ARKIVI:
6 Mars 2026

Organizata “Shqiptaria” shprehet e shqetësuar për gjetjet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën (2025), rreth luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Nga: Basri Beka
___
DEKLARATË PUBLIKE E ORGANIZATËS “SHQIPTARIA”
___
Shpreh shqetësim të thellë dhe indinjatë publike lidhur me gjetjet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën (2025), ku thuhet qartë se Kosova përballet me sfida serioze në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ndërsa përmirësimet e deritanishme janë të kufizuara.
Ky vlerësim nuk është befasues. Ai vetëm konfirmon paralajmërimet që unë dhe shumë të tjerë kemi ngritur prej kohësh, se institucionet e Republikës së Kosovës dhe lidershipi politik nuk kanë qenë në nivelin e detyrës, duke lejuar cenimin e laicitetit të shtetit dhe futjen e islamit politik në jetën publike e madje brenda institucioneve shtetërore.
Që dy vite me radhë, në kuadër të organizatës “Shqiptaria” dhe përmes angazhimeve të mia personale, kam ngritur publikisht dhe me argumente konkrete rrezikun e rritjes së ekstremizmit fetar në Kosovë. Kam paralajmëruar se ky fenomen po tolerohet dhe në disa raste madje po përkrahet në heshtje nga politika dhe struktura shtetërore, të cilat nuk kanë guximin të mbrojnë vlerat laikë e kombëtare të shtetit tonë.
Gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë në prill-maj 2024, kam bërë publike fakte konkrete që dëshmojnë se regjistrues me prirje islamiste kanë ndërhyrë në proces, duke shënuar qytetarët si të besimit islam pa pyetje e pa pëlqim – një manipulim i papranueshëm dhe shkelje e rëndë ligjore që cenon lirinë individuale dhe karakterin laik të shtetit.
Po ashtu, kam reaguar fuqishëm kundër rregullores së re të FSK-së, ku përmes institucionit të “kapelanëve” po krijohet një platformë e re ndikimi fetar brenda ushtrisë, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Kjo është një formë e fshehtë e politizimit dhe fetarizimit të një institucioni që duhet të mbetet neutral dhe profesional.
Një tjetër fenomen shqetësues është rritja e shkollave dhe kurseve fetare ilegale që zhvillohen në xhami apo ambiente të mbyllura, ku të rinjtë indoktrinohen dhe tjetërsohen nga identiteti, kultura dhe tradita shqiptare. Në shumë raste, këto struktura funksionojnë si qendra ideologjike që ushqejnë ekstremizëm dhe urrejtje ndaj vlerave perëndimore e kombëtare.
E njëjta situatë po përsëritet edhe në diasporë, ku rrjete klerikësh ekstremistë po e keqpërdorin lirinë fetare për të përhapur ideologji përçarëse dhe për të ndikuar negativisht në komunitetet shqiptare jashtë vendit.
Unë besoj fort se rreziku nuk vjen nga feja si besim, por nga përdorimi i saj për qëllime politike e ideologjike, në dëm të shtetit, shoqërisë dhe identitetit kombëtar shqiptar.
Prandaj, bëj thirrje të drejtpërdrejtë që institucionet e Republikës së Kosovës të zbatojnë pa përjashtim Kushtetutën, të mbrojnë karakterin laik të shtetit, dhe të marrin masa konkrete kundër rrjeteve të islamit politik dhe ekstremizmit fetar që po depërtojnë në administratë, arsim, ushtri e diasporë.
Athua pse terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm islamik nuk kanë të ndalur ndër ne…?
Dy terrostë të mëdhenj islamik, Lavdërim Muhaxheri dhe Ridvan Aqifi, që i dhanë jetëkotat duke rënë “shehid” për të ashtuquajten “Toka e Shamit” dhe “Levanti”…!
Nëse shteti nuk e mbron laicitetin dhe kulturën kombëtare, atëherë rrezikon të prodhojë ekstremizma të tjerë si reagim natyror – një realitet që tashmë po shfaqet në disa lëvizje patriotike që deklarojnë hapur:
“Nëse një fe kërkon të na tjetërsojë dhe të na zhdukë kulturën, ne do ta ndërrojmë fenë për ta mbrojtur kulturën.”
Unë, mbetem i përkushtuar që përmes fjalës publike dhe veprimit qytetar, të mbroj identitetin, kulturën dhe gjuhën tonë kombëtare, si themelet e ekzistencës shqiptare.
Kosova është shtet laik dhe duhet të mbetet e tillë.

K O M E N T E

2 KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu