“Pesë para dymbëdhjetës”: ligji dhe kandidatja placebo shpëtuan zhbërjen e Kuvendit

Shkrime relevante

Kosovë, ktheja emrin e vet Kosovës, Dardani

Nga: Atdhe Geci Kosovë, ktheja emrin e vet Kosovës, Dardani Poezi Në atdheun  tim ...

Kosova zgjodhi Presidenten Justina Shiroka-Pula, tani duhet të zgjedh rrugën

Nga Frank Shkreli ___ Disa mendime mbi zgjedhjen e Presidentes së re të...

20 vjet pas vrasjes së Anna Politkovskajës: – Ka ndodhur ashtu siç kishte paralajmëruar

Një pyetje mbetet ende pa përgjigje pas vrasjes së gazetares hulumtuese....

Në emër të UÇK-ës sime

Sabahate Byci, Gjermani ____ MENDIM I IMI PERSONAL Miratimi dhe zgjedhja e presidentit pasoi...

A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?!

Katedralja "Nënë Tereza" në Prishtinë Ismet M. Hasani, Suedi Ne të adhurojmë o...

Shpërndaj

____
“Pesë para dymbëdhjetës”, kur vendi rrezikonte të hynte në një krizë të ricikluar institucionale, u gjet një “zgjidhje”. Por a ishte vërtet zgjidhje? Apo ishte thjesht një placebo politike?
Në mjekësi, placebo quhet një substancë pa efekt shërues, e cila i jep pacientit ndjesinë se po mjekohet. Në politikë, placebo është një veprim që krijon përshtypjen e zgjidhjes së problemit, ndërsa problemi real mbetet i paprekur.
Ligji kundër Gjykatës së Specializuar, i miratuar me ngut, nuk e ndryshon të kaluarën, nuk e ndryshon aktgjykimin e 16 shtatorit dhe nuk i ndryshon raportet juridike me Gjykatën e Specializuar. Por ai prodhoi një efekt tjetër: qetësoi zemërimin e protestuesve thaçistë dhe krijoi përshtypjen se shteti po reagonte.
Gjatë viteve është kultivuar një narrativë politike sipas së cilës Hashim Thaçi ishte figura lideriste e UÇK-së dhe personi kryesor që solli ndërhyrjen e NATO-s. Këtë e besuan tifozët thaçistë, të cilët tashmë kanë marrë formën e një sekte fetare. Kundërshtarët e kësaj narrative argumentojnë se po mbivlerësohet rroli i Thaçit, duke u nënvlerësuar faktorët e tjerë politikë, diplomatikë dhe ndërkombëtarë që çuan deri te ndërhyrja e Aleancës NATO.
Thënë edhe më shkoqur: ishte nacionalizmi delirant, sovranist dhe agresiv i Slobodan Millosheviqit që, me refuzimin e marrëveshjes së hartuar në Konferencën trejavore të Rambujesë, irritoi krerët e Aleancës NATO, në veçanti presidentin Klinton dhe kryeministrin Bler, duke i shtyrë të ndryshonin qëndrimin në mënyrë rrënjësore: nga viktimizimi i Kosovës, duke e lënë nën pushtimin serb, siç shkruante në marrëveshje, te ndërhyrja ushtarake që çoi në çlirimin e Kosovës nga Serbia kolonialiste.
Ligji placebo i qetësoi përkohësisht, nga shoku traumatizues që ua shkaktoi aktgjykimi i 16 shtatorit, profiterët thaçistë të luftës dhe tifozët sektaristë të “liderit” Thaçi. Por cili do të jetë reagimi i tyre kur të publikohet aktgjykimi i plotë dhe kur të përballen me kotësinë e ligjit placebo që u votua mbrëmë, “pesë para dymbëdhjetës”?
Uroj që kandidatja placebo për kryetare të Republikës së Kosovës, profesoresha Justina Shiroka-Pula, e cila u votua “pesë para dymbëdhjetës”, të mos shkaktojë zhgënjim. Megjithatë, shqiptimi gjuhësor i fjalimit të saj falënderues ishte për keqardhje. Është e mundur që mosha e saj 73-vjeçare të ketë ndikuar në një paraqitje që la përshtypjen e një lodhjeje të dukshme nga gjendja fizike e shkaktuar nga pleqëria dhe vdekja para tre-javore e bashkëshortit…
Mirë që katoliken Justinë e votoi edhe imami mullah Osmani, deputet i LVV-së – një islamist i shpifur dhe arrogant.
Gjithsesi: urime Kryetares Justinë, shëndet, mbarësi, respekt!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu