ARKIVI:
6 Mars 2026

Organizata “Shqiptaria” e quan skandaloz lirimin nga akuza të ish- arsimtarit islamist Muhamet Hajredinaj

Shkrime relevante

Djallëzor dhe mashtrues

Isuf   Bytyçi, Munih Dinakëritë janë për të marrë, kurse sinqeriteti dhe respekti...

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Shpërndaj

Basri Beka, Prishtinë
—–
Basri Beka nga “Organizata Shqiptaria” dhe analist i mirënjohur, e bëri publik regimin e kësaj organizate, që nuk pajtohet me lirimin nga akuza të një islamisti.
____
Reagim i Organizatës “Shqiptaria”
Vendimi i gjykatës për lirimin nga akuza të ish-arsimtarit Muhamet Hajredinaj është vendim skandaloz dhe juridikisht i pajustifikueshëm. Një veprim i kryer publikisht, në shkollë dhe para fëmijëve – hedhja e simboleve kombëtare në mbeturina – nuk është incident privat dhe as shprehje personale. Është akt përçmimi demonstrativ me përmbajtje ideologjike dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në edukimin dhe formimin e të miturve.
Ky verdikt bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Neni 8 e përcakton Kosovën shtet laik dhe i obligon institucionet publike, veçanërisht shkollën, të jenë të mbrojtura nga imponimi i çdo dogme fetare apo ideologjike. Shkolla është hapësirë arsimimi, jo vend propagande. Kur një mësimdhënës përdor pozitën e autoritetit për të demonstruar përçmim ndaj simboleve kombëtare përpara nxënësve, shteti nuk guxon ta relativizojë këtë veprim.
Po ashtu, Neni 23 i Kushtetutës e përcakton qartë: dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm dhe bazë e të gjitha lirive. Akti në fjalë nuk është vetëm simbolik; ai prodhon përçarje, nxit antagonizëm dhe cenon dinjitetin shoqëror në një mjedis ku duhet të kultivohet respekti dhe bashkëjetesa.
Kodi Penal i Kosovës, neni 141, sanksionon nxitjen e urrejtjes dhe përçarjes mbi baza kombëtare apo fetare. Në këtë rast ekziston kontekst i qartë: veprimi është kryer në prani të nxënësve, në ditë shënimi kombëtar dhe nga person në pozitë autoriteti. Injorimi i këtyre elementeve nga gjykata përbën interpretim të gabuar të ligjit dhe precedent të rrezikshëm.
Organizata “Shqiptaria” kërkon nga Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës shqyrtim të plotë profesional dhe disiplinor të trajtimit të kësaj çështjeje, në përputhje me ligjin. Institucionet e drejtësisë duhet të garantojnë se standardet kushtetuese dhe ligjore zbatohen në mënyrë të barabartë dhe se shkolla mbetet hapësirë neutrale e mbrojtur nga instrumentalizimi ideologjik.
Shteti laik nuk mbrohet me deklarata, por me vendime. Kur drejtësia relativizon veprime që prodhojnë përçarje në institucionet arsimore, dëmtohet besimi publik dhe dobësohet autoriteti i ligjit. Drejtësia duhet të mbrojë shoqërinë dhe rendin kushtetues përndryshe humb vetë kuptimin e saj.
_____

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu