Dibrani…!
Nëse ata do të guxojnë të më dalin përpara, une jam këtu dhe nuk kam asnjë nevojë “të nxjerrë biletë” për me ardhë në Prishtinë.
Një sqarim: Të gjitha policitë e vendeve demokratike dhe jodemokratike në botë, e përdorin “ngatërresën” për nxjerrjen e të dhënave që u duhen, por ngatërrimi i gazetarëve ndërmjet vete, sikur ata “të ishin qenë”, “desh” apo “dema”, tregon se dikush nuk e ka kuptuar në atë kohë , se del dikush një ditë që e kërkon zbardhjen e plotë të problemit.
Siç po kërkoj une edhe Sot , pas 25 vitesh…!
Se e mira mund të harrohet, por e keqja dhe e liga nuk mund të harrohen kurrë.
Prandaj, une kërkoj drejtësi, vetëm drejtësi…Nuk kërkoj që t’i takoj…, se “kriminelët e bashkuar” frikësohen nga e vërteta ime, por e dua vetëm drejtësinë, të drejtat që mi mohuan…!
Se une si gazetar kam punuar dhe jam angazhuar për Kosovën e jo si ata, qoftë edhe pavetëdijshëm, për Serbinë…!
Se nuk e thotë as zoti që ata që janë pjesë e “baraspeshës së të fëlliqurve” të BIA-s së Serbisë, t’i kenë të gjitha, e une të mos kem asgjë vetëm se e kam luftuar krimin.
Kriminelët e bashkuar e dijnë mirë se çka ka ndodhur, vetëm “populli” pa gazetari profesionale që nuk blehet, është ai që ende nuk e kupton.
Ata janë “pajtuar” për fshehjen e krimeve, të atyre krimeve që nuk është dashur të ndodhnin.
Por, “rrnoftë parja popullore”, se ajo i shëron të gjitha plagët…!
Ka qenë në interesin e Serbisë, jo vetëm ky rast, por të gjitha krimet e natyrës UDB-ashe.
Njeriu është UDB-ash, herdokur që bënë vepër të natyrës UDB-ashe!
Ai/ata mund të mbështillen pas ndonjë superpatriotizmi, por kjo është e kotë, se “baraspesha e të fëlliqurve”, nuk është e shtetit të Kosovës, por e shtetit të Serbisë, që ka dashur e do të na lë të ngatërruar dhe në zënka të vazhdueshme.
Prandaj, une, nuk pajtohem kurrë me kurthin agjenturor që të zihem e grindem me tjetërkend. Kur ta kuptoj të vërtetën, qysh e kam kuptuar tash, ai që ka dashur me më grindë me tjetërkend, ka me pasë problem të madh me mua.
Se , nëse janë pajtuar “kriminelët e bashkuar”, populli e shteti nuk duhet të pajtohen se ajo që e kanë bërë ata, nuk ka qenë në interesin e kombit e as të shtetit të Kosovës së sotshme.
Ai ka qenë konflikt i tyre, konflikt i ndërsjellë i kriminelëve, jo konflikt i imi e as konflikt i yni!
Une që jam gjallë, Sonte, me 23 nëntor 2025, po them se askush nuk mundet me më bë pjesë të konflikteve të tij.
Kurrë. Në asnjë rrethanë…!
Nuk lejoj që të jem pjesë e bandave, në stilin primitiv se “ky është i mirë”, e “ai tjetri është i keq…!”
Prandaj, ndjej neveri kur e shoh se si viktima e rrejshme paraqitet se nuk e kupton se kush e ka plagosur…!
Edhe më neveri ndjej kur disa minukë të partisë, mundohen t’i dalin zot “pastërtisë partiake”, duke mos dashur ta shohin “partinë e vet” në anën e errët, pa muskuj e forcën e mendjes.
Se ata që mashtrohen duke i kërcyer njeriut të pafajshëm në shpinë, ata nuk janë njerëz.
Ata e kuptojnë mirë kush i ka vra dhe plagosë, andaj të flasin e mos ta lejojnë vetën që krejt pasluftën të bëhen pjesë e “baraspeshës së të fëlliqurve!”.
Mirëpo, nuk duhet harruar se ka njerëz që nuk ka pare në botë që mund t’i blej. As që pranojnë që partia-shteti t’ua “botoj librat”!
Ata janë të pakorruptueshëm, andaj kriminelët e bashkuar kanë punë me ta!
***
Sikur nuk e kuptojnë hutërit e gazetarisë së rrejshme, këta zhurmaxhinj të mëdhenj të vendit…, që nuk kuptojnë asgjë prej gjërave serioze !
Absolutisht – asgjë…!
Edhe një herë për SHANTAZHIMIN. Po i drejtohem dikujt të pa emër që kujton se vendi duhet të jetë peng i krimeve të tij/tyre, që mos të shantazhojnë dhe as mos të përpiqen për shantazhimin e tjetrit, se une e dij dhe kuptoj mirë kur “UDB-a jonë” synon të më ngatërroj me shokun e ngusht apo familjen e gjerë.
Trimëria ime nuk gjendet “në tregun e gjave”, andaj mos ta bëjë kush vetën t’ia ngjes për gabzherri publikisht, aty ku shohin të gjithë.
Këtë natyrisht që as më shkon mendja ta bëjë, por nëse dikujt i kam “mbetë në fyt”, duhet ta kuptoj se ai s’asht shteti e as partia…!
Se askush nuk mund t’i jep aso të drejta vetës që ta dënoj tjetrin…Nëse ai paska asi legjitimiteti, gjithsesi duhet t’ia shohim fytyrën dhe veprën.
Dhe duhet t’u themi:Krimet e juaja, janë krimet që i keni bërë ju, jo une, jo tjetri…!
Une nuk i sulmoj institucionet, qysh veprojnë legalisht disa persona që krijojnë opinion publik, duke bërë luftë speciale kundër vendit të vet, por, une e gjej dhe e tërheq zvarrë kriminelin, kudo që të jetë strehuar ai.
Kuptohet nëse ai nuk është i zoti të tregoj publikisht se ku une paskam gabuar!
Se jeta ime e mundimshme dhe rropatjet e mija në profesion e jetë për shkak të “UDB-ës sonë”, janë një përkushtim i parreshtur profesional dhe atdhetarizëm, e nuk është si ajo e “kriminelëve të bashkuar”, që për shkak të shantazhimit janë të detyruar ta njohin njëri-tjetrin, pavarësisht se “baraspesha e të fëlliqurve” është mbjellje e Serbisë, e jo e Kosovës.
Kuptojeni se vetëm kur të mi ktheni të drejtat që mi keni mohuar si “UDB e jonë”, une do të tregoj se lufta ime profesionale me ju ka mbaruar.
Se fundja une nuk mund të kërkoj drejtësi për tjetrin, kur as familja e tij apo saj nuk e kërkon drejtësinë…!
Qysh jeni bashkuar me më fy e nënçmuar në atë kohë, bashkohuni tash për të mi kthyer të drejtat.
Se nuk pranoj e as pajtohem që në fillim e mbarim të punës në gazetën Rilindja që s’është më, të më thotë dikush se isha i kotë.
Kjo nuk mund të ndodhë…Nëse ndodhë…, atëhere kërkoj falje prej popullit shqiptar se nuk e paskam ditë që në Kosovë paska sunduar “populli i UDB-ës!”.
ps!
Nënçmimi ka qenë metoda kryesore e punës së “UDB-ës sonë” në raport me të gjithë ata që janë burgosur prej saj. E kanë përdorur edhe ndaj atyre që nuk kanë arritur t’i burgosnin, si ndaj meje, për shembull. Ata kanë qenë robër të UDB-ës së vërtetë, policisë shkencore të Serbisë.
___
Gurrakoc, me 23 nëntor 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu