
Nga: Lirim Gashi, Prizren
___
JO PAS TITOS, TITO — POR PAS IDIOTIT, I NJËJTI IDIOT, AKOMA MË IDIOTIK
___
„Edhe pas Titos – Tito.“
Kjo fjali është një ironizim historik.
Por këtu?
Këtu ajo është një fyerje e pastër ndaj arsyes së shëndoshë.
Sepse Tito ishte një dukuri politike e papërsëritshme — jo sepse ishte i pagabueshëm, por sepse ishte përjashtim.
Ai ishte një devijim historik në kuptimin pozitiv, ose më saktë: një mendje që shihte më larg, më shpejt dhe më gjerë se koha e vet.
Veçantia e tij madje nuk u mohua as nga ata që e urrenin; përkundrazi, ajo u pranua edhe nga analistët më të ftohtë dhe më precizë të politikës botërore të asaj kohe.
Prandaj, i vetmi krahasim intelektualisht i ndershëm në këtë rast është ky:
„Pas një idioti të neveritshëm dhe mashtrues — i njëjti idiot, por me afat të zgjatur përdorimi dhe me rreze edhe më të gjata veprimi injorant.“
Ajo që ndodhi sonte në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së nuk ishte ngjarje politike.
Ishte një proces fiziologjik i zbrazjes, i rigrumbullimit dhe i konservimit të jashtëqitjes politike në kënetën më të ndotur të Republikës sonë.
Kjo kënetë gjendet në mes të xhunglës politike, në një vend ku evolucioni ka kohë që nuk vlen më, ku mbijetojnë vetëm zvarranikët me librezë partie dhe me shikim të ngulitur në baltë.
Janë qenie dykëmbëshe të mjerueshme që kurrë nuk e kanë braktisur ekosistemin e tyre primitiv dhe që, për këtë arsye, sinqerisht besojnë se bota përfundon aty ku mbaron marrëzia e tyre personale.
Kolektive të tilla të kalbura gjithmonë zgjedhin të njëjtën gjë:
jo një udhëheqës — por pasqyrën e vet.
Edhe më të papjekur, edhe më budallaqe, edhe më të paskrupullt se ata vetë.
Sepse vetëm një udhëheqës i tillë mund të jetë pasqyrë e përsosur e kalbëzimit të tyre kolektiv.

Lumir Abdixhiku nuk është politikan.
Ai është prototipi i frikacakërisë me kostum politik — një burrë pa guxim, pa shtyllë kurrizore, pa kurajë, pa sens, pa shije, pa koqe, pa dinjitet.
Te ai mashtrimi nuk është gabim — është metodë politike e mbijetesës karrieriste nga më tinëzaret.
Te ai gënjeshtra nuk është lapsus — është strategji.
Sepse ai është njëri prej atyre mashtruesve ordinerë, që më shpejt heqin dorë nga dorëheqja se sa që japin dorëheqje.
E gjitha e paketuar në një finesë të rreme, në formën më të rrezikshme të poshtërsisë: në atë poshtërsi që buzëqesh dhe tallet me budallenjtë edhe teksa ua vjedh xhepat dhe valixhet.
E megjithatë, në atë gropë septike të turpit politik, as Avdullah Hoti nuk arriti të zbresë më poshtë se Lumir Opankxhiku.
Arritje e rrallë.
Por në LDK — krejtësisht e mundur.
Në matematikë, në një trekëndësh kënddrejtë, katrori mbi hipotenuzë është i barabartë me shumën e katrorëve mbi dy katetet.
Në LDK, pas humbjes epike:
kateta e parë është humbja,
kateta e dytë është premtimi për dorëheqje,
ndërsa hipotenuza – për çudi të madhe – del të jetë votimi i besimit pa kundërkandidat.
Sipas kësaj “logjike” të re: kjo nuk është më Teorema e Pitagorës,
por Teorema e Abdixhikut.
Sepse sa më e thellë humbja – aq më i sigurt mandati.
Prandaj LDK-ja nuk ka më trekëndësh kënddrejtë, por trekëndësh magjik me vrimë të thellë në mes, sepse
humbja hyn nga një derë,
premtimi del nga dera tjetër,
ndërsa kryetari mbetet në qendër – pa kënd të drejtë, pa shtyllë kurrizore, pa drejtësi, pa nder, pa turp, pa burrëri – dhe pa kundërkandidat.
Në fakt, LDK-ja tashmë është një trekëndësh magjik që jeton mes kofshëve të Hajrie Spikericës, sepse mbrëmë e rrahu vetveten deri në dezorientim dhe alivanosje me shkopin e magjistarit Radojçiq.
Këtë kënetë të kalbur politike sonte e kam përshkruar për herë të fundit në gjuhën shqipe.
Sepse gjuha shqipe është gjuhë e rezistencës, e dinjitetit dhe e vetëdijes shtetformuese. Ajo ka mbartur gjak, kujtesë dhe kryeneçësi — dhe nuk shërben për larjen e kanalizimeve politike.
Ajo nuk është këtu për të grimuar mjerimin moral dhe falimentimin intelektual të një kënete helmuese politike siç është Ldk-ja e Lumirit, birit politik të Isa Mutstafës.
Për përshkrimin e kësaj dukurie të ndyrë dhe perverse, më e përshtatshmja është gjuha serbe, e cila përputhet saktësisht me horizontin e hartës së tyre mendore dhe politike.
As më shumë.
As më pak.



LDK eshte e pavarur ne veprimet e veta. Ti mund te shkruash e te mos ndalesh edhe me fyerje, por ne fund vetem do te lodhesh se ne LDK askush nuk lodhet me ty.