Për çfare iu duhet shqiptarëve flamuri turk në hapsinat e habitatit të tyne!
Për të dëshmu,kohërat e “arta” plot mjerim e dhunë të okupimit turko-osman!?Apo,për të përkujtu se kush ua solli islamin?
Çka nëse gjeneratat e ardhme ,fëmijë të prindërve që sot nderojnë flamurin e okupatorit turk,të nderonin flamurin e okupatorit të fundit,Serbisë?Për ne që kemi përjetue dhunën serbe në lëkurët tona,do ishte jo vetëm trathti,por edhe tragjedi.
Edhe kjo asht trathti,ndaj viktimave shqiptare të dhunës osmane dhe shkelje me kambë mbi gjakun e tyne!Këtu njerëzit bajnë shkelje edhe mbi gjakun e të afërmve të tyne ,që kanë vuejt me shekuj dhunën dhe sundimin turk.
Qëkur flamujt e okupatorëve janë simbole nderimi!Nuk di të ketë një shembull të tillë në botë,përveç tek shqiptarët dhe çeçenët!?
Ai mund të jetë i pranishëm në ndonjë rast ceremonial,por jo adhurim i përditshëm i një simboli që solli vuajtje e mjerim!




Autori ka shumë të drejtë! Mjerisht arsimi në Kosovë në nivel tepër të ulët.
Rinia në gjendje të mjerueshme, pa dije, as të përshëndesin nuk dinë. Në vend të fjalës mirëdita të thonë “a je lodh, ” kjo shprehje përdoret kur sheh dikë duke punuar. E jo ti hyn në dyqan e shitësi apo shitësja të drejtohet me ketë shprehje. E mos të flasim për njohuri tjera nga historia shqiptare.