Nuk mund t’i mbyllim sytë kur lëkundet karakteri laik dhe europian i Kosovës

Shkrime relevante

Protesta që nuk po bëhet revoltë, pse PDK–AAK nuk po e “tronditin” Kurtin?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Ka ca ditë që, para...

Tirana ka të drejtë të mbetet kryeqendra botërore e bektashizmit

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Veprimtar, publicist, ish-i burgosur politik dhe...

Kosova mes miqësisë ndërkombëtare dhe përgjegjësisë vendore

MSc. Adem Lushaj, Deçan Gjendja politike në Kosovë nuk mund të shpjegohet...

Vrasja e Maxharr Pashës në Gjakovë

Jusuf Buxhovi, historian, Prishtinë ____ Më 6 shtator 1878, në Gjakovë u vra...

Nuk mund t’i mbyllim sytë kur lëkundet karakteri laik dhe europian i Kosovës

Nga: Gjon Keka Nuk mund t'i mbyllim sytë: Karakteri laik dhe europian...

Shpërndaj

Nga: Gjon Keka

Nuk mund t’i mbyllim sytë: Karakteri laik dhe europian i Kosovës po lëkundet

Nisur nga përgjigja e ipeshkvit Dodë Gjergji ndaj “Letrës së Hapur të Intelektualëve”, fillimisht mendova të heshtja dhe t’ia lija kohës në provë. Megjithatë, disa pika të asaj letre kërkojnë që të hidhet dritë mbi të vërtetën dhe faktet reale në terren. Është e domosdoshme të flitet për persekutimin, ofendimet dhe njollosjen e përditshme që pësojnë ata që po rikthehen në rrënjët e tyre në Kosovë.

Të thuash se në Kosovë nuk ka konflikt fetar është pjesërisht e saktë në përmasa të gjera qytetare, burimi i këtij konflikti është ndezur që nga paslufta. Përmes organizatave gjoja humanitare, ku celula radikale islamike synuan prishjen e imazhit europian të Kosovës, imazh ky i ndërtuar me mund nga Presidenti Ibrahim Rugova, Ipeshkvi Nikë Prela, Ipeshkvi Mark Sopi dhe Prof. Anton Çetta.

Si pasojë, shumë të rinj nga Kosova përfunduan në luftëra të huaja në “tokat e shkretëtirës islamike”, duke dëmtuar rëndë themelet tona euro-atlantike të ngritura me ndihmën e ShBA-së, vendeve mike të Bashkimit Europian dhe NATO-s. Për më tepër, figura kombëtare si, Gjergj Kastrioti, Pjetër Bogdani, Nënë Tereza e Idriz Seferi janë fyer publikisht nga hoxhallarë dhe forume radikale nën heshtjen e BIK-ut.

Ju i nderuar ipeshkv shkruani se përgjegjësia ndaj rreziqeve duhet të jetë shoqërore, institucionale dhe kushtetuese. Por e vërteta është se ky rrezik nuk ekziston sot ,por që moti : historia po tjetërsohet, Perandoria otomane po paraqitet si “shpëtimtare” nga renegatë neootomanë, dhe karakteri laik i shtetit po lëkundet.

Pushtetarët, Partitë politike ,thjeshtë askush nuk po e mbronë Kushtetutën dhe laicitetin. Për interesa votash, ata koketojnë me rrymat ideologjike islamike dhe kanë lejuar infiltrimin e elementeve ideologjike fetare të tilla në institucione, gjë që rrezikon seriozisht marrëdhëniet tona me ShBA-në dhe Bashkimin Europian.

Ju e përfundoni letrën me thënien se “e vërteta dhe dashuria nuk mund të ndahen”. Por, nëse e doni me të vërtetë të vërtetën dhe mbani dashuri në zemër për këtë popull, nuk mund t’i mbyllni sytë para këtyre fakteve. Nëse e doni të vërtetën dhe mbani dashuri në zemrën tuaj, atëherë duhet ta thoni atë hapur, sepse sikur thotë Jezusi: „E vërteta do t’ju bëjë të lirë“.

Në Kosovë punët nuk janë mirë. Themelet tona si një komb me rrënjë kulturore, gjeografike e shpirtërore europiane po rrezikohen seriozisht nga ideologjia islamike dhe nga pushtetarët e papërgjegjshëm që koketojnë me rryma të tilla radikale islamike për interesa votash. Si pasojë, imazhi i shtetit po dëmtohet, ndërsa Kushtetuta dhe karakteri laik e europian i Kosovës po shkelen çdo ditë.

Koha për ta thënë të vërtetën ka qenë dje, është sot dhe do të jetë edhe nesër. Sa më shumë ta thonë atë, aq më shumë zmadhohet drita që mund të vetëdijësojë popullin. Përndryshe, do të na duhet sërish të kërkojmë ndërhyrjen e miqve tanë si ShBA, NATO dhe vendet mike europiane, për ta shpëtuar këtë popull nga vetëvrasja kolektive përmes helmit të ideologjisë islamike që ka pushtuar çdo sferë të jetës dhe të institucioneve. As ShBA-ja, as Bashkimi Europian dhe asnjë vend i civilizuar nuk do të lejojnë kurrë një shtet islamik në mesin e kombeve të Europës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu