
Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan
PRANVERA QË ZGJOI NJË KOMB
EPOPEJA E DEMONSTRATAVE STUDENTORE 1981
(Kushtuar nismëtarit të demonstratave të 11 Marsit 1981, heroit të Kosovës Abdullah Tahiri)
Epigraf
Ai e brohoriti Republikën në demonstratat e vitit 1981, dhe në vitin 1990 ia dha këtë emër edhe vajzës së tij.
Hyrje historike
Pranvera e vitit 1981 shënon një kthesë të madhe në historinë politike dhe kombëtare të Kosovës. Në mbrëmjen e 11 Marsit 1981, në menzën e studentëve të Universitetit të Prishtinës, shpërtheu një revoltë që fillimisht u paraqit si pakënaqësi ndaj kushteve të jetesës së studentëve, por që në thelb shprehte pakënaqësinë e thellë politike dhe kombëtare të shqiptarëve në Kosovë. Ajo që nisi si një reagim në menzën studentore shumë shpejt u shndërrua në një lëvizje të gjerë studentore dhe popullore.
Demonstratat që pasuan u përhapën në gjithë Kosovën dhe artikuluan hapur kërkesën historike të shqiptarëve: Kosova Republikë. Në mesin e studentëve që guxuan të ndërmarrin hapin e parë ishte edhe Abdullah Tahiri, i cili me vendosmëri dhe guxim u bë nismëtari i parë kësaj lëvizjeje studentore me përmbysjen e tabakut me ushqim e që rezultoi me përmbysjen e e të sēmurës së Ballkanit ish Jugosllavisë, që do të mbetej përgjithmonë në kujtesën historike të Kosovës.
Ideali i tij për Republikën e Kosovës nuk mbeti vetëm në thirrjet e demonstratave. Në vitin 1990, në kohën kur pushteti serb ushtronte presion dhe kërcënime të shumta ndaj shqiptarëve, ai e pagëzoi vajzën e tij me emrin “Republikë”.
Pushteti kundërshtoi regjistrimin e këtij emri dhe u përpoq ta ndalonte atë, duke ushtruar edhe presione e kërcënime.
Por, pavarësisht kësaj, ai qëndroi i palëkundur në vendimin e tij. Ky veprim simbolik dëshmon se ideali për Republikën e Kosovës nuk ishte vetëm një parullë e demonstratave, por një besim i thellë që e udhëhoqi jetën dhe qëndrimin e tij.
Kjo poezi i kushtohet kujtimit të tij dhe të gjithë studentëve të pranverës së vitit 1981, të cilët me guxim, ideal dhe sakrificë hapën një kapitull të ri në rrugën e gjatë të Kosovës drejt lirisë.
Dedikim
Në kujtim të Abdullah Tahirit dhe të gjithë studentëve të Pranverës së Madhe Studentore të vitit 1981, që me guxim ngritën zërin për dinjitet, liri dhe Republikën e Kosovës.

EPOPEJA E PRANVERËS STUDENTORE ‘1981
Në darkën e 11 Marsit ‘81,
Një grup studentësh
në menzë janë hy,
Abdullah Tahiri u ka
pri.
Dhe me t’marr tabakun
me ushqim,
Para masës ai jep
kushtrim:
Kush është burr e kush
është trim,
Nuk e merr më këtë
ushqim!
Dhe pa asfarë dileme
E përmbys tabakun
për dysheme.
Kështu vepruan dhe
shokët e tij,
Shpejt shkoi lajmi
në polici,
Në polici e në komitet,
Në komunizëm siç ish
adet.
Disa studentë kanë
que kry,
S’don me ngrën e as
me pi,
Na e bën menzën
tollovi.
Policia vie me
shpejtësi,
Ca shqiptarë e më
shumë shkji,
Turr e vrap në menzë
janë hy.
Të madhe bërtet
kryepolici zi:
“Ç’është kjo guzhvë,
kjo tollovi?
Kush krijon këtu
pakënaqësi?
Kjo s’është gjë tjetër
veç një farsë,
Se këtu e keni si
n’parajsë!
Dhe s’është për ju
problem ushqimi,
Veç është shteti e
regjimi!
Dikush juve u ka mësu,
Këtë regjim doni me
rrëxu,
Bashkim – vllaznimin
me shkatrru!
Por ta dini të gjithë ju:
Këtë kurrë s’kemi me
leju,
E kjo shtrejt ka me u
kushtu!”
Në këtë hidhërim këta
barbarë
Disa studentë i kanë
marr,
I kanë marr dhe
arrestuar,
Drejt në burg i kanë
dërguar.
Ky akt bëri shumë
jehonë
Në qendër
t’studentëve në t’katër
anë.
Të gjithë studentët në
këmbë u çuan,
“Lironi shokët!” ata
kërkuan.
Kështu u bënë tre katër
mijë,
Dhe qendrës ia kanë
mësy,
Abdullahu me shokë
në ball u ka pri.
Kështu filluan këto
demonstrata
Me kërkesa e synime
të qarta.
Të gjithë brohorisnin
pa asnjë frikë:
“E DUAM KOSOVËN
REPUBLIKË!”
Strofë përmbyllëse:
Nga menza e
studentëve nisi një zë,
Që u bë jehonë në çdo
anë të dheut.
Ai zë u rrit ndër vite si
kushtrim,
Deri sa Kosova e pa
dritën e lirisë.

Mbyllje përkujtimore:
Pranvera e vitit 1981 nuk ishte vetëm një protestë studentore. Ajo ishte zgjimi i një brezi të tërë, që guxoi të kërkojë liri, barazi dhe dinjitet për popullin e vet. Studentët e asaj pranvere mbollën farën e rezistencës që në vitet që pasuan do të rritej në një lëvizje të madhe kombëtare dhe që më në fund do të çonte drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Prandaj, 11 Marsi 1981 mbetet një nga datat më të rëndësishme në historinë e qëndresës dhe të ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve në Kosovë. Lavdi studentëve të Pranverës së vitit 1981!
Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës!


