Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë
DËRGOJE PADINË NË GJYKATË A NË SHEJRAT , POR MOS MA SILL ALLAHUN SI AVOKAT !
Një komentues i shkrimeve të mia, i cili paska marrë rolin e “zëdhënësit” të një avokati të BIK-ut më kërcënoi publikisht mua dhe “rreth 20 të tjerë” me padi, duke përdorur një gjuhë rrugaçërie dhe një fjalor të ndyrë, ku përzihen sharjet, etiketime politike dhe kërcënimi fetar.
Së pari: padi dërgohet në gjykatë, jo në komente Facebook-u.
Kur dikush s’ka argument, del me kërcënim.
Kur s’ka fakte, del me baltë.
Kur s’ka moral, del me “Allahun” si shkop propagande.
Së dyti: ky nuk është debat.

Kjo është përpjekje primitive për frikësim, ku çdo kritikë ndaj islamit politik shpallet “islamofobi”, ndërsa çdo shqiptar që mbron identitetin kombëtar etiketohet “serbofil”.
Kjo metodë është e vjetër, e ulët dhe e rrezikshme.
Në vend të argumentit, ai zgjodhi sharjen.
Në vend të mendimit, zgjodhi ofendimin.
Në vend të qytetarisë, zgjodhi kërcënimin.
Por le ta kuptojë mirë:
as unë, as askush që mendon lirshëm, nuk frikësohet nga kërcënimet në komente.
Unë e kam mbrojtur profesor Nisret Pllanën, sepse ai është intelektual dhe atdhetar.
Ai ka folur hapur kundër deformimit të identitetit shqiptar dhe kundër përdorimit të fesë si armë politike.

Dhe pikërisht kjo i dhemb kësaj rryme:
sepse ajo nuk e duron shqiptarin e lirë.
Ajo do një shoqëri ku:
kush mendon ndryshe shpallet “armiq i fesë”,
kush flet për kombin shpallet “serbofil”,
kush e demaskon propagandën shpallet “islamofob”.

Prandaj po e them qartë:
Dërgoje padinë në gjykatë, nëse e ke ligjin në anën tënde.
Por mos ma sill Allahun si avokat të kërcënimit.
Sepse Allahu (nëse ekziston) nuk është pronë e askujt,
dhe feja nuk është licencë për rrugaçëri.

Në fund, kjo nuk është çështje “padi”.
Kjo është çështje e një ideologjie që kërkon frikë, heshtje dhe nënshtrim.
E ne, përballë kësaj, përgjigjemi me një fjalë:
Jo. Kurrë.





Zoteri Shqiptar Shaljani
Gjithkund ne Bot ka nje shprehje shum te sakt.
Kualiteti eshte mbi Kuantitetin.
Pakica intelegjente e nje Kombi sundon
Shumicen naive
Respekt