ARKIVI:
6 Mars 2026

Po, une jam islamofob, se Islamofobija është term i “Vëllazërisë Mulslimane”, që lufton dhe përpiqet për panislamizmin!

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Basri Beka, Prishtinë
___
Po jam islamofob – jo nga urrejtja, por nga dashuria për vendin dhe kombin tim.
Mua më shqetëson dhe brengosë urrejtja ndaj vetvetës: Shqiptarofobija…!
Se termi Islamofobi është shpërndarë në botë, sikurse ndër viset shqiptare, nga vatrat e infektimit religjioz islamik, bashkësitë islame në mbarë Shqiptarinë, pasi u është ofruar nga “Vëllazëria Muslimane”, e cila është frymëzimi më i madh i Al Kaedas së Osama bin Laden-it, organizatës më terroriste në botë.
Ka një kohë që në çdo postim timin – qoftë për kulturë, histori, politikë apo një temë krejt jashtë religjionit – shfaqet e njëjta tufë komentuesish islamik. Nuk u intereson tema, nuk u intereson argumenti. Aty janë vetëm për një qëllim: patrullimin e çdo mendimi që nuk i bindet ideologjisë së tyre. Sjellja e tyre s’është besim; është militancë e pastër.
Dhe pikërisht për ta, gjërat duhen thënë troç.
“Je përçarës.”
Po, jam përçarës – nëse përçarje quhet mbrojtja e lirisë kundër fanatizmit.
Nuk kam ndërmend të butësoj tonin, sepse infiltrimi ideologjik gjithmonë nis me fjalë të buta dhe përfundon me kontroll të hapësirës publike.
Nëse “përçarje” quhet rezistenca ndaj islamizimit të institucioneve, atëherë po, jam përçarës me vetëdije. Dhe po, do të vazhdoj t’i ekspozoj të gjithë ata që punojnë për deformimin kulturor të këtij vendi.
Sepse heshtja është pjesëmarrje.
“Je pro-serb.”
Kjo akuzë është aq absurde, sa do të ishte qesharake po të mos përdorej për manipulim publik.
Jam rritur me plagët e pushtimit serb, me rrëfimet e gjyshërve e stërgjyshërve që përjetuan dhunën e tyre. Dhe kur erdhi koha, nuk qëndrova as neutral, as spektator.
Nga celulat e para të UÇK-së, në terren, në aksione guerile, e deri te projektet kyçe të luftës – përfshirë Radio Kosovën e Lirë – unë kam qenë aty ku duhej, jo në komente Facebook-u.
Nuk kam kërkuar dekorata. Shpërblimi im ishte 12 qershori i vitit 1999.
Ajo ditë mjafton.
Çdo akuzë tjetër është fyerje ndaj vetë sakrificës së atyre që luftuan, jo thjesht ndaj meje.
“Je islamofob.”
Po. Këtë e pranoj publikisht – dhe pa asnjë hezitim.
Por jo për arsyet që dëshironi t’ma ngjitni.
Nuk jam islamofob sepse kam problem me besimtarët e qetë.
As sepse kam problem me fenë islame si praktikë shpirtërore.
As sepse kam alergji ndaj Zotit.
Jam islamofob sepse ju – militantët, komentuesit agresivë, importuesit e ideologjive të huaja – po përpiqeni të riformësoni Kosovën sipas modeleve që s’kanë asnjë lidhje me identitetin shqiptar.
Islami politik nuk është fe – është projekt
Ajo që po shfaqet sot nuk është besim.
Është strategji e organizuar.
Islami politik kërkon të shndërrojë fenë në instrument pushteti, ndikimi dhe presioni kulturor. Ky version, i importuar dhe i sponsorizuar, nuk flet për paqe, por për nënshtrim. Nuk flet për shpirt, por për ideologji.
Sot, ky islam politik:
• përçmon Gjergj Kastriotin, themelin e shtetit tonë historik
• fyen Nënë Terezën, simbolin tonë universal human
• relativizon Adem Jasharin, kolonën morale të republikës
• tallet me Kanunine Lekë Dugagjinit, strukturën që ruajti identitetin në shekuj
• mohon gjuhën, kulturën, zakonet dhe orientimin tonë europian
Ky s’është besim.
Ky është presion kulturor.
Ky është një kolonizim i ri – me tjetër flamur, por me të njëjtin synim: zhdukjen e kujtesës.
Rreziku real: fëmijët që rriten duke menduar se kombi nuk vlen
Narrativa e re që po shitet është e thjeshtë dhe e rrezikshme:
“Kombi është i dorës së dytë; feja është e para.”
Kjo është formula e shkatërrimit.
Një popull që e mohon veten bëhet popull i dobët, i manipulueshëm dhe i humbur në identitete të huaja.
Unë nuk e pranoj që:
arsimi të shantazhohet nga predikuesit,
• institucionet laike të përkulen para moralizimeve fetare,
• kultura të anatemohet si “haram”,
• historia të rishkruhet sipas dogmave importuese,
• liria individuale të zëvendësohet me nënshtrim kolektiv.
Feja është personale.
Shteti dhe kombi janë të të gjithëve.
Po, jam islamofob – nga vetëdija, jo nga urrejtja
Jam islamofob sepse dua Kosovën.
Sepse dua identitetin shqiptar.
Sepse dua rrënjët tona europiane.
Sepse e shoh qartë rrezikun që po futet në brendinë e shoqërisë, jo nga kufijtë.
Nuk e di nëse Zoti ka nevojë për mua.
Por e di se Kosova ka nevojë për zëra që flasin qartë, pa frikë, pa kalkulim.
Unë nuk hesht.
Sepse heshtja është tradhti – ndaj vendit, ndaj vetes, ndaj së ardhmes.

K O M E N T E

6 KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu