ARKIVI:
6 Mars 2026

Përgjigje propagandës e shpifjeve të Milazim Krasniqit ndaj “Lëvizjes së Deçanit”

Shkrime relevante

Etihad Airways rifillon fluturimet nga Abu Dhabi, aftësia e Iranit për sulme është zvogëluar ndjeshëm

A displaced man with his family fleeing Israeli airstrikes in Beirut's...

Mbrojtja e identitetit nuk është urrejtje, është instinkt normal i çdo kombi që respekton veten

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Ta quash “banalitet” mbrojtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar...

“6 Marsi – Dita e Dëshmorëve” – të zyrtarizohet sa më parë…!

Bashkim Fazliu - "Migjeni", Ferizaj  Sot është Dita e Dëshmorëve në Kosovë...

Lufta e Jasharajve dhe ndikimi i saj

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së 28...

Shpërndaj

🛑 DEMANT I NEVOJSHËM NDAJ PROPAGANDËS SË MILAZIM KRASNIQIT 🛑
Është për të ardhur keq kur dikush që pretendon të jetë “profesor” bie në nivele të tilla të fanatizmit ideologjik e fetar, duke e përzier besimin me kombin dhe historinë me propagandën.
Milazim Krasniqi, që për vite të tëra ka ndërtuar karrierë mbi retorikën fetare dhe viktimizimin islamik, tani del si “mbrojtës i kombit” për të sulmuar çdo zë që guxon të flasë për sekularizëm, për qytetërim europian dhe për distancim nga manipulimet fetare. Në fakt, ai është produkt i islamizimit politik që po përpiqet t’i japë Kosovës identitet religjioz në vend të atij kombëtar.
“Lëvizja e Deçanit” nuk është kundër fesë, por kundër instrumentalizimit të fesë për interesa politike, ekonomike dhe ideologjike.
Kosova është shtet laik dhe europian, ku feja është çështje personale – jo flamur për ta valëvitur në politikë. Pikërisht ky dallim është ajo që Krasniqi nuk e duron dot: ndarjen e fesë nga shteti, ndarjen e dogmës nga arsimi dhe ndarjen e xhamisë nga politika.
Të flasësh për “serbizëm e neokolonializëm” ndërkohë që mbron një agjendë ideologjike që po e kthen Kosovën në model të Lindjes, është hipokrizi e pastër. Serbia ka përdorur fenë për të përçarë shqiptarët – sot, Milazimi po bën të njëjtën gjë, vetëm me flamur tjetër.
Shqiptarësia nuk matet me namaz apo me kryq – ajo matet me dashurinë për gjuhën, për kombin, për dinjitetin dhe për vlerat që na bëjnë evropianë e të lirë.
Lufta e shqiptarëve ka qenë për liri, jo për teokraci.
Prandaj, z. Krasniqi, mjaft me manipulime fetare në emër të kombit.
As Enveri s’e shpëtoi dot me ideologji, as ju s’do ta shpëtoni me predikime.
Shqiptarët kanë kaluar shekuj për t’u bërë komb, jo sekt.
🇦🇱 Lëvizja e Deçanit flet për ndërgjegje kombëtare dhe emancipim qytetar – jo për luftë fetare.

K O M E N T E

7 KOMENTE

    • Levizja e Deçanit lindi si reagim ndaj disa antishqiptareve te cilet mohojne dhe fyejnë Skenderbeun, Rilindjen tonë kombetare, Flamurin dhe cdo gje qe ka lidhje me shqiptarizmen. Kjo Levizje lindi si reagim ndaj atyre qe vehten me shume e ndjejne myslimanë se sa shqiptarë, e qe fatkeqesisht numri i tyre po rritet vazhdimisht. Sipas nje ankete te bere nga instituti Kipred, 37% e te anketuarve u deklaruan se per ta me shume rendesi ka myslimanizmi se sa shqiptarizmi. Prandaj per mendimin tim kjo Levizje eshte progresiste qe duhet perkrahur nga te gjithë, perfshire edhe ty.

  1. Albert i dashur!

    Pajtohem me fjalët tua, por edhe ti pranoje se NUK janë të gjithë hoxhallarët të tillë, kemi shumë hoxhallarë me tituj: mr. dr. që NUK FLASIN si ata: Ligjëratat (hytbët) i mbajnë në gj. shqipe, e jo arabisht: shsumë prej tyre botojnë libra të mira. Nuk shprehin URREJTJE ndaj asnjë féje tjetër.

    Respekt!
    IMH

    • Askush nuk e mohon qe ne mesin e hoxhallareve ka edhe hoxhallare patriotë, por duhet pranuar qe ne Kosove dhe Maqedonine e Veriut kemi edhe shume hoxhallare qe jane kunder cdo gjeje qe eshte shqiptare. Njeri prej tyre eshte edhe Shefqet Krasniqi që edhe pse ka titullin e doktorit te gjitha igetë e tij jane antishqiptare.

  2. Krejtësisht pajtohem me Zotin Ismet Hasani. Idriz Selim Bilalli, imam në xhaminë “Met Podieva” në dobi të çështjes shqiptare dha gjithçka . Ai disa herë u mor nga policia pushtuese Serbisë, dhe u ketrajtua por, asnjëherë nuk u gjunjëzua.
    Si pasojë e torturave shtazarake ka kryer operacione të veshkave dhe sot fatkeqësisht jeton me shqetësime të shumta të shëndetit.
    Falë zotit Idriz Bilalli dhe shokëve të tij, Muhamet Demiri, Fahredin Jashari dhe Enver Sylejmani, asnjëherë nuk ranë në duart e pushtuesëve mbi 170 fotografi me pamje tmerri nga keqtrajtimi i qytetarëve të Llapit. Të inspiruar nga Mulla Rama dhe vepra e tij e lavdishme përveç Mulla Idrizit, në mbrojtje të Kosovës me tërë qenien e tyre do të vihen edhe vëllezërit e tij Rrahimi,Ramizi dhe Shabani. Thirrjes së Atdheut dhe amanetit të Mulla Ramë Govorit, ata i përgjigjen me mobilizim në radhët e UÇK-së.

    Me të filluar luftimet në Drenicë, pahezituar fare në vijën e parë të frontit aktivizohet Ramiz S. Bilalli. Ndërkaq Shaban S. Bilalli, niset drejt Koshares legjendare, ku nga kjo luftë ai dhe shokët e tij kthehen fitimtarë .

    Ata të prirë nga strategu Agim Ramadani e thyejnë njëherë e përgjithmonë murin ndarës ndërmjet shqiptarëve të vënë padrejtësisht 100 vjet më herët nga sllavo-komunistët dhe aleatët e tyre.

    Andaj Beteja e Koshares, sot me të drejtë konsiderohet si krenari jona dhe dritë që s’ shuhet kurrë.

    Shtigjeve të gjakut dhe të vdekjes udhëton edhe Rrahim S. Bilalli. Ai si ushtar trim dhe i panënshtruar i UÇK-së – Zona Operative e Llapit, tregohet mjaft i suksesshëm në zmbrapsjen e grupeve paramilitare të Serbisë. Imami Bilalli edhe sot kontribun në shuarjen e hasmërive . Ai po ashtu tri-katër mandate ka qenë anëtarë i Kryesisë së LDK-së, Dega në Podujevë, si dhe këshilltar nga radhët e kësaj partie në Kuvendin komunal të Podujevës. Rrugën e tij e ka ndjekur edhe Zejnullah Zejnullahu-Zena , një besimtar i devotshëm i cili ka shitur tokë e bagëti për t’i armatosur celulat e para të UÇK-së, në Llap, dhe e ka braktisur Zvicrën për t’iu bashkangjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Plotësisht pajtohem që të luftohen rrymat e rrezikshme fetare që rrezikojnë qenien shqiptare, por jo ata që besojnë me frymë e shpirt në dobi të Atdheut . Besimin e garantojnë edhe Konventat Ndërkombëtare mbi të Drejtat dhe Lirit e Njeriut.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu