
Nga: Gani Osmani
27 Shtator, 2025, Mitrovicë
Sot pas dite, rreth orës 18,00, në Sallën e madhe të Hotel Pallasit të stërmbushur me qytetarë,antarë e simpatizues, u bë promovimi i Programit të z. Faton Peci, kandidat për kryetar të Mitrovicës.
Këtë tubim e hapi Armend Muja ku përveç shumë të tjerëve udhëheqës e aderues të partive VV+GUXO+ALT. mori pjesë edhe Donika Gërvalla, bashkëkryetare e Partisë Guxo. Kryeministri në detyrë,alias kryetari i LVV-ës, z. Albin Kurti gjendet zyrtarisht në SHBA, ku mbahet mbledhja e OKB dhe aktivitete të rëndësishme botërore të udhëhequra nga Presidenti Donald Tramp.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe atij shtetror, fjala ju dha kandidatit për kryetar, z. Faton i cili në fjalën e tij hyrëse, tha:
“Të dashur qytetarë të Mitrovicës,
Ne kemi guximin, përvojën dhe pergjegjësinë që me punë e përkushtim do të ndërtojmë një komunë ekonomikisht të zhvilluar, të gjelbër, të pastër e funksionale si dhe me mundësi të barabarta për punësim dhe zhvillim.
Ju ftoj të ecim bashkë, drejt qeverisjes e komunës që e meritojmë!…
Ky program perfaqeson vizionin tonë për ta transformuar Mitrovicën në një qytet me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, infrastrukturë të gjelbër e moderne, arsim dhe shëndetësi cilsore dhe një mjedis tërheqës për investime. Përmes këtij programi përcaktojmë qartë prioritetet dhe drejtinet strategjike të qeverisjes lokale, duke filluar nga ofrimi i shërbimeve bazike e cilësore për qytetarët e deri te projektet kapitale e moderne që do të gjenerojnë zhvillim afatgjatë të qytetit të Mitrovicës.
Pas paraqitjes së programit shumë të pasur e gjithëpërfshirës, që zgjati mbi një orë, u bë edhe prezentimi i të gjithë kandidatëve të aleancës VV+GUXO+ALTERNATIVA , për asambleist të Asamblesë të Mitrovicës.

Gjatë tërë këtij prezentimi të programit dhe të kandidatëve u përcoll me ovacione, aprovim e duartrokitje të shumta për Faton Pecin dhe kandidatët për asamble.
Ju urojmë fitore të thellë në Zgjedhjet e 12 Tetorit, 2025!
Shih videon:


