
Luan – Asllan Dibrani, Gjermani
Me gëzim dhe respekt të thellë, uroj Prof. Dr. Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente të Republikës së Kosovës!
Për mua, kjo zgjedhje mbart një shpresë të madhe: që dija, kultura dhe përgjegjësia shtetërore të marrin vendin që meritojnë në udhëheqjen e vendit. Kosovës i duhen personalitete me integritet, me bagazh të pasur intelektual e profesional dhe me guxim për t’i shërbyer interesit të përbashkët.
Dija duhet të ketë peshë në vendimmarrje. Kultura duhet të ndihet në institucione. Dinjiteti duhet të përfaqësojë Kosovën!
Zonjë Presidente, ju uroj ta ushtroni këtë detyrë me urtësi, vendosmëri dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie: të mbroni Kushtetutën dhe sovranitetin, të bashkoni qytetarët dhe ta ngrini zërin e Kosovës me nder kudo në botë.
Liria jonë ka rrënjë në sakrificë. Kujtesa e dëshmorëve, vuajtjet e të burgosurve politikë dhe kontributi i UÇK-së meritojnë respekt të përhershëm. Mbi këtë trashëgimi duhet të ndërtojmë një shtet të drejtë, të ditur dhe të denjë për brezat që vijnë.
Urime, Presidente Justina Shiroka-Pula!
Ju priftë e mbara në këtë përgjegjësi të madhe kombëtare. Qoftë mandati juaj një kohë uniteti, dinjiteti dhe përparimi për Republikën e Kosovës!
Me respekt dhe besim,
Luan – Asllan Dibrani


