Poemë satirike-reflektive “Burri për shtatë gra, po kalemi kërkon pushim!”

Shkrime relevante

Poemë satirike-reflektive “Burri për shtatë gra, po kalemi kërkon pushim!”

Luan - Asllan Dibrani, poet dhe publicist, Gjermani, shtator 2026 Agjencia e...

Gjovalin Nikçi, u provokova kur kisha shkuar për në varrim, më nuk do të shkoj as në dekë e as dasma të vuthjanve

Gjovalin Nikçi, gazetar, Guci ___ * NJOFTIM PER PUBLIKUN. ___ Fatkeqsisht sot gjatë pergatitjes per...

Kur duart e mjeshtrit i japin zë traditës

Nga: Xhavit Çitaku Mjeshtri Cenë Bajraktari – duart që i japin...

Çka paskan pritë ata? Që Serbia e ka nënshkruar kapitullimin dhe që përfundimisht i ka ngritë duart nga Kosova?

Afrim Musliu, Suedi ___ (E shkruar me 6͏ shtator 2͏0͏2͏0͏)  ___ Sot, disa “patriota” nga...

Intervista e transkriptuar e Ibrahim Kelmendit: Lëvizja “ilegale” nga e cila lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës

LËVIZJA “ILEGALE” – SIPAS IBRAHIM KELMENDIT Transkripti i intervistës me Ibrahim Kelmendi,...

Shpërndaj

Luan – Asllan Dibrani, poet dhe publicist, Gjermani, shtator 2026

Agjencia e Ikballe Huduti Berishës – ku martesa merret me kontratë, dashuria me afat dhe morali me numër protokolli

Parathënie

Ky është shkrim satirik dhe letrar. Personazhet, dialogët, kontratat, sportelet, “agjencia”, klientët dhe skenat janë të ndërtuara si farsë artistike, me hiperbolë, ironi, sarkazëm dhe humor.

Sepse satira nuk ka nevojë të shpikë shumë. I mjafton një ide e çuditshme, e çon deri në fund, i vë një vulë, një numër rendor, një arkë dhe një inspektor — dhe absurdi fillon të qeshë vetë.

Pyetja mbetet:

Kur martesa bëhet kontratë me afat, ku mbetet familja?

Hapet agjencia

Në një mëngjes të bukur, Diellza hap derën e agjencisë.

Mbi hyrje shkruan:

“Agjencia Informative e Ikballe Huduti Berishës”

Martesa ditore, javore, mujore, vjetore dhe sipas nevojës

Poshtë:

24 orë – kontratë ekspres
3 ditë – paketë fundjave
7 ditë – martesë provuese
30 ditë – abonim sentimental
6 muaj – paketë familjare
1 vit – kontratë premium
Përjetë – produkt i vjetër, nuk gjendet në stok

Në fund të tabelës:

“Dashuria është opsionale. Kontrata e detyrueshme.”

Në recepsion rri Diellza.

Yllka merret me kontratat.

Zethanja me arkën.

Rramani me bilancin.

Genci me kompjuterin.

Ikballja me “strategjinë”.

Dhe në cep rri Qazimki.

Nuk ka post zyrtar.

As pagë.

Por e ka një detyrë më të rëndësishme se të gjithë:

të mos lërë asnjë budallallëk pa batutë.

Sadiku hyn me katër gishta

Dera hapet.

Sadiku hyn krenar.

Gjoksin përpara.

Katër gishta lart.

— Unë i kam katër!

Diellza:

— Katër çka?

— Katër gra!

Qazimki:

— Mendova katër diploma.

Sadiku:

— Jo.

— Katër shtëpi?

— Jo.

— Katër biznese?

— Jo.

Qazimki:

— Atëherë pse po ecën si gjeneral?

Sadiku:

— Sepse i kam katër gra!

Ikballja e sheh mbi syze.

— Katër? Çka po kërkon me katër? Burri që është burrë qenka për shtatë!

Sadiku zbehet.

— Shtatë?!

— Një për çdo ditë të javës.

Qazimki:

— More Sadik, ti me katër s’i mban mend emrat. Me shtatë të duhet sekretare, kontabilist, GPS dhe ambulancë!

Diellza:

— Sekretare për këtë punë nuk bëhem!

Qazimki:

— Atëherë duhet central telefonik.

Sadiku:

— Unë i kam të sistemuara.

— Si?

— Një me letra, një me kontratë, një në procedurë…

Qazimki:

— Stop! Ti nuk ke familje. Ti ke inventar tremujor!

Ikballe Hudutin Berisha  Shqipëria e ka shpall si person te  rrezikshme për Shqipërinë  duke e shpelluar si person nën grada e akuzuar si bashkëpunëtore e shteteve aziatik kundër kombit tone.

Kontrata vjetore

Yllka i afrohet Sadikut.

— A do kontratë vjetore?

— Çka përfshin?

— 365 ditë.

— Po gratë?

— Sipas rendit.

— Po pushimi?

— Nuk përfshihet.

Qazimki:

— More Sadik, kjo s’është martesë. Kjo është maratonë pa pikë furnizimi!

Sadiku:

— Unë ia dal.

Sykaltërta nga radha:

— Po kalemi yt a ia del?

Salla plas së qeshuri.

Sadiku skuqet.

— Kalemi im punon!

Qazimki:

— Punon, more, po me katër kontrata po kërkon servis!

Ankesa kolektive

Hyjnë Yllka, Tringa dhe Njomza.

Të tria me letra në dorë.

— Zonja Ikballe, kemi ankesë!

Ikballja:

— Njëra nga njëra.

Tringa:

— Jo, kjo është ankesë kolektive!

Yllka:

— Sadiku po krenohet se i ka katër gra.

Njomza:

— Po ne po pyesim: a ka kapacitet për katër?

Tringa:

— Se kalemi po shkruan në njërën faqe, e në tri të tjerat po mbetet pa bojë!

Qazimki bie mbi tavolinë nga të qeshurat.

— Ky s’ka nevojë për grua të pestë. Ka nevojë për stilolaps rezervë!

Sadiku:

— Mos ma përmendni kalemin!

Sykaltërta:

— Ti vetë e hape temën kur ngrite katër gishtat!

Bilbili që s’këndon çdo natë

Zethanja afrohet:

— Edhe unë kam ankesë.

Ikballja:

— Urdhëro.

— Burri më është reklamuar si bilbil.

Qazimki:

— E?

Zethanja:

— Po bilbili po këndon vetëm të martën!

Salla shpërthen.

— Po ditët tjera?

— E hëna pushim. E mërkura kollitet. Të enjten kërkon çaj. Të premten thotë “jam lodhur”.

Qazimki:

— Ky s’është bilbil, moj Zethane. Ky është radio me bateri të dobët!

Seferi kërkon ta prishë kontratën

Hyn Seferi me kontratën në dorë.

— Dua ta prish!

Yllka:

— Ditore apo javore?

— Javore.

— Sa ditë e ke përdorur?

— Tri.

Zethanja:

— Kthimi i parave është i pjesshëm.

Seferi:

— Pse?

— Kontrata është hapur.

Qazimki:

— Grua ke marrë, more, jo blender me garanci!

Seferi:

— Nuk po më del për qejfi.

Ikballja:

— Në çfarë kuptimi?

Seferi ul zërin:

— Eh… në afërsinë bashkëshortore, kalemi s’po shkruan siç e kam menduar.

Qazimki:

— More Sefer, kalem ke apo stilolaps pa bojë?

Salla plas.

Ikballja:

— Mirë, këtë e lëmë rezervë.

Zethanja:

— Ka klientë në pritje.

Qazimki:

— Ja pra, edhe zemra paska treg sekondar!

Rramani kërkon grua për Mallorca

Hyn Rramani me valixhe dhe syze dielli.

— Më duhet një grua për një muaj.

Diellza:

— Për çfarë?

— Po shkoj në Mallorca.

— Martesë apo pushime?

— Dy në një.

Qazimki:

— Ky s’po kërkon grua. Ky kërkon paketë “all inclusive”!

Rramani:

— Po nëse nuk shkojmë mirë?

Yllka:

— Kontrata prishet.

— Po kthimi?

Qazimki:

— Bileta ka kthim. Gruaja s’është valixhe!

Rramani:

— A ka zbritje?

Zethanja:

— Jo.

Qazimki:

— Ti edhe dashurinë e kërkon me kupon!

Tringa kërkon kthim parash

Tringa hyn e nervozuar.

— Burrin që ma gjetët dua ta kthej!

Ikballja:

— Pse?

— Moj zonjë, unë dua jetë, afërsi, muhabet. Ky më sheh si faturë të rrymës!

Qazimki:

— Ndoshta pret afatin e pagesës!

Tringa:

— Dua paratë mbrapsht.

Zethanja:

— Sa ditë e ke pasur?

— Katër.

— Kontrata shtatë.

— Tri të tjera ia fal sistemit!

Qazimki:

— Ky burrë paska dalë si interneti: kontratë e gjatë, sinjal zero!

 

Igballe

Sylko hyn me mustaqe

Diellza:

— Tringë, prit. Kemi Sylkon.

Hyn Sylko.

Mustaqet i ka si dy krahë shqiponje.

Tringa e sheh.

Sylko rregullon njërën.

Pastaj tjetrën.

— Mirëdita.

Qazimki:

— Gjysma e burrit janë mustaqet!

Sylko:

— Unë kërkoj një zonjë pak më të plotë.

Tringa:

— Unë nuk jam shumë e plotë.

Sylko:

— Mund të negociojmë.

Ikballja:

— Këtu nuk negociohet në korridor. Merrni numër!

Qazimki:

— Edhe dashuria paska radhë si te pensionet!

Sykaltërta vë Sadikun në siklet

Hyn Sykaltërta.

— Dua burrë me humor, energji dhe karakter.

Diellza:

— Për sa?

— Jo për dy ditë. Po nuk dua as model muzeal.

Sadiku nga cepi:

— Unë i kam katër gra!

Sykaltërta e sheh:

— Mirë, po a ke fuqi për katër apo vetëm statistikë?

Salla shpërthen.

Qazimki:

— E vrau pa kontratë!

Sherri i madh për rendin

Agjenci ndërmjetësuese e martesave me kontrata me qira me letra pa letra, me afat pa afat.

Në shtëpinë e Sylkos, sipas farsës, plas revolucioni.

Njëra grua:

— Sonte e kam unë radhën!

Tjetra:

— Jo! Mbrëmë fjete dy orë më shumë te ajo!

E treta:

— Të enjten ishte nata ime!

E katërta:

— Mua më ke lënë vetëm të dielën paradite!

Sylko del me kalendar:

— Qetësi! I kam shënuar të gjitha!

Njëra ia rrëmben kalendarin.

— Mashtrues! Të enjten e ke shënuar dy herë emrin e saj!

Tjetra:

— Aha! Ajo paska pasur bonus!

Dhe fillon sherri.

Jastëkë.

Batanije.

Flokë.

Njëra tund kontratën:

— Ja ku e ke! E enjtja ishte e imja!

Qazimki, që në farsë gjendet gjithmonë aty ku s’duhet:

— More Sylko, ti s’ke familje. Ti ke konflikt kufitar me jorgan!

Fëmijët qajnë

Një fëmijë pyet:

— Baba, sonte ku fle?

Sylko shikon kalendarin.

— Prit ta kontrolloj.

Gruaja e parë:

— Turp!

Gruaja e dytë:

— Rendin e grave e di, po rendin e fëmijëve jo!

E treta:

— Shtëpia u bë stacion autobusi!

Qazimki:

— Jo. Stacioni të paktën ka orar të saktë!

Dhe aty, për pak, humori ndalet.

Sepse fëmijët s’kanë faj.

Dy emra në dy lista

Të nesërmen Diellza kontrollon dosjet.

— Zonja Ikballe, kemi problem.

— Çfarë?

— Yllka figuron te Sadiku.

— Mirë.

— Po figuron edhe te Sylko.

Heshtje.

Qazimki:

— Dy kontrata njëkohësisht?

Diellza:

— Po.

Në atë çast hyn Tringa.

— Edhe emri im del dy herë!

Sadiku:

— Çka po ndodh?

Sylko:

— Kush ma ka marrë radhën?

Qazimki:

— Stop! Këtu s’kemi më martesë me shumë gra. Këtu kemi trafik kontratash!

Genci kërkon aplikacion

Genci hyn me telefon.

— A ka app?

Ikballja:

— Për çka?

— Për martesa me afat.

Diellza:

— Jo.

Genci:

— Atëherë jeni shumë prapa.

Iliriani:

— Jo, Genc. Familja ka qenë përpara. Ju po doni ta ktheni në Tinder me vulë!

Qazimki:

— Mos i jep ide, se nesër e hapin “Swipe për martesë javore”!

Inspektori hyn në skenë

Dera hapet fort.

Hyn Inspektori i Moralit.

Dosje në dorë.

Fytyrë serioze.

— Kush është përgjegjës këtu?

Ikballja:

— Unë.

— Çfarë aktiviteti zhvilloni?

— Ndërmjetësim martesash.

Inspektori sheh tabelën.

— Ditore?

— Po.

— Javore?

— Po.

— Mujore?

— Po.

— Vjetore?

— Po.

— Kontrata?

— Po.

— Arkë?

— Po.

— Honorare?

— Po.

— Licencë?

Heshtje.

Qazimki ngre vetullën.

Inspektori:

— Ku është licenca?

Diellza kërkon.

Genci kërkon.

Rramani kërkon.

Ikballja kërkon.

Asgjë.

Qazimki:

“Aha! Martesat me letra, agjencia pa letra!”

Salla shpërthen.

Inspektori:

— Pra agjencia qenka “në të zezë”?

Qazimki:

— Po del se këtu vetëm arka qenka në dritë!

Inspektori kontrollon moralin

— Ku është morali? — pyet ai.

Genci kërkon në kompjuter.

— Nuk po del.

— Te familja?

— Bosh.

— Te besnikëria?

— Bosh.

— Te përgjegjësia?

— Bosh.

— Te dashuria?

Në ekran:

ERROR 404 – DASHURIA NUK U GJET

Qazimki:

— Ndoshta ka dalë për kafe me turpin!

Inspektori mezi mban të qeshurën.

— Çfarë keni në sistem?

Genci:

— Kontrata.

— Tjetër?

— Anulime.

— Tjetër?

— Rinovime.

— Morali?

Rramani:

— Në bilanc negativ.

Qazimki:

— Paratë plus, morali minus!

Bilanci vjetor

Rramani lexon:

Kontrata ditore: 113
Javore: 79
Mujore: 41
Vjetore: 12
Të prishura para afatit: 68
Burra të kthyer: 17
Gra që kërkojnë rimbursim: 24
Klientë për Mallorca: 1
Mustaqe të miratuara: 1
Sherr për rendin: 24 raste
Kalema jashtë funksionit: statistikë konfidenciale
Dashuri të qëndrueshme: ende në kërkim
Morali: deficit i thellë

Inspektori:

— Bilanci financiar?

— Pozitiv.

— Bilanci familjar?

— Katastrofë.

Qazimki:

— Paratë në plus. Familja në minus. Matematikë perfekte!

Agjencia mbyllet

Inspektori përplas dosjen.

— Mjaft!

Të gjithë heshtin.

— Agjencia mbyllet!

Sadiku:

— Po gruaja e pestë?!

— Edhe ti jashtë!

Seferi:

— Po kthimi i parave?

— Ankesa!

Rramani:

— Po bilanci?

— Merre me vete!

Tringa:

— Po burri që ma dhatë?

Qazimki:

— Mbaje edhe sonte, se zyra u mbyll para kontratës!

Salla plas gazit.

Në kulmin e farsës, inspektori nxjerr dy “pranga prej letre”.

— Për çka janë? — pyet drejtoresha e farsës.

— Për krimin më të madh të kësaj komedie.

— Cilin?

— Keni kthyer dashurinë në kontabilitet!

Qazimki:

— Dhe burrin në turn të tretë!

Revolta para agjencisë

Jashtë mblidhen klientët.

Gratë:

— Na ktheni kontratat!

— Na ktheni paratë!

— Na ktheni burrat!

Njëra bërtet:

— Tim bir mos ma ktheni, mbajeni edhe pak!

Burrat:

— Po ne çka bëjmë tani?

Qazimki:

— Provoni nga një grua secili. Është program i vjetër, po thuhet se punon!

Sadiku:

— Unë i kam katër!

Qazimki:

— Ti je rast për servis, jo për agjenci!

Iliriani e ndal të qeshurën për një çast

Iliriani ngrihet.

— Mjaft për pak.

— Gruaja nuk është kontratë.

— Burri nuk është mall.

— Afërsia nuk matet me orar.

— Familja nuk është rotacion.

— Fëmijët nuk janë spektatorë të sherreve të të rriturve.

— Dinjiteti nuk ka tarifë ditore, javore, mujore apo vjetore.

Shpresa shton:

— Dashuria nuk jepet me qira.

Njomza:

— Respekti nuk rinovohet çdo të hënë.

Sykaltërta:

— Barazia nuk është “paketë premium”.

Qazimki:

— Edhe kalemi, more Sadik, nuk është makinë industriale që punon tri turne!

Salla qesh edhe një herë.

Shpresa dhe Lumturia vijnë në fund

Kur agjencia po mbyllet, hyjnë dy gra.

— Emri? — pyet Diellza.

— Shpresa.

— Dhe ju?

— Lumturia.

— Çfarë kërkoni?

Shpresa:

— Një njeri që na respekton.

Lumturia:

— Dhe një martesë pa datë skadimi.

Diellza kërkon në sistem.

Asgjë.

Genci kontrollon.

Asgjë.

Qazimki buzëqesh.

— Mos kërkoni në kompjuter.

— Ku?

— Në karakter.

Lumturia pyet:

— Po këtu a ka ndonjë burrë pa numër rendor?

Qazimki:

— Në këtë agjenci? Vështirë!

Përfundimi

Inspektori vendos në derë tabelën:

AGJENCIA MBYLLET

Arsyeja:
shumë kontrata, pak përgjegjësi;
shumë turne, pak familje;
shumë letra, pak zemër.

Qazimki merr lapsin dhe poshtë shkruan:

“Bilanci financiar: plus. Bilanci moral: falimentim.”

Sadiku nga rruga bërtet:

— Po gruaja e pestë?!

Qazimki ia kthen:

— Shko në shtëpi, Sadik! Me katër ke humbur kalendarin; me shtatë humb edhe adresën!

Inspektori mbyll derën.

Diellza fik dritën.

Shpresa dhe Lumturia largohen.

Dhe mbi xham mbetet vetëm kjo fjali:

“Kontrata skadon. Dinjiteti jo.”

Qazimki ecën disa hapa, kthehet edhe një herë dhe thotë:

“Dikur burri kërkonte një grua për jetë. Sot, në këtë farsë, kërkon një për javë, një për muaj, një për Mallorca, një rezervë dhe një me mundësi rinovimi. More njerëz, kjo nuk është familje — kjo është Booking.com me unazë!”

Pastaj hesht pak.

Dhe e mbyll:

“Kur dashuria futet në sportel, burri bëhet klient, gruaja kontratë dhe morali marketing, nuk kemi më familje. Kemi administratë me jastëk.”

Por përtej të qeshurës mbetet diçka serioze:

Familja ndërtohet me përgjegjësi, respekt, barazi, besnikëri dhe dinjitet. Jo me inventar njerëzish.

Sepse njeriu nuk është mall.

Zemra nuk është arkë.

Dashuria nuk është qira.

Dhe fëmijët nuk duhet të paguajnë faturën e marrëzive të të rriturve.

Luan – Asllan Dibrani 
Poet dhe publicist
Gjermani, shtator 2026

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu