ARKIVI:
6 Mars 2026

Pse është Albin Kurti marionetë komplotiste, sipas Ibrahim Kelmendit?

Shkrime relevante

Djallëzor dhe mashtrues

Isuf   Bytyçi, Munih Dinakëritë janë për të marrë, kurse sinqeriteti dhe respekti...

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, Gjermani

Fillimisht një anekdotë: një shqiptar, pasi kishte emigruar në Stamboll, zbuloi se Sheh Zilja – i mitizuar si shenjtëria simbolike e metropolit – natën ndërmerrte vjedhje të mëdha. Kur Pashai e pyeti si kishte arritur ta kuptonte këtë, ai u përgjigj:
“Sapo u martova, më ra hise një grua që sillej si shenjtëri, e ngjashme me Sheh Ziljen tuaj. Nuk dilte në arë për të punuar, me arsyetimin se i vinte turp nga kali mashkull; më pas edhe nga kau mashkull; e në fund madje edhe nga gjeli mashkull. Kur e preva gjelin, që të mos kishte më arsye të turpërohej, mbetëm pa asgjë për të jetuar. Atëherë vendosa të vij në Stamboll.
Para se të nisesha, u përshëndeta me gruan dhe u sorollata rreth e rrotull kasolles derisa u bë natë, nga kurioziteti të shihja se si do ta kalonte ajo natën e vetme. U trondita kur e pashë duke darkuar me dashnorin – gjelin që e kisha prerë atë ditë. Kur mbërrita në Stamboll dhe dëgjova gjithë ato shqetësime, pyeta shumë njerëz: kush ishte njeriu më i shenjtë në Stamboll? Të gjithë më thanë: Sheh Zilja. Më thanë se e quajnë kështu sepse në sandale ka vënë zile, që buburrecat e krimbat të largoheshin që të mos i shkelë pa dashje.
Prandaj erdha te Ju dhe ju thashë se Sheh Zilja ishte hajni i natës. Dhe për këtë u bindët pas disa ditësh, kur e izoluat me lutjen time…” (perifrazim)

RASTI SABRI NOVOSELLA

Që nga viti 1978, kur fillova veprimtarinë në organizatën “ilegale” që formuam në Gjermani, pata fatkeqësinë të hasja shumë “sheh zile” – marioneta të agjenturave armiqësore jugosllave, të cilat, për lehtësi komunikimi, i quanin gjithmonë UDB. Për ilustrim po përmend disa nga shpifjet tipike që i plasonte Sabri Novosella: “Ibrahim Kelmendin e ka përzënë nga shtëpia tri herë Jusuf Gërvalla”; “Ibrahim Kelmendi i ka shkuar mysafir Jusufit pa qenë i ftuar natën e 16/17 janarit 1982…”; “Ibrahim Kelmendin e kanë dëbuar nga një familje në Bruksel sepse e kanë kapur në flagrancë me vajzën e shtëpisë”; “kuqaloshët enveristë të Ibrahim Kelmendit kanë protestuar në Berlin kundër rrënimit të Murit” etj. Këto i vlerësoja si pjesë të luftës speciale të UDB-së, pa pas nevojë për fakte.
Pra, meqë qasja në dosjet e UDB-së ishte e pamundur, për të kuptuar kush mund të ishte rekrutuar si marionetë klandestine, më mbetej të analizoja propagandën dhe veprimet e tyre. Kohët e fundit më ndihmoi edhe Inteligjenca Artificiale, e cila më shtoi dyshimin se “raporti”, për të cilin thuhej se Jusuf Gërvalla ia kishte dërguar Sabri Novosellës më 31 korrik 1981, është sajesë e specialistëve të UDB-së, jo shkrim i vërtetë i Jusufit.

RASTI I HASHIM THAÇIT

Rasti i Hashimit është ndër më skandalozët e më tragjikët, sepse pasoja i kishte të mëdha. Shumë veta i besojnë informormimet e mia të bazuara edhe në përjetime personale se francezi Arnaud Danjean, shef sektori në DGSE – një strukturë me traditë serbofile – ishte eprori i Hashimit. Por ngurrojnë ta pranojnë publikisht, sepse do t’u prishej biografia dhe do të binte ndesh me glorifikimet groteske që i janë bërë UÇK-së.

Ashtu si me Novosellën e Thaçin, kam përjetuar shumë raste të marionetave të agjenturave armiqësore. Mendoj se ndër vite kam zhvilluar një përvojë intuitive për t’i identifikuar edhe sot marionetat klandestine të BIA-s serbe (pasuesja e UDB/SDB/RDB), duke analizuar atë që thonë, shkruajnë e bëjnë – edhe kur mungojnë provat konkrete të arkivave.

RASTI ALBIN KURTI

Në fillim të viteve ’90 pata mundësinë të informohesha për angazhimet e hershme të Albin Kurtit, pasi më rastisi të takoja në Gjermani e Zvicër Fisnik Cukën dhe Dritan Lajçin, bashkëveprimtarë të tij në kryesi të lëvizjes studentore në Prishtinë. Por dyshimi m’u konkretizua kur mora vesh se Kurti në korrik 1998 ishte kooptuar në “zyrën e UÇK-së” në Prishtinë – dhe se ai, bashkë me ekipin e asaj zyre, tolerohej nga regjimi i Millosheviqit, ndërkohë që pjesëtarë të thjeshtë të UÇK-së vriteshin anembanë Kosovës, madje edhe në Shqipërinë londineze.
A nuk është logjike të ngrihet dyshimi mbi këtë tolerim të pashpjegueshëm, kur regjimi kriminal i Millosheviqit po luftonte mizorisht UÇK-në e po toleronte Kurtin & Co në Prishtinë – që të simulonin përfaqësuesit politik të UÇK-së?! Po aq logjik është edhe dyshimi mbi “arrestimin” e Kurtit, pasi ai dezertoi nga “zyra politike” në fund të marsit 1999. RDB-ja (paraardhësja e BIA-s) duhet të ketë pasur frikë mos marioneta Kurti mund të eliminohej “aksidentalisht” në Kosovë. Po të isha vetë kryeshef i RDB-së (si Jovica Stanišić), do të përkujdesesha ekstra për një kuadër si Kurti – që mund të kishte sukses të madh në komplotime pas trajnimit profesional.

Më 12 qershor 2005 përjetova një zemërim të madh: Kurti u arrestua nga UNMIK-u sepse kishte shkarravit në murin e selisë së tyre parullën: “Jo negociata – Vetëvendosje!”. Si politikan diletant – sepse kurrë nuk mësova të bëhem profesionist – menjëherë u nisa për të filluar grevën e urisë para burgut në Prishtinë, në shenjë proteste.
Teksa po ecja drejt burgut, më telefonoi Shemsi Reçica. Më kërkoi të takoheshim, por i thashë se jam duke shkuar drejt burgu për të filluar grevë të urisë kundër arrestimit të Kurtit. Më luti ta prisja, që të më bashkohej. E prita në zyrën e Muhamet Mavrajt, botuesit të “Epoka e Re”, i cili ishte bërë agjitprop vulgar i Kurtit.
Kur erdhi Shemsiu, biseduam për fillimin e grevës. Muhameti propozoi: “Po i telefonoj Albinit, meqë ende nuk ia kanë marrë telefonin. Ta pyesim a duhet bërë grevë urie?”. Kurti e kundërshtoi me arsyetimin: “Janë emra të afirmuar dhe mund të ma marrin LVV-në, duke qenë unë në burg…” (perifrazim). Ky qëndrim më zhgënjeu edhe më shumë. Brenda vetes ia shqiptova kartonin e dytë të verdhë.

Përjetimet e mëvonshme – bisedat me djalin e Sadri Ramabajës, me djemtë e Xhemile e Avni Deharit, agresiviteti në protestat kundër UNMIK-ut e KFOR-it, i shoqëruar me viktimizimin e Mon Balajt e Arben Xheladit (më 7 shkurt 2007); si dhe veprime të tjera me natyrë komplotiste – më shtynë t’ia jap Kurtit edhe kartonin e kuq. Që nga ajo kohë e “kryqëzova” si marionetë klandestine të BIA-s, e cila po e kundërshtonte me dhunë tejet agresive procesin e negociatave ndërkombëtare për statusin e Kosovës.
Në vend që të gëzohej për faktin se pas çlirimit, me vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ishte caktuar Martti Ahtisaari – ish-president i Finlandës – për të udhëhequr negociatat, Kurti po terrorizonte ndërkombëtarët dhe qytetarët e Kosovës që të mos ndodhnin ato negociata.
Ishte hera e parë në histori që Kosova po ngrihej në subjektivitet ndërkombëtar dhe po përparonte drejt shtetësisë, ndërsa Kurti & Co e kundërshtonin këtë me agresivitet edhe paramilitarist. Në ato rrethana, në vitin 2007 më lindi ideja për të formuar një nismë qytetare shqiptare për pajtim me popullin serb – që ndërkombëtarët të kuptonin se Kosova kishte edhe alternativë tjetër nga modeli i Kurtit, për të cilin tashmë besoja se po zbatonte komandë të BIA-s për të komplotuar avancimin e Kosovës drejt shtetësisë, si rast sui generis në praktikën ndërkombëtare.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu