Gjergj – Bajram Kabashi
___
Librin “Shqiptarët në luftë me Islamin Global” e shkrova parasëgjithash për arsyen se Islami ka qenë instrumenti kryesor i pushtimit të Perendorisë Osmane – kalifatiste. Tashmë jemi komb i lirë dhe nuk deshta të prisja më shumë që ta jipja përgjigjen time. Nga të dhënat e dëshmitë e shumëta historike, dihet që të gjitha qytetet e mëdha shqiptare janë shkatërruar e bërë rrafsh me tokë me fjalën “Allah” e me Kuran në dorën e udhëheqësve të ushtrisë pushtuese osmane.
Se më 1912, kur Perandoria Osmane u largua prej Gadishullit Ilirik, pra edhe nga hapësirat ku jetojnë shqiptarët, e la popullin shqiptarë të paarsimuar dhe pothuajse me ndërgjegje turke – osmane.
Një popull me ndëgjegje të fjetur, që përmes Islamit ishte në rrugë të bëhej Turk.
Në këtë mënyrë, Perandoria Osmane, e la këtë popull pa mbamendjen e duhur të veçantisë së vet Arbnore, duke ia rrezikuar qenien dhe territoret e tij, hapësirën e tij jetësore.
Ne nuk kemi të drejtë të flasim për religjionin Islam, por po flasim për rolin e këtij religjioni për pushtimin dhe asimilimin e shqiptarëve.
Nga fakti se populli nuk dinte për veten e vet, për shkak të zhdukjes së qëllimshme të mbamendjes dhe kujtesës së tij kulturore e historike, në kohën kur Rusia Cariste i zgjonte dhe udhëhiqte me direktiva politike, diplomatike dhe ushtarake, kombet e tjera për çlirim dhe përvetësim të hapësirave tona jetësore.
Serbia me Rusinë Carste fillimisht na ndoqën prej Jagodinës , e më pas prej hapësirave të mëdha territoriale të Nishit, Leskovcit, Prokuples, Vranjes etj, andaj priste momentin për të na shkatërruar dhe dëbuar më tej kur t’i vinte dita.
Dhe ajo ditë i erdhi kur na pushtoi pas tërheqjes së Perandorisë Osmane, menjëherë pas vitit 1912 .
Për shkak të “fajit turk”, dmth, atij Mysliman, humbem shumë territore dhe njerëz edhe në raport me Greqinë, Malin e Zi etj.
Une flas për pasojat e Islamit të instrumentalizuar për qëllime gjeostrategjike – antishqiptare, e nuk flas fare për “Islamin famëlartë”.
Une nuk bëjë propagandë për religjionin Islam, por mundohem ta ndriçoj historinë e të rrefej, kallxoj e dokumentoj për pasojat e një religjioni që na e imponuan me dhunë.
Ky popull nuk dinte për vetën e tij , se ia kishte shkatërruar pushtimi turk-osman ndërgjegjen e tij Arbnore, duke e islamizuar dhe bërë me ndërgjegje turke me zor, qoftë me dhunë apo pa dhunë, por parasëgjithash me moslejimin e ndriçimit të mendjes së tij përmes shkollimit.
Përderisa edhe në kohën e pushtimit osman, kombet e tjera arsimoheshin dhe i asimilonin shqiptarët ortodoksë, shqiptarët e tjerë që “i takonin” miletit osman – turk, turqizoheshin.
Prandaj, le të mos harrohet se të gjitha lëvizjent çlirimtare që zhvilloheshin në atë kohë, synonin largimin e shqiptarëve të tjerë nga hapësirat e mbetura ku jetonin, për shkak të “fajit turk”, faj që nuk ishte fare i Arbnorëve, por faj i pushtimit të asaj perandorie.
Ky libër nuk është shkruar për katolicizmin, por për mbijetesën e kulturës kombëtare shqiptare.
Nëse janë shkatërruar e bërë rrafsh me tokë dhjetëra e dhjetëra ipeshkvi, apo Universiteti i Durrësit, apo nëse janë larguar e kanë ikur për të shpëtuar “matanë detit” në Itali Arbnorë të shumtë, ata nuk e kanë lënë vendin e vet nga qefi, por nga dhuna dhe mizoritë e padurueshme e pushtimit turk-osman.
Arbëreshët e Italisë, kudo që edhe tash vazhdojnë të jetojnë, edhe sot na e kujtojnë pushtimin turk, pasi ai pushtim i la pa atdhe.
Nuk duhet ta harrojmë asnjë herë se kultura dhe historia kombëtare Arbnore (shqiptare), është nën sulmin e vazhdueshëm të hegjemonisë Islame.
Madje edhe në kohën kur se ka pritur askush, pas lirisë së Kosovës nga 12 qershori 1999.
Nuk duhet ta qesim prej mendjes se përgjumja jonë pas çlirimit, lejoi që t’i nënshtroheshim pushtimit të brendshëm të Islamit, pushtim që për shumë arsye është me i rrezikshëm dhe kobshëm se sa çdo pushtim i jashtëm.
Pasi deri në vitin 1912, për shumë shekuj, Perandoria Osmane – kalifatiste, na asimilonte me Islam e xhami, pas ardhjes së lirisë sonë kombëtare, Turqia neoosmane, pasuesja e asaj perandorie, u rikthye me xhami…!
Me meremetimin dhe ndërtimin e tyre, vazhdoj të ngulitej përmes Islamit, sikurse të ndërtonte e meremetonte në ndonjë lëndinë të shkretë.
Në ndonjë “tokë e askujt”, e të pa zot shtëpie…!
Jo vetëm prej Sot, por kjo histori e kulturë ishte e cënuar nga lufërat e pandërprera e mizore, që nga dita e parë kur këmba e ushtarit osman shkeli në hapësirat ku jetonin shqiptarët.
Prandaj, gabojnë rëndë e pafalshëm të gjithë ata që islamin e kuptojnë si pjesë të kulturës sonë, pasi nuk mund të jetë pjesë e kulturës sonë ajo kulturë që të imponohet me dhunë dhe duke i shfrytëzuar vështirësitë tua jetësore.
Nuk mund të jetë pjesë e kulturës tënde, kultura religjioze që e ruan për interesat e veta gjeostrategjike armiku tjetër, Serbia, që nga viti 1912 e deri më 12 qershor 1999, kur NATO dhe çlirimtarët tanë e larguan nga Kosova.
Serbia e ka ndërtuar Medresën e Madhe “Mbreti Aleksander” në Shkup, 12 vjet pas okupimit të asaj pjese territoriale të kombit shqiptar, në vitin 1924.
Në atë medrese kanë punuar kuadrot më të afta të Mbretërisë së ish Jugosllavisë. Dihet mirë përse ata ishin aq të përzgjedhur.
Me qëllimin e krijimit të atmosferës dhe rrethaneve për shpërnguljen e detyruar në Turqi, ku shqiptarët e boshnjakët duhej të vendoseshin në pronat e Kurdve e Armenëve, ndaj të cilëve ishin bërë disa gjenocide.
Islami në kohën e pushtimit të Serbisë , prandaj, “ruhej për ne”, dhe ai nuk ishte fare “islam tradicional”, por islam i izoluar dhe i veçuar, që përdorej nga Serbia dhe Jugollavia – ajo Serbi e zgjeruar, për interesat e saj gjeostrategjike, siç ishin shpernguljet e shumëta të shqiptarëve nga zullumi i madh dhe i padurueshëm i shërbimit sekret serb.
Imamët , në pjesën më të madhe ishin bashkëpunëtor të UDB-së dhe të shërbimit sekret ushtarak të atij, tashmë ish – shteti.
Prandaj, duhet thënë përfundimisht se nuk ka ekzistuar kurrë Islami Tradicional, qysh vazhdohet me mashtrime.
Tashmë jemi dëshmitarë të mëdhenj se ekziston vetëm Islami Global, si një dhe i pandashëm, që shfrytëzohet për interesat e veta nga Turqia neoosmane me vende të tjera islamike, me Federatën Ruse dhe Serbinë që e ndihmojnë shfytyrimin dhe ikjen tonë nga vetja.
Në këtë pikëvështrim duhet ta kuptojmë se investimet e mëdha religjoze – turke – neoosmane në mbarë hapësirat shqiptare në Ballkan, nuk bëhen për askend prej nesh, por vetëm për shtimin e turkoshakëve – neoosmanli, që ikun nga vetja për shkak të indoktrinimit islamik dhe bijnë në gjumë me adhurime e bekime për Turqinë “që na i ndërton e meremeton xhamitë”, me synim të pafshehur për ngulitjen e Islamit në mendjet e njerëzve.
Mu për këtë Arbnorët, janë në luftë me Islamin e shndërruar në “çështje turke” apo tjetër, në luftë me të gjithë ata që edhe religjionet e tjera provojnë t’i përdorin për çështjet e veta.
Kjo nuk e nënkupton në asnjë mënyrë luftën me armë ndaj askujt, por luftën e vendosur e të pandërpreme për ndriçimin e së vërtetës historike dhe forcimin e kulturës atdhetare të kombit, duke i marrë si shembuj në vazhdimësinë e tyre të gjitha ato personalitete historike, kulturore e religjioze, që prej antikës luftuan për interesat e veta, e sidomos luftën gjigande – çlirimtare të Gjergj Kastriotit e pasuesve të tij, Pjetër Bogdanit e të tjerëve me rend, deri në ditën e sotshme.
Ne e luftojmë pandërpre atë që na lufton në vendin tonë, duke dashur të na e shkatërroj kulturën dhe historinë tonë dhe zëvendësuar heronjt tonë me heronjt e tyre, madje edhe me sulltanët e tyre mizor, siç ishin Sulltan Mehmeti – Fatihu, shkatërruesi dhe kolonizuesi i Shkodrës dhe i një varg qytetesh shqipare.
Ne më nuk lejojmë të mashtrohemi .
Prandaj, u shkrua edhe ky libër…!
____
PS!
Kjo do të jetë hyrja në librin me të njejtin titull.


