ARKIVI:
8 Mars 2026

Pse, as Kadare, as Agolli, nuk e morën kurrë NOBËLIN?! (2)

Shkrime relevante

Nga marrëveshjet e dëmshme te bllokada kundër vullnetit të popullit

Nga Sak Muji, Rugovë ____ Autori është i përndjekur politik (1981) Kosova nuk u...

Një urim i veçant i shkupjanes Dijana Toska për 8 Marsin

Dijana Toska, gazetare, Shkup Urime 8 Marsi! Këto fjalë u kushtohen të gjitha...

28 vjet nga demostrata e madhe shqiptare në Vicenza të Italisë, e 21 marsit 1998

Nga: Gëzim Muçolli Kujtime për 28 vjetorin e demostratës së madhe shqiptare...

Rënja e “Monarkisë Osmani”!

Florim Zeqa Presidentja e Republikës së Kosovës Znj. Vjosa Osmani-Sadriu, në momentin...

Shpërndaj

Ismet M. Hasani, Suedi                           
 
Lexoni për herë të parë!
 
Rivalitet i fshehur, apo miqësi e rreme midis Kadares dhe Agollit?!
Kush i ndau? Për dekada nuk flisnin, por “luftonin” njëri me tjetrin?! Pse Kadare nuk shkoi në varrimin e Agollit? Çka i shkroi Kadare në kurorën…?”
*
A kishte Kadare marrëdhënie të dyshimta me rezhimin komunist – Sigurimin dhe a e përdorte letërsinë për qëllime propagandistike?!
A ftohej dhe a merrte pjesë Agolli në mbledhjet e Komitetit Qendror të Partisë?!
A i shkroi Agolli letër anonime (me inicialet D. A.) Akademisë suedeze – kundër Kadares?!
Çfarë fshihej në Dosjen konfidenciale (të mbyllur me dyell) me vulë të kuqe të Akademisë suedeze?! Pse duhej të hapej Dosja në vitin 2050?!        
 *
Kush ishte Ingrid Malmstrong dhe çka i tha Kadares në kafénënë pranë Sorbonës (Paris)?! Pse, pas atyre fjalëve Kadare i zbehur doli nga kaféneja pa paguar?!
Sa vite (dekada) ishin të ndarë Kadare – Agolli dhe kush e dhá këtë idé?!
Kush ishte Petrit Dume, që përgadiste “informator” me të pavërteta dhe ia dërgonte Akademisë në Stokholm?!
Kush shkroi se “…nëse dërgohën për Nobël, Kadare dhe Agolli, do ta shkatërrojnë njëri-tjetrin?!
Kush ishte Linda Hoxha- ish-sekreterare në Ministrinë se Dumës dhe çfarë ”urdhëri” mori nga Dume që kundër Kadares t’i dërgojë ”letrat” në Stokholm?!
Kush ishte Fatos Kongolli, të cilit iu ndalua botimi i romanit për të cilin Agolli ishte i entuziazmuar dhe donte t’ia botonte në Revistën ”Drita”?!
Pse librat e Kadares botoheshin pa kaluar përmes ”Cenzurës”?!
Çka shkroi në “Zëri i Popullit” gazetar i ri dhe çka tha pas 30 viteve?!
Pse Kadare iku në Francë në vitin 1989, e Agolli mbeti në Shiqpëri!?
A kërkoi Kadare “azil politik” në Francë dhe sa veta ishin në Rregjistër?!
Si reagonte Kadare kur dëgjonte (përmes TV) se Nobeli nuk i është ndarë atij?!
Si reagonte Agolli kur dëgjonte (përmes Radios) se Nobelin nuk e mori as Kadare?!
Çka i tha Kadare (përmes tel.) mikut francez, kur ”Nobelin” e mori Myler?!
Çfarë i shkroi Kadare – Agollit në kurorën pas vdekjës (së Agollit)?!
Çka i tha Kadare zonjës së tij, pasi i humbi shpresat për Nobelin?
Çka i tha Kadares znj Ingrid Mallmstrong lidhur me Nobelin?
Çka u gjet në shtëpinë e Petrit Dumës, pas vdekjës se tij?
A mori pjesë dikush në varrimin e Dumës?!
Çka i tha gazetari ”Jugosllav” Agollit të ”Liqeni artificial”?!
Çfarë foli Kadare në Okllahoma (SHBA) për Agollin (më 2023)?!
A fluturoi deri në SHBA-ë Donika për ta dëgjuar Kadaren (2023)?!
  
… Në një mbrëmje të ftohët dhjetori të vitit 1988 në një zyre të vogël të Akademisë Suedeze në Stokholm, NJË DOSJE me vulë të kuqe u mbyll përgjithmonë dhe u vendos në një arkivë speciale me etiketë:
                  Konfidenciale – TË HAPET NË VITIN 2050!
 
Brenda saj, dy emra shqiptar që “luftonin” për Kurorën letrare më prestigjioze në botë: Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare.
Ajo që kërkush nuk e dinte ishte se kjo dosje përbante dokumente? Ajo përmbante letra anonime të shkruara në një gjuhë të përsosur françeze, tetelegrafe me kode të fshehura që arrinin nga Tirana në gjysmë të natës, letra me përmbajtje të ndyera, për plagjiaturë të regjimi komunist dhe agjentet e Sigurimit…!
Kush i shkroi ato letra helmuese, kush donte që asnjë shqiptar të mos merrte ”Nobelin”?!
*
Kur në vitin 2015 erdhi një gazetar suedez, kur e hapi zarfin, ai gjeti vetëm letra të zbrasta dhe vetëm një shënim në cilin shkruante: “Ata e shkatërruan njëri-tjetrin dhe ne sot nuk mund të shpërblejmë një komb që há veten!”
Né për herë të parë do të hapin atë dosje të mallkuar dhe do të shofin se kush, këta kandidatë për Nobelin, i kthej në armiq të përjetshëm.
Për të kuptua se si dy burra, që flisnin të njejtën gjuhë, e kishin të njejten ëndërr për ta çuar përpara letërsinë shqiptare, të shndërrohen në dy armiq, duhet kohë.
Për të folur për KOHËN e kaluar, duhet KOHË! – imh)!
Për të mësuar këtë duhet të kthemi nga fillimi.
Në atë kohë, kur Shqipëria ishte e mbyllur hermetikisht nga bota, një vend kur çdo fjalë shkruhej nën hije e censures, ku çdo shkrimtar jetonte me friken se çdo varg i shkruar mund t’i çonte në burg ose edhe më keq.
*
Dritëro Agolli lindi në fshatin Mati më 13 tetpor 1931 në një familje fshataresh të varfër që memzi merrnin frymë. Fëmijëria e tij kaloi në një botë kur për çdo ditë nuk kishin bukë, ku këpucët ishin luks, ku shkolla ishte një ëndërr e largët e çdo fëmije. Por kur komunistat erdhen në pushtet në vitin 1944, për djem’ si Dritëro u hapën dyert e një bote të re. Partija Komuniste shpalli se do t’i gjente shkollim çdo fëmije dhe libra, fletore e lapsa falas…
Dritëro ishte njëri nga ata që përfitoj nga ky premtin. Në moshën 15 vjeçare u dërgua në Tiranë, ku rregjistroi Institutin Pedagogjik e më vonë vazhdoj Institutin e Lartë të arteve. Për te komunizmi nuk ishte thjeshtë një ideologji abstrakte, ishte forca që e nxorri nga balta e varferisë dhe forca që dha fuqi të bëhet poet. Ai besonte se po ndertohej një botë më e drejtë. Ky nuk ishte karrierizëm i tij, por ishte njeri i cili shifte se si po ndryshonte vendi i vet.
Në fshatra hapeshin shkolla të reja dhe vinin mësues; nxënësit merrshin libra, fletore e lapsa falas.
Dritëro e donte Shqipërinë me dashuri.
Dita e dasmes se Elenës dhe Ismail-Kadaresë
 
Isamil Kadare u lind më 28 janar 1936 në Gjirokastër, në  një familje zejtarësh, as e varfër, por edhe as e pasur. Shtëpia ishte plot libra. Babai i tij lexonte romane në gjuhen frengjishte, kurse e ëma tregonte histori për Skendërbeun etj. dhe për kohën kur populli ishte i lirë dhe krenar.
Regjimin komunist Kadare nuk e konsideronte si çlirim, por si një formë skllavërie. Ai studijoj në universistet sovjetike. Ai botonte në sthëpitë botuese shtetërore. Po, ai mbeti gjithmonë ”i huaj” brenda këtij sistemi komunist. Librat e tij, në Shqipëri, edhe pse kalonin nëpër censurë, ishin me plot alegori të fshehura. Ndërkaq, për librat që i botonte jashtë Shqiërisë, regjimi bënte përjashtim; Kritiket Perëndimor e lavdëronin Kadaren si disident i fshehët që shkruante në mes rreshtave. Por në Shqipëri nuk e njihnin për te mirë, por si një oportunist që luante në dy fusha: në njërën anë merrte privilegje nga regjimi, në anën tjetër lavëderohej nga Perëndimi për kritikat e fshehta që i bënte regjimit.
                                   (V i j o n )

K O M E N T E

7 KOMENTE

  1. Një korrigjim për datën e ” arratisjes ” së Kadaresë. Më 25 tetor 1990 ( e jo më 1989 ) është dëgjuar nga radio ” Zëri i Amerikës ” në gjuhën shqipe në orën 18 .Ju përgëzoj për nismën e këtij shkrimi zbulues nga një anë z.Hasani e nga ana tjetër uroj të distancoheni deri në kufirin e llogjikës për të dhënat autobiografike të të dy shkrimtarëve .Që mjerisht e rilexoj kur tregoni për fëmijërinë ( 1931 ) të Agollit ,,,, këmbëzbathur . Tendenca e përhershme e diktaturës për të paraqitur pushtetin e ri të Mbretit Zog si ekstrem të varfër .E mandej ky fëmijë i rritur ,i shkolluar,i talentuar KURRË nuk pati burrërinë, guximin të paraqiste në veprat e pafundmë të tij mjerimi e dukshëm të fëmijëve fshatarë e qytetarë që në mes të dimrit të mos vishnin këpucë por sandale plastike , me vrima në mes të dimrit në vitet e gjoja të suksesit socialo -komunist . Sa i lumtur , i gëzueshëm e entuziast ishte e tregohesh letër shkruesi Agolli e tregoi për dekada ,deri më 1990 .Kur i këndonte vashave , djelmërisë , dashurisë me gotën e rakisë pranë .Ndoshta rakia e shtynte të shikonte vetëm “lart ” në qiell e asnjëherë nuk hodhi një shikim “poshtë ” . Po të rradhis emra shkrimtarësh botëror që dhanë gjithcka madje dhe fshehjen e indetitetit , e lanë kët botë pikërisht me dhimbjet e sëmundjet që i dha realiteti i hidhur me penën në dorë deri në minutat e fundit të jetës por që e treguan at realitet të zymtë me besnikëri nëpërmjet romaneve e kryeveprave të tyre , këta dy ” heronjtë ” tanë do duhet t”u hiqet dhe titulli Shkrimtar pas vdekjes në bazë të trashëgimisë letrare që kanë lënë pas .Ku vetëm HIPOKRIZI e MASHTTIM lexon në cdo fjali . .Lexoj se Kadareja e ka quajtur rregjimin komunist si një formë skllavëria. Kur është bo kjo deklaratë ( e sigurtë pas 1990 ) , pasi në asnjë vepër të tij ,qofshin dhe ato të suksesshmet e botuara në gjuhë të huaja nuk na është nënkuptuar një perifrazim i tillë .Përkundrazi përkrah përshkrimit tej të bukur , të një lloj afrimiteti të detajuar , të një talenti të padiskutueshëm, nënkuptonim se falë këtij sistemi , rregjimi demokratik ,,,,, lulëzon Shqipëria e vetë populli shqiptar . Pas vitit 1990 – të ,cdo korrigjim , pendesë e thënë nga të dy të ndjerët tashmë nuk duhet t”u ndërrohet data e viti . Asnjë fjalë , FALMË popull që ju mashtruam ,ju gënjyem dhe pas clirimit nga burgu komunist . Por u mbrojtën , u justifikuan me fjalën magjike AUTOCENSURË . Ndoshta kjo ishte e vetmja mënyrë e reagimit të tyre se asnjë pendesë qoftë dhe tepër e sinqertë nuk mund të zhdukte dosjet personale që i bëhet cdo njeriu në jetën e tij . Për mua ,dy talente të humbura se jetuan në një kohë të gabuar , të shëmtuar e të kërcënuar sa nga ” xhelati ” po aq nga hija e vet . E tmerrshme të jetosh me frikën se hija ime më ndjek ditë e natë , me një thikë në dorë . Ah , cfarë kanë përjetuar të mjerët !!!

  2. E resektuara znj Rita!

    Qëllimi i shkrimit tregohet në vet titullin dhe përmes parashtrimit të nënpyetjeve, në të cilat autori (unë) do të jap shpjegimin e duhur, siç e kam dhënë në pjesën e parë, ashtu edhe në pjesën e dytë..
    Pra, qëlllimi i temës është: Pse, kadare, as Agolli nuk moren kurrë Nobëlin?! E jo krijimtasia e tyre letrare, as rregjimi i atëhershëm në Shqipëri, as jetas e tyre në fëmijëri.
    Ju preferoj t’i rikthehni leximit të pjesës së parë e mëpastaj pjesës së dytë, të tretës e më radh, tek atëherë do të kuptoni qëllimin e këtij shkrimi!

    respekt,
    imh

  3. I nderuari z. Kryeredaktor i RD

    Ju jam shumë mirënjohës për publikimin e menjëhershëm të pjesës së dytë të shkrimit të mësipër, të cilin e keni ilustruar me foto të rralla…
    Ju jeni njeri i ndershëm!
    I ndershmi – të nderon!

    respekt
    imh

  4. I nderuar z.Hasan . Dallimi i pjesës së parë me pjesën e dytë është tepër i vogël E kam lexuar të parën ..Është një përsëritje e pyetjeve , enigmave për at rezultat që dijmë të gjithë deri më sot .Për mos dhënien e Cmimit . Vetëkuptohet / oj , nga titulli që qëllimi e tregimit tuaj serial është shpjegimi se përse nuk fituan at cmim dy shkrimtarët që me jetën e tyre artistike ndihmuan në betonizimin e diktaturës e pas demokracisë më 1990 këmbëngulën ,pretenduan ,pritën at cmim nderues me të vetmin argument se prevelon talenti e jo karakteri e burrëria . Z.Hasan ,s “besoj se kam shtuar gjë përvec se kam sqaruar vazhdimësinë e ecjes ” së këmbëzbathurit ” të viteve 1930 – 1940 me ato të fëmijëve këmbëzbathur të viteve 1944 – 1990 . Ju e shkruani si fillim të biografisë se D.Agollit . Më tej po ju i ” dhuroni ” një medaljon floriri ,Kadaresë me përcaktimin si disident ( se rregjimi komunist ishte një skllavëri ,,,,,,) pa përcaktuar kohën e dhënies së këtij mendimi gjenial me të vërtet . Kuptoj drejt se c”doni të tregoni . .Koha nuk na premton ne lexuesve të sotëm të dijmë për zarfin që do të hapet pas cerek shekulli . Keni ndërmarrë një punë aspak argëtuese por vec të vështirë .Uroj të mos dalë një e dytë si unë që në fjalinë e parë të hidhet në ” sulm ” . Pa më keqkuptuar zotni i nderuar .C”më kujtuat romanin rus ” Zhivago ” që në vitet 1960 arriti të kalonte kufirin hermetik shtetëror të B.Sovjetik e të botohej në botën e lirë perëndimore. Kaq nuk mund të bënte një Kadare apo Agoll kur kalonin kufirin shtetëror ? Të përcillnin realitetin , anonim në fund të fundit e sot nuk do të diskutonim arsyet e mos dhënies së cmimit Nobël por do të krenoheshim me to . Mirëpres vazhdimin e serjalit me premtimin e heshtjes së plotë e të ndjesës në se nuk kuptoni shpjegimin tim të mësipërm . Ju uroj shëndet !

  5. E nderuara Rita (pa mbiemër)

    Të falëminderit për komentin – sa një roman i vogël: sigurisht që do jetë i fundit?!
    Për juve nuk mjaftojnë 2 pjesët (e para), qëllimin e të cilave NUK E KUPTUAR.
    Kur t’i lexoni të gjitha pjesët do të kuptoni, por ju duhet kohë.
    NJË KËSHILLË: Mos humbni kohë me KOMENTE TË PAKUPTIMTA!

    respekt,
    imh

  6. Kadare, Agolli dhe tundimi i shkrimit pa prova

    Të shkruash për shkrimtarë që nuk jetojnë më kërkon jo vetëm guxim, por mbi të gjitha etikë. Kur pyetjet kthehen në insinuata dhe mungojnë faktet, shkrimi rrezikon të humbasë vlerën e tij publike.

    Marrëdhënia mes Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli po trajtohet shpesh përmes hipotezave të pambështetura: rivalitet i fshehur, miqësi e rreme, një “luftë” e heshtur mes dy figurave qendrore të letërsisë shqipe. Pyetje si “pse nuk flisnin?” apo “pse Kadare nuk ishte në varrimin e Agollit?” mund të ngjallin kureshtje, por nuk përbëjnë argument.

    Edhe aludimet për marrëdhënie të dyshimta me regjimin komunist bien në të njëjtin kurth. Letërsia e Kadaresë është vlerësuar ndërkombëtarisht si art alegorik dhe shpesh kritik ndaj pushtetit, ndërsa roli institucional i Agollit duhet parë në kontekstin e një sistemi ku zgjedhjet personale ishin të kufizuara.

    Akuzat për letra anonime, dosje sekrete në Akademinë Suedeze apo episode misterioze pariziane, pa dokumente të hapura, mbeten thjesht narrativa dyshimi. Gazetaria serioze nuk ushqehet me “ndoshta”.

    Kur shkrimtari nuk jeton më për t’u mbrojtur, fjala e shkruar duhet të jetë më e përgjegjshme, jo më e pamëshirshme. Kadare dhe Agolli nuk kanë nevojë të ndahen pas vdekjes për të qenë të mëdhenj; trashëgimia e tyre letrare flet vetë.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu