Foto e marsit 1997 në Shqipëri…

Prof. Pirro Prifti, Tiranë
Nuk ka të mbaruar lufta për të zënë karrikgen e Kryeminitrit në Shqipëri, dhe emrat e përfshirë në të janë jo pak njëlloj si në mbledhjet e partive të pas `90, ku më tepër njerëz kanë podium se në salla. Deri tani lufta për atë karrike është bërë midis dy partive të mbushura me ish bashkpuntorë të sigurimit, ish spiunë të ndershëm, ish drejtues komunistë manipulues, që për të justifikuar pisllëqet e komunizmit na u bënë antikomunistët me të tërbuar, dhe plot me militantë e intelektualë katundarë (me mentalitet katundar- të arsimuar por të pa kulturuar),, parti të cilat me urdhër nga fqinjët shkatërruan tre gjëra kryesore për tu bërë qejfin fqinjëve të veriut dhe të jugut:
-shkatërrimin e plotë të industrisë dhe të bujqësisë me pretekstin e `çekut të bardhë`,
-shkatërrimin e zinxhirit professional dhe të meritokracisë, dhe marrjen në drejtim të bizneseve dhe ekonomisë nga beniaminë të ish PPSH.
-largimin e popullatës si pasojë e dy pikave të para për të treguar sesa i keq është kapitalizmi
– mbajtjen e një Shqipërie të dobët e të pastabilizuar nëprëmjet beniaminëve të tyre bashkpunotë.
Dhe ja arritën deri diku qëllimit . Shqipëria u bë han pa porta, me emigracion nga më të lartët në Europë në raport me popullsinë, dhe që drejtohej po nga këta mostra që shkaktuan trazira të papërfytyrueshme `97, `98, 2007, 2011, ku në total vdiqën më shumë se sas vrau diktatori për 45 vjet. Stabilizimi pjesërisht i sistemit ekonomik dhe social madje dhe politik erdhi pas 2013 e deri më sot ku BE dhe KE vazhdojnë të përkrahin masat ekonomiko-sociale-politike që ka marrë qeverisja e vëndit e cila është përkrahur nga popullata për rreth 4 mandate qeverisëse.
Sigurisht mbajtja për një kohë të gjatë e qeverisjes ka shkaktuar edhe probleme si në përzgjedhjen e drejtuesve, në përzgjedhjen e deputeteve , në problemet e korrupsionit, dhe të përplasjeve politike ku rolin më negativ po e mban jë drejtues i opozitës i cili ka qënë sipas fjalëve agjent i UDB, dhe çuditërisht çdo problem që ka patur Serbia apo më pak Greqia ky e ka konvertuar në prottesta të ashpra antiqeveritare në Shqipëri, duke u përpjekur të destabilizojë vëndin edhe më zbatimin e formulës së Goebels: “kur një gënjeshtër thuhet vazhdimisht dhe për një kohë të gjatë, populli fillon ta besojë atë“. Zhurmat, sharjet, grindjet brënda dhe jashtë parlamentit janë të zakonshme në Shqipëri, por më skandalozja është ndotja e Shqipërië nga ana e tyre kur bëjnë takime më përfaqësuesit e BE dhe të partive të djathta. Duke e ditur se këto i bën për të mbrojtur vehten dhe familjen e tij, non gratta mbetet i pabesueshëm kur flet për luftën kundër korrupsionit sepse duket qartë se si një `drejtues i korruptuar dhe Non gratta bën protesta antikorrupsion??? Praktikisht populli nuk e do më.
Problemi që po shkruaj qëndron në faktin se duke qënë një Opozitë e shkërmoqur pikërisht për shkak të non grattës, dhe duke mos patur qeverisja një Opozitë të fortë konstruktive (dhe jo destructive si kjo që kemi), kanë dalë zëra të tjerë për të drejtuar opozitën dhe për të fituar postet e lakmuara të Kryeministrit dhe të Presidentit pavarësisht se zgjedhjet e fundit treguan që populli që sheh e vlerëson çdo gjë duke ja besuar qeverisjen e vendit, që BE , OSBE, KE, kanë vlerësuar pozitivisht zgjedhjet e 11 majit. Lufta është çvendosur në një terren interesant që nuk përdoret nga vëndet e demokracisë perëndimore por po e përdor non Gratta për të destabilizuar vëndin apo për ta çuar në zgjedhje të reja duke përdorur SPAK -un i cili është hedhur në sulm për të arrestuar sa më shumë drejtues të maxhorncës me pretekstin e korrupsionit- gjë e cila duhet vërtetuar më fakte dhe duhet patjetër të kalojë në vendimin e gjykatës, Deri atëhere ata prezumohen si të `pafajshëm`. Këtu qëndron paradoksi dhe `qëllimi -justifikon mjetin` që përdor non grata me sahan lëpirësit e tij, që ndoshta duken se ka madje edhe tek SPAK apo dhe në gjykata. Zhurma është e madhe por populli e sheh si një uragan në një gotë me ujë, dhe bën sehir.
Si pasojë e dështimeve të jashtzakonshme të kësaj opozite me njerëz të lodhur e që nuk i do njeri, po promovohen disa individë të çuditshëm. Më e favorizuara është një farë Lea Ypi e cila ka bërë disa libra por është promovuar nga mediat shqiptare dhe ndonjë e huaj. Grotesku i saj qëndron se ajo nuk e njeh vëndin por vazhdon ta shajë vëndin e saj me gjuhën e një non grate. E Për pasojë nuk do të ketë sukses nëse nuk sheh shkaqet dhe pasojat. Ajo në një fjalë të saj u shpreh njëlloj si Berisha, por duke treguar se nuk i kuptoka fjalët diktaturë dhe demokraci: `Ne nuk jemi në monarki absolute që të takon edhe thotë: ‘Ti je.’ Është demokraci. Si, si u bëkan këta kryeministrat me takime?”. Normalisht, një profesoreshë si Ypi, e cila sipas mediave mburravece, renditet mes mendimtarëve kryesorë të Evropës, nuk kishte se si të mjaftohej me një post teknik. Gojët e liga flasin se Rama po e promovon si pasardhëse??… Vetë kreu i qeverisë në shumë takime shpërndan librat e saj dhe tregon se ka shumë simpati për të`. (Nga filozofe e lirisë në epiqendër të pushtetit? Lea Ypi trazon ujërat e politikës shqiptare, mes krizës së Ramës,… – Sot Neës | Lajme). Praktikisht një politikë alla shqiptarçe: të gjithë kundër të gjithëve dhe Zoti për të gjithë-kçk?}
Lea Ypi nga një familje e pasur korçare një stërmbesë e Xhaferr Ypit, por që ka lindur në Durrës është pedagoge e Teorisë Politike në Shkollën e Shkencave Politike dhe Ekonomike në Londër dhe Profesore e Filozofisë në Universitetin Kombëtar Australian- kërkon (me mëndjen e saj) një post në Shqipëri, njëlloj si dikur Princ Wied, apo një nga pas-ardhësit e Gjergj Kastriotit, apo Leka Zogu e më pas djali i tij, njerëz komplet që nuk e njohin Shqipërinë. Sot me teknologjinë e lartë, me mediat, internetin, portalet e blera dhe të pablera- të promovohesh duke patur një influencues nuk është pak, por problemi qëndron nëse kjo do të përmirësojë gjëndjen, apo do bjerë në duart e halldupëve të sotëm gjysëm mafiozë e do të bëhen si ata. Është e vëretë që ka 2,4 milion shqiptarë në emigracion, dhe shumë nga ata janë për tu vlerësuar dhe respektuar, por të promovosh Lean se ka bërë një libër me titull `Të poshtëruar` në një kohë kur ajo nuk e njihte poshtërimin, është njëlloj sikur të tregosh përrralla mbesës për një kohë që nuk egziston. Nejse.
Pretendentë të tjerë janë dhe z, Pëllumb Pilinci i cili maje bëri edhe një `qeveri në Vlorë` e cila sigurisht përceçse humorit dhe talljeve nuk i mbeti nami e nishani. Dështii i tij ishte jo vetëm skandaloz por edhe qesharak.
Interesant është fakti i z. Llapaj i cili ka bërë edhe ai qeverinë e tij duke përfshire në `qeveri` z.Kabo dhe z. Kalo, të dy profesorë, të cilët nëse do të ishin në qeverisjen e PS apo dhe të PD do të ishin të nderuar; por ti përfshijë një gjasme-politikan si z. Lapaj në qeverinë e tij ufologjike , kjo tregon edhe një herë sesi këta politikanë të dalë nga strofka e nongrattës janë po aq të infektuar nga negativiteti, nga mëndjemadhësia, nga mllefi, sa që përdorin çdo gjë për të intimiduar në mënyrë jo -etike kundërshtarët, sepse prapa mllefit dhe inateve epileptike është pamundësia për të fituar zgjedhjet e për tu bërë deputetë, dhe ky mllef derdhet ndaj të akuzuarve nga SPAK-u e duke përdorur sekretet hetimore të dala në mënyrë aspak ligjore, për të bërë të ashtuquajturat `gjyqe popullore` nëpër media e protale, duke ndotur realitetin shqiptar.
Sa për z. Cako i cili ka një shtëpi botuese dhe luan rolin e konspiracionistit në Rrethi Katror, ai ka deklaruar që kërkon të bëhet Presidnet. E pse Jo? Kur mendon se sharjet e paprera duke përdorur emisionet e `Rrethit Katror` ndaj qeverisjeve- sigurisht në vënd të kritikave të bazuara, hedhja e fajit tw tjerwve për mungesën e sukseseve personale të veta dhe ato të grupit ballist që përfaqëson, luajtja e rolit të profetit të së keqes, duke sharë Shqipërinë, sepse vëndi qënka bërë më keq se në kohën e non-grattës, duke sharë kryeministrin me akuza të njëllojta si znj.Ypi , si tipi i akuzës absurde: `përse je takuar me njerëz biznesmenë, apo me të tjerë si mcgonigal, etj….., etj, mendon se do të bëhet President me gjithë energjinë negative që ka. Kjo të kujton Tom Hanks në rolin e personazhit budalla Forrest Gump i cili u bë sipas filmit një yll i turmave gjithashtu me koficient tw ulwt intelektual, pikërisht për shakak të budallallëqeve të tij.
Të tre apo katër figura të sëmura nga Deliri i madhështisë i nxitur gjithashtu qoftë nga sëmundja e budallallëkut qoftë nga promovimet politike, do ti bënin vëndit më dëm se sa të mira pikërisht se këta përsona ndoshta dhe të tjerë pas tyre që i financojnë, kanë për qëllim fitimet që do të vijnë pas `marrjes së pushtetit`, se sa për prosperitetin e vëndit. Vëndi, mendoj ka nevojë për një opozitë të fortë politike por konstruktive, sesa për individë jo normale që kanë nevojë për psikatër.
priftipirro2017@gmail.com



Profesor Pirro, më fal per një këshillë:
Kur don te perdorish nji fjalë te huaja, lexò ma parë fjalorin.
Psh termi “gratta”, që ti gjithkund e perdorë, vjen nga folja italishte “grattare” qe don te tjotë “me kru”, psh “un kruaj koken”. “Io gratto la testa”.
Ndersa ajo fjala që ke ti në kokë “persona non grata” vjen nga termi “, don te thote “nji person i pakandeshem ose i papelqyeshem”.
Persa i perket permbajtjes se shkrimit, nuk me duket bindës. Perkundrazi me duket DISINFORMATIV.
Kryeministri Edi Rama, bir dhe nip komunistash kriminel, s’ka pak qe u zgodh per te katerten here, sepse populli i Shqipnise kete don. Pose kesaj ti thu se Bashkimi Europian e don Edi Ramen.
Nga del gjithky preokupim i joti se dashkan me ia zane vendin e kryeministrit?
Apo ndoshta fakti qe kryeministri drejton nji qeveri mafjozesh, te cilet jane neper burgje dhe zevendes kryeministrja Balluku, mbesa e ministrit mbrojtjes se Enver Hoxhes, adht me urdher arresti nga Prokuroria Speciale?!
Thuje hapur se Edi Rama e mbron zevendesen e tij Ballukun, sepse po shkoi ajo ne burg, atehere shkon ne burg automatilisht edhe Edi Rama aleati i presidentit serb Aleksander Vucic, i lidhun ngusht me diktatorin Putin. I ka rrajte e thedha kjo pune qe ti po i del zot.