ARKIVI:
6 Mars 2026

Për shaminë, dashurinë për dhunën pushtuese dhe stupcin

Shkrime relevante

Djallëzor dhe mashtrues

Isuf Bytyçi, Munih Dinakëritë janë për të marrë, kurse sinqeriteti dhe...

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Shpërndaj

Nga: Ragim Kçiku
___
NEOSHQIPTARIZMA – shamia 3
___
Sapo e mori pushtetin Ataturku, shqiptari i cili nuk deshi të jetë shqiptar, me dekret hoqi fesin osman te burrat dhe mbulesën e fytyrës së grave, thjeshtë, hoqi burkën, perçen etj.
Por si e komentonin pleqtë nëpër oda?!
Një adhurim prej Mesie për Ataturkun. Me kënaqësinë më të madhen komentonin se si e bëri “fet”, e (liroi) Turqinë. Si e përbysi qallmën. Si e nxori hanëmin e vet pa shami etj. Por, të shkretët, asnjëri nuk e nxori gruan e vet pa shami.
Por ky zakon i qelbur,  mbeti i paprekur te injoranca shqiptarë dhe boshnjakë në Ballkan. Boshnjakët i mbështes për atë kohë sepse ishte e vetmja mënyrë për t’u identifikuar si joserbë.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe: turqit e përzunë sulltanin ndërsa, shqiptarët organizohen të shkojnë të vdesin për te. Kështu që, për diktatorin, më i dashur ishte skllavi se robi?!
U nisën shqiptarët ta thyejnë burgun e Selanikut për ta shpëtuar Sulltanin nga rraca e vet! E dini pse?
“Ua them unë…!”
Se shqiptari nuk jeton rehat po nuk e ushqeve me stupc.
Por, zhvillimet globale e sidomos evropiane, bënë që shqiptaret ta heqin shaminë,  përkatësisht, jo shaminë por burkën dhe atë me dekret ligjor. Në Shqipëri ndodhi qysh në kohën e Zogut 1939, dmth rreth 15 vjet para Shqipërisë së Jashtme. Në Shqipërinë e jashtme nuk përfundoi ky proçes sepse kështu iu duhej serbëve dhe Turqisë.
Kur gratë shqiptare morën vesh për dekretin, qanin sepse ua hoqën perçen nga koka. “Kuku qyqe! Ka m’u përmys dynjaja!”
Qanin se donin të ishin më myslimane para burrave të vet. Madje më myslimane se turqit dhe arabët. Duan më shumë dhunë se liri. Si përfundim, shumica absolute mbetën të mbuluare, por pa perqe.
Po jap vetëm një kujtim timin.
Halla ime , ndjesë pastë, e martuar në Malësi, kishte ardhur mysafire tek vëllai… Duke biseduar, dëgjova këtë: “ Marak mjet me mi rreh Shefkia, (burri i saj) nënsqetullat!
– Pse moj, iu drejtua nëna ime.
– Se, valla mos me m’djeg zjermi i xhehnemit!”
Unë prisja epilogun sepse si fëmijë, nuk dija cila është më mirë as më keq. Por nëna ime e solli kokën në shenjë habie. Si mysafire që ishte, nuk  deshi të reagonte me ashpërsi. Ajo ndjesë pastë shpejt gjeti mënyrën për t’iu përgigjur që të mos i thoshte: ”Ti koke ni hajvan”. Vetëm i tha : “Hajt dado hajt, se i di zoti punt e veta!”.
Kur u bëra të kuptoja më drejt, u binda se vet i shtypuri nuk ngopet me shtypje. E kërkon shtypjen në një formë apo tjetër. Madje edhe me shpirtin e tij anarkik, e kërkon një dhunë. Kërkon dajak që të rri urtë. Kur ka lirinë, i kruhet shpina për robëri, dhunë etj. Këto vinjë nga misticizmi islam. Hoxha i cili nuk e le njeriun të jetojë jetën në këtë botë nga frika prej djallit, xhelatit, xhabrailit, lugatit etj.
E hipnotizon dhe i bllokohet truri.
U bënë 60 vite, gratë e Kosovës u zhvilluan pa mbulesë fytyre. Ferexheja nuk u hoq deri vonë. Madje edhe sot në këto vise gratë 70 vjeçe e më të moshuara, shumë nga ato e mbullojnë “marren” me ndonjë mantelë dhe shami në kokë.
Iku pushteti serb, Kosovën e kapi anarkia dhe na u shfaqën lugetërit me shamia, mjekra, terleme, pantollane të shkurtëra etj., por u shfaqën edhe me britmë e piskamë nëpër minarete, sheshe, shkolla, klasa, rrugë etj.
Dhe kush?
Thjeshtë llumi i shoqërisë, me ndonjë përjashtim.
Por edhe ky përjashtomi është i përjashtuar nga qytetaria racionale. Është i përjashtuar sepse, o për shkak të paditurisë, o për shkak të frikës së ekstremistëve, o për shkak të frikës mistike, nuk e gjykojnë islamin politik as islamin biznisor. Islamin e kulturës prapanike.
Shqiptarët e duan Europën!
Gënjeshtër e paskrupult!?
Shqiptarët e duan kotësinë. Islamin i cili edukon parazitë, e që pesë herë në ditë shet pordhë në një shpi dreqi.
Shqiptarët pa as një qëllim të jetës kombëtare. Shqiptari si përgjithësi as një rrezik nuk e ka ndjerë pa u bërë tepër vonë…..

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu