
Idriz Zeqiraj
Fashizmi hitlerian dhe komunizmi enverian, kanë ardhur në pushtet, duke shkelur mbi kufoma. Njëjtë mori pushtetin edhe Qeveria e Përkohshme e Kosovës, e krijuar nga Tirana zyrtare social-komuniste. Po të mos ishin ndërkombëtarët, kjo qeveri do të ishte si ajo e filosllavit Enver Hoxha, e cila ishte tipike fashiste, për afro gjysmë shekulli.
Reformat në drejtësi, pasurimet kriminale e hajnore të disa “biçim komandantësh” dhe të ortakëve të tyre, familjarë e dosta, ka trazuar shpirtërat mëkatarë të tyre. Andaj, po i organizojnë krerët e Shoqatave, me emërtime të shenjta, por, me veprime të errëta e kriminale, siç ishte organizimi i protestave vandaliste të 2004-ës, me skenar e urdhër të Beogradit, ishte po kjo garniturë oganizuese e protestuese, të cilët sollën decentralizimin dhe “Zajednicën”! Këta horrakë, nuk janë ndëshkuar, për krimin e 2004-ës, duan ta përsërisin krimin e radhës në 2022!
Protestat e njëkohshme të arsimit, shëndetësisë, veteranëve dhe të disa sindikatave tjera, janë organizime të drejtëpërdrejta të partive-banda të PAN-it, me strukturat e SHIK-ut, e degëzimi i tij “Shqiponjat e Zeza”.
Gjithçka është falsifikuar, kriminalizuar:
– Qindra viktima janë bërë dëshmorë, për t`u paguar;
– invalidë, me ndonjë cifël të granatës, por, që “invalidi” u ngjitët bjeshkëve, si dhija, merr invaliditët të plotë, sikur të ishte në karrocën invalidore. Plagë të tilla kanë qindra qytetarë, por nuk marrin asgjë dhe as që i ka përfillur kush, për t`i regjistruar;
– ish-ushtarët e TMK-së, marrin pesnion të majmë, edhe pse punojnë;
– ish-ushtarët e FSK-së, gjithashtu, paguhen rrast;
– kushdo që shpikë ndonjë djallëzi, nën maskën e “UÇK-së”, zhvatë “meritueshëm”, buxhetin shtetit të Kosovës…
Kam menduar se shpërblimi i veteranit, do të bëhet shtesë e pensionit të moshës. Por, si duket, kjo është vështirë të realizohet, sepse faji fillestar është bërë, me fillimin e dhënies të parave kuturu, paushall, pa asnjë kriter. Paraja ka errësuar arsyen, ndërsa ndërgjegja atdhetare, është dhjerë!
Të ngulmosh, që me shantazh, kërcënime e gjak, të realizosh qëllimin e poshtër e kriminal, që për 12, e shumta, 13 mijë veteranë të vërtetë, të paguhen 52.000 “veteranë” të rremë, është hajni zyrtare dhe krim i ndyrë, karshi shtetit, Atdheut.
Mjafton, qoftë, edhe vetëm ky fakt, që në asnjë rrethanë, Qeveria Kurti, nuk duhet të pranojë asnjë presion e kërcënim, të porositur nga banda-unike PAN-iste! Kurti, me shokë, nuk është i shantazhuar, si pararendësit e tij Hashimi, Ramushi, Isa… Qeveria Kurti i ka premtuar popullit të Kosovës menaxhimin korrekt të buxhetit, të djersës së tyre. Dhe, nëse paguhen 52 mijë “veteranë” të rrejshëm, premtimi i tij menaxhues, “bie në ujë” dhe haraçin miliardësh, do ta paguajë, në dekada radhazi, populli.
Nëse nuk pranohet pritja, deri në moshën e pensionimit, për t`u dhënë shpërblimi i veteranit, si shtesë e pensionit të punës, atëherë, kjo shtesë, e cila do të quhet – shpërblim për rrjeshtimin në luftën për çlirim -, assesi nuk duhet të kalojë shifrën prej 100 euro. Pëndryshe, këta do të shëndrrohen në mercenarë. Veteranët e papunë, të kompensohen nga fondi social. Ndërkohë, punësimi i veteranëve të jetë prioritet. Dhe, kur bëhet fjalë për 13 mijë veteranë të vertetë, të shpërndarë nëpër komuna, punësimi do të jetë i shpejtë.
Me kursimin e milionave të abuzuara, për “veteranët” e rremë, që, fillimisht, duhet të bëhet ndërprerja kolektive e pensioneve aktuale, sepse ata “nuk janë me bythë në prush”, duke ua rezervuar atyre që mbetën në listën e pastruar, do të zgjidhej jeta sociale në Kosovë.
Për partitë- banda të PAN-it, të cilat, disa krerë të LVV, kanë filluar t`i rehabilitojnë, sikur të kenë therur viça dhe jo njerëz; sikur të kenë vjedhur pula dhe jo miliona, duhet “treguar vendi”! Kërcënimi i njerëzve të cilësuar, përshkak të detyrës, siç janë zyrtarët e lartë, përfshi edhe deputetët, penalizimi është i parathënë. Dhe, zinxhirosja duhet bërë, si për kafshët të rrezikshme.
Përndryshe, LVV, nëse lejon aventurierë e rrugaçë, ta bëjnë ligjin, atëherë, zhgënjimi i popullit do të jetë fatal, jo vetëm për Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe për Kosovën mbarë!



Idriz,
edhe pse vazhdimisht paraqitesh ose prezantohesh si 2demokrat institucionalist”, shihet qarte se je nje komunist i verber dhe fanatik.
Idriz Zeqiraj,
komunizmi dhe nazifashizmi, nuk kane asgje te perbashket.
Komunistet jane te pa fe, te pa komb dhe te pa atdhe ( ius solis ose ius polis), nderkaq, nacionalistet ose patriotet qe ti i quan fashist ose nazifashist, jane ius sangunis ose njerez qe luftojne dhe perpicen per hapesire jetesore, ekzistencialiste ose etniko-autentike te kombit dhe atdheut te tyre.
Idriz,
Sokrati i urte ka thene dikur se :´Ne nje shtet ose shoqeri anarkiste, kaotike, anarkoindividualiste, anarkoliberaliste ose pseudodemokratike, ju mund te vriteni, mallkoheni, stigmatizoheni, urreheni, gjykoheni, denoheni ose burgoseni edhe permes humorit, sarkazmes, hostenit ose ironise. Ndaj, nuk po zgjatem me teper se dikush (….) prap do me quaj ose paragjykoi si natzifashist etj…
Por, Idriz Zeqiraj,
me keto shkrime, vetem sa e trashni ( me dhjame ose vjame pleshti ose bubrreci)-” fene” e njerezve te pa fe, komunisteve.
Pa te keq!