Thumbim dhe kunjë për “çlirimtarët” me vonesë
“Lumiri, bashkë me Kicën dhe Kucën, iu patën betuar Dylberit Grenell gjatë fushatës së 9 shkurtit të këtij viti: “Do ta mbrojmë sovranitetin, do ta ruajmë Kushtetutën dhe do ta kthejmë veriun.” Dhe ja që ashtu ndodhi — e mbajtën fjalën. Bravo, Lumë!
Tani, le të heshtin ata që dikur vetëm premtuan, por kurrë s’bënë asgjë”.
Shëtitja në Ujmanin “Trump”: Një realitet rekreacioni për vendorë dhe ndërkombëtarë!
Ata që dikur firmosën ndarjen, sot po na shesin çlirimin — ndërkohë që falë Lumirit, Memlit, Kicës dhe Kucës, sot shëtisim mbi Ujmanin e lirë!
Agim Bahtiri, kësaj here, vërtet ka bërë një punë për t’u përshëndetur: i ka marrë përdore dhe i ka shëtitur në Ujmanin “Trump” dy rugovistë të vjetër — për t’ua treguar, me krenari, rezultatin e asaj që dikur ishte politika e partisë së tyre për heshtje dhe dorëzim. Tani, me guxim të çuditshëm, vizitojnë një pjesë të vendit që për vite e lanë në mëshirë të fatit — dhe që sot, me meritë, quhet “e rikthyer”.
“Por rikthimi nuk erdhi nga ata. Erdhi nga një bashkëpunim real mes Lumir Abdixhikut dhe Memli Krasniqit, të mbështetur nga Kica dhe Kuca, të cilët në vend të fjalëve, vepruan me vepra.Dhe e kthyen një zonë të humbur në një simbol të sovranitetit të rikthyer,ku dikur shefi i tyre Hashimi thonte fatkeçsisht veriu është humbur”!
Po kush e çliroi? Kush tjeter pos Lumiri,me LDK-në, por mos të harrojmë gjithmonë në bashkpunim ,me Memli Krasniqin e PDK-n, së bashku me shefat e tyre politikë — Isa Mustafa e Hashim Thaçin!
Sot e gjithë ditën jarani i tyre Edi Rama veriun e çuan “tokë e askujt” . Por falë Lumirit dhe Kicës, ajo është kthyer në një atraksion të lirë, të hapur për qytetarët.
Edhe ti, Bahtir Mitrovica, paske bërë mirë. Sepse i ke nderuar dy burra të mëdhenj të LDK-së, duke i respektuar ata dhe liderin e tyre, Lumir Abdixhikun, për shtrirjen e sovranitetit në atë pjesë të vendit.
Po, një falënderim i madh i takon Lumirit — sepse ai e riktheu sovranitetin jo me krisma, por me vullnet politik dhe qëndresë ligjore. Anton Quni e ndihmoi, por historia do ta kujtojë Lumir Abdixhikun si simbolin e kësaj kthese.
Po të mos ishte ai, sot do ta shihnim Ujmanin vetëm nga Google Maps, ndërsa radojçiqët do të shetisnin ende me barkë dhe flamuj provokues.
Fadili e Hysen Ibrahimi ndoshta do të kishin ndërruar jetë pa e parë atë vend të lirë. Ndërkohë, Hashimi, sa ishte gjallë, lundronte mbi marrëveshje me Radojçiqin. Derisa erdhën Lumiri dhe Memli, dhe ia përmbysën barkën — bashkë me të edhe pazaret e tij.
“Në këtë kohë, Albin Kurti nuk u pa askund. Po të mos ishte Lumiri që e çliroi veriun, do të kishim përfunduar keq. Albinin e gjeje vetëm në Kuvend — duke lexuar fjalime të zgjatura dhe duke pritur që të tjerët ta bënin punën e vërtetë”.



z. Geci,
Lexova me kujdes shkrimin e juaj, i cili më la përshtypje, ndaj nga shkrimi veçova këtë pjesë:
“Fadili e Hysen Ibrahimi ndoshta do të kishin ndërruar jetë pa e parë atë vend të lirë. Ndërkohë, Hashimi, sa ishte gjallë, lundronte mbi marrëveshje me Radojçiqin. Derisa erdhën Lumiri dhe Memli, dhe ia përmbysën barkën — bashkë me të edhe pazaret e tij.”
/
Kjo fjali më përkujtoj atë thënien e moçme: “JAM DEKË PËR SE GJALLI”
Ju lumt mendja dhe ju lumt dora!
Mendoj se TRIMI VDES VEQ NIHERE, E FRIKACAKU VDES PERDITË!
IMH