Fjala e parlamentares së BE-së Christine Anderson:
Islami po depërton në institucione dhe organizata dhe synon të shkatërrojë shoqërinë tonë të hapur dhe të lirë. Kush dëshiron ta ndalojë këtë, duhet t’i japë fund minimizimit të papranueshëm të kësaj “feje të paqes” dhe të mos i etiketojë më kritikët me akuzën qesharake të islamofobisë.
Unë nuk jam islamofobe. Sepse nuk kam frikë nga Islami. Megjithatë, e refuzoj me vendosmëri Islamin si një ideologji totalitare dhe përçmuese ndaj grave. Kjo është e drejta ime e plotë dhe është gjithashtu e domosdoshme për mbrojtjen e shtetit liberal të së drejtës.
Në Islam nuk ekziston ndarja mes shtetit dhe fesë, nuk ka barazi gjinore dhe as liri fetare. Kjo e fundit përfshin të drejtën për të kritikuar dhe satirizuar fetë pa pasur frikë për jetën.
Prandaj them me bindjen më të plotë: Islami nuk i përket Evropës. Dhe aq më pak është pjesë e identitetit evropian.



