ARKIVI:
5 Mars 2026

Pak për historinë tonë të ndjekjes për shkak të fesë dhe konvertimeve me dhunë përgjat historisë

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Hajdar Fejzullahi, Lena Graphic, Prishtinë
____
Konvertimet
____
Shkenca njeh katër komponentë që asimilojnë kombe, etni etj.
Nën një është gjuha si element komunikimi; pra, nëse ndërron gjuhën, u konvertove.
Nën dy është religjioni si kult shpirtëror-fetar; pra, kalove nga i krishterë që ishe dhe u bëre mysliman – fillon konvertimi.
Nën tre është ekonomia si diktat i mbijetesës, që të detyron të vraposh në skaj të botës, të adaptohesh me gjuhën dhe kulturën e atij vendi – pra, konvertim.
Nën katër është dhuna. Ne shqiptarët, historikisht, e kemi përjetuar edhe dhunën, kur hiq më larg se shekulli i kaluar, shqiptarët që ishin njëherë të konvertuar në myslimanë, dhunshëm Mali i Zi i kthente në ortodoksë; nëse kundërshtoje, me sopatë ta hiqnin kokën.
Tani do t’i kthehemi një teme shumë interesante, sidomos për kohën e Turqisë dhe kishës ruse.
Pas pushtimit nga osmanët, shqiptarët i kanë qëndruar besnikërisht krishterimit, por pas marrëveshjes mes Turqisë dhe kishës cariste ruse, u ndanë sferat e interesit në dëm të shqiptarëve. Praktikuesit ortodoksë mbetën nën direktivat apo juridiksionin bizantino-rus. Shqiptarët ortodoksë detyroheshin dhunshëm të kalonin në gjuhë sllave, që nënkupton asimilim të drejtpërdrejtë.
Ja sot, për shembull, ndalemi te fiset Berisha – Berishiq, Gashi – Gashiq. Emrat dhe mbiemrat na japin material të bollshëm për t’i kuptuar më lehtë.
Po shqiptarët që ishin të konvertuar në islam nën Turqi përjetonin tmerre: nuk u lejohej shkollimi, nuk kishin kurrfarë të drejtash; bile viheshin në vëzhgim nga turqit, mos rastësisht po i mësonte kisha katolike shkrimin dhe leximin.
Pjesa tjetër katolike gjente rrugë të tjera për ta ruajtur besimin në Krisht dhe gjuhën shqipe, por jo që ata shpëtonin nga turqit pa pasoja. E kemi rastin e Don Mikelit Tarabulluzit nga Stubulla.
Duke i ditur të gjitha këto vështirësi që kaloi populli ynë liridashës, duke e ditur edhe një armik shumë barbar që na mori gjysmën e territorit të Shqipërisë, përfshirë edhe Toplicën – sipas profesor Sabit Ukaj, pastrimi u bë në 737 vendbanime shqiptare – Shqipëria hesht, sikur nuk i ka ndodhur asgjë kurrë. Ajo Shqipëri që i thoshim nënë nuk ngriti zërin për gjithë këtë të ligë që i ndodhi popullit tonë.
Duhet t’i kuptojmë asimilimet dhe konvertimet, e jo të vërsulemi vëllai mbi vëllanë, sikur të jetë serb.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu