
Femi Cakolli, pastor, Prishtinë
____
Iranianët për më shumë se dy javë janë duke demonstruar, me mjete e mënyra të ndryshme, hapur dhe me guxim ekstrem, refuzim dhe kundërshtim të shtetit dhe pushtetit teokratik islam gati pesëdekadësh.
Iranianët janë popull me civilizim të lashtë dhe në histori të njohur që nga perandoria perse ndërsa botës i kanë dhënë mjaft në disa fusha posaçërisht në letërsi, astronomi, filozofi, shtetbërje etj. Ky popull është i zgjuar, lexon, studion, janë të organizuar dhe mbajnë dije e kulturë. Kam pasur rast t’i takoj disa prej tyre!
Çka po ndodhë tani në këtë vend dhe pse? Kur ka nisur çdo gjë?
Në 20 vitet e fundit në tërë lindjen e mesme rritja më e madhe e të krishterëve ungjillorë është pikërisht në Iran dhe tashmë numri më i besueshëm është rreth 3.5 milionë të krishterë protestantë.
Dua të them me këtë fakt se hapja e shoqërisë iraniane si dhe kundërshtimi i pushtetit të mullave dhe braktisja e islamit si mënyrë jete e qeverisje nuk është e këtyre viteve por së paku e dy dekadave të fundit.

Kjo që po ndodhë tani në Iran tregon diçka në fakt edhe sa universale po aq edhe për secilin individ a grup kudo:
1. A ke mbjellë dhunë? Dhunë do të korrësh! Dihet thënia e artë biblike: çka mbjell atë korrë!
2. A e trajtove tjetrin dhunshëm, qoftë edhe anëtarin e familjes a vetëm grup a një shoqëri të tërë? Atëherë edhe ti si dhunues dhunshëm do të hiqesh! Kjo dhunë do rritet e shtrihet aq shumë sa një ditë do të përpijë edhe ty! Dhunuesi veç dhuna e tij do e hajë madje pa e ditur!
3. A mbolle urrejtje ndaj krejt tjerëve? Kjo urrejtje do rritet e rritet dhe do vijë kundër teje dhe gjithë fryteve të tua!
4. Nuk mund të mallkosh natë e ditë tjetrin siç ka bërë pushteti i mullave iranianë dhe plot myslimanë të tjerë, kundër sikurse Izraelit ta zëmë ose perëndimin në përgjithësi apo edhe myslimanët tjerë veç pse janë ndryshe, mallkime e urrejtje tërbuese madje edhe nga faltoret e tyre, e mos të biejnë gjithë këto mallkime qe 50 vjet mbi qafën tënde dhe pasardhjen tënde!
5. Gjithë ato rrena e mashtrime të sajuara kundër tjerëve dhe po me mashtrime e sajime duke glorifikuar pushtetin e juaj, ideologjinë e juaj, religjionin e juaj do të bëhen një ditë pyje e furtuna e ujëra të trazuara sa do të shpërfaqin ty se je pa vlerë, lakuriq, bishë. Pra keni nisur me një rrenë e shpifje të vogël kundër tjerëve ndërsa do u përpijë bisha që e keni ushqyer vetë.
6. Përmes shtypjes njeriu ka ditur më së miri të kërkojë lirinë! Liria nuk zhduket kurrë nga zemra e njeriut. Veç të lirët e humbin lirinë!
Jezusi na kujton kur tha: bekoni dhe mos mallkoni; bekojeni ata që u mallkojnë; falni dhe mos urreni; bëjini mirë edhe armikut tuaj; lutuni për ata që u keqtrajtojnë; mbretëria ime është paqe, drejtësi e gëzim; mos gjykoni se nuk do të gjykoheni; ju do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’iu bëjë të lirë; e mira do ta mund të keqën!

Tërë këto na tregojnë se e keqja jonë na kthehet jo në botën tjetër por tani. Ashtu sikurse në kontekstin e vërshimeve që i patëm në Kosovë natyra na foli neve kosovarëve se më keni dalë në shtigjet e mia. Gjykimi u bë tani!
Zoti bekoftë Iranin dhe gjithë banorët e tij!



Nuk ka LIRI ku ka ISLAM.