ARKIVI:
6 Mars 2026

Nuk duhet harruar vitin 1999 dhe ata shqiptarë të Maqedonisë që i hapër dyertë, ndanë bukën, të mirën e të keqen

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Bekim David Asani, Tetovë

Viti 1999, Tetovë

Këtë tekst e shkruaj me shkas. Jo për vëmendje, por nga revolta. Në përvjetorët e Pavarësisë së Kosovë, sallat mbushen me politikanë që në vitin 1999 shpesh heshtën. Ndërsa harrohet populli i thjeshtë shqiptar i Maqedonia e Veriut — ata që hapën dyert, ndanë bukën, mbajtën fëmijë në krah dhe u bënë strehë kur Kosova digjej. Historia nuk u shkrua nga sallat, por nga dyert e hapura. Unë, nxënës i shkollës së mesme, me shpirt rebel e plot ëndrra. Por fillimi i atij viti s’më la kohë të isha veç një adoleshent.

Në katër muaj mësova më shumë për jetën, njeriun dhe përgjegjësinë se në gjithë shkollën. Ishte viti i luftës. Kosova digjej, populli i saj shpërngulej me dhimbje. Tetovë u bë zemër, strehë, shtëpi. Popullsia e qytetit u trefishua; gurbetçarët lanë çelësat në dyer — çdo shtëpi u bë shtëpi shprese. Kishte net që nuk flinim fare. Reshtoheshim para autobusëve të mbushur me refugjatë, përballë policisë, për të bërë presion që të ndalonin në Tetovë — jo t’i linin njerëzit rrugëve. Ne ishim aty. Gati t’i prisnim. Sepse nuk na e kërkoi askush – na e kërkoi zemra.

Kam parë shumëçka që s’harrohet: lot që rridhnin pa pushim, britma kur ndaheshin familjet, heshtje kur nuk dihej nëse të dashurit ishin gjallë. Kam parë edhe gëzim — atë lloj gëzimi që shpërthen kur një telefonatë bashkon zemra të ndara. Mua më ra barra të regjistroj të ardhurit. Pastaj shkova në një kamp afër Tetovës.

Më pas, në linjat telefonike për bashkim familjar — vendi ku dëgjoje gjithçka: nga “A jeni gjallë?” deri te “Jam ende gjallë, nënë!” Kjo nuk është histori për lavdi personale. Është një kujtim që s’duhet harruar. Sepse historia e vërtetë është e njerëzve të thjeshtë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu