Historikisht ne shqiptarët kurrë nuk e deshëm të vertetën. Kur na pushtuan romakët, ne menduam se na çliruan, kur na pushtoi Perandoria Osmane , ne ende mendojmë se na çliroi nga Perandoria e Car Dushanit, kur përseri Serbia na ripushtojë më 1878 e deri 1999, ne ende kemi shqiptarë qe vajtojnë për bashkim-vëllazërimin e Jugosllavisë. E njejta gjë qendron edhe për figurat historike dhe letrare. Ne, krenohemi më figurat historike si Karagjorgji, i cili i ka djegur e vrarë shqiptaret . Mburremi me shqiptarët qe mbanin poste të larta në Perandorinë Osmane, të cilët u ngriten mbi gjakun tonë, e nuk mburremi me figurat tona që i rrezistuan armikut. Sot, duam t’i ndertojnë permendore Fadil Hoxhes e jo Adem Demaçit e Shaban Polluzhës.
Ne, i glorifikojmë ngjarjet e largëta historike dhe figurat për të cilat kemi dëgjuar, dhe i zhvlerësojmë ngjarjet e afërta dhe figurat bashkëkohore. Shkrujamë me krenari gënjeshtra që Troja gjendet në Shkodër , e nuk shkruajmë për luften herioke të UCK-së. Shkruajmë me krenari që Napoleon Bonaparta paska qenë shqiptar, e nuk shkruajmë për qendresen e Adem Jasharit.
Amaneti i Kadaresë
Nuk ka dyshim se Ismail Kadare radhitet në Panteonin e letërsisë sonë si: Gjergj Fishta, Konica, Naimi,…
Për Ismail Kadarenë , ekzistojnë mendime se ishte kundër sistemit të Enver Hoxhës dhe tjerë që shkruajnê se ishte pjesë e sistemit të asaj kohe. Pavarësisht mendime të ndryshme, Ismail Kadare ka ditur të notojë në ujërat e komunizmit, siç ka ditur të notojë edhe për ngjarjet historike që kanë ndodhur në Kosovë, kur deklaronte se lufta në Luginën e Presheves është e dëmshme, siç deklaronte poashtu se lufta në Maqedoni nuk është në interes të shqiptarëve. Kur perfundoi lufta në Luginë thoshte mirë e kanë pasur shqiptaret , siç deklaronte njejtë edhe për luften ne Maqedoni. Shkruante kundër Ibrahim Rugovës, e më vonë i kërkonte falje. Mik më Rexhep Qosjen, e më vonë deklaronte se Qosja duhej të shkonte në psikiatri. Isamil Kadare, dinte të notonte apo shqiptarët ia falnin gabimet që i bënte?
Ismail Kadare kurrë nuk ishte kundër komunizmit. Gjatë një kongresi të mbajtur më 2024 në Bruksel në Akademinë e Shkencave, në mesin e shumë kritikëve të njohur ishte edhe një kritike franceze që kishte qenë e afërtë më kritikun Alain Bosquet , emër i njohur në botë dhe kritikë i veprave të Ismail Kadaresë. Zonja më rrëfente si e kishte njohur Kadarenë. Në bisedë e sipër më tregonte rreth një organizimi në Paris , ku edhe pas darke kishte vallëzim. Aty perveç Isamil Kadaresë, ishte edhe vajza e tij. Kur kjo zonjê i kishte folë se Enver Hoxha ishte diktator, vajza e Kadaresë iu kishte përgjigjur se Enveri nuk kishte qenë kurrë daktator. Zonja e kishte pyetur si mendon ashtu? Vajza e Ismail Kadaresë, iu kishte pergjigjur:” Babi më ka thënë”. Vajza e Kadaresë eshtë gjallë, unë ende gjallë siç është edhe kritikja dhe autorja franceze e moshuar por gjallë. Pra, Kadre nuk ishte kundër komunzmit, por ishte shkrimtar i madh.
Këto ditë kur e lexova se Ismail Kadare , paska lënë amanet , të mbrohet figura e tij dhe veprat e tij, u habita. Zakonisht shkrimtarët lënë amanete më karakter humanist, si psh autori i vepres Doktor Zhivago , dhe fitues i çmimit Nobel Boris Pasternak në shtratin e vdekjes gruas se tij i la amanet:” Jeta është e mirë, por duhët të vdesi një ditë. E dua jetën, e ti? “
Fjalia e fundit e Ismail Kadaresë – të më mbroni pas vdekjes. Kaq tha dhe shkoi në botën tjetër, duke lënë pas tij enigmen. Nga kush duhët të mbrohet Ismail Kadare? Askush nuk mundet ta zbresi nga panetoni i letërsisë! Askush nuk mundet ta heqi nga Historia e letërsisë sonë! Kush janë armiqtë etij , që duhet të mbrohet Kadare? Që ishte përkrahës i sistemit të Enver Hoxhes, ajo periudhë e jetes se tij i falët, dhe nuk i dëmton aspak veprat e tij letrare. ZH.P.Sartri e ka adhurue Stalinin, e më vonë e ka kuptuar që ishte diktator, dhe nuk ia ka ulur vlerat e tij filozofike e letrare. Sartri ishte shok i mirë më Albert Kamy (Albert Camus) për shumë vite, e u prishen për shkak të një femre, dhe asgjê nuk ka ndikuar qe të dy këta të jenë të njohur. Amaneti i Kadaresë, lënë Bujar Hudhrit: “Mê mbroni.” është enigmatik që me dashje apo pa të, do t’i inspirojë të tjeret të ndriçojnë enigmën e lënë pas. Mendoj që Kadare nuk e ka pasur mendjen të mbrojtja e veprave te tij letrare, por të pjesa e veprave te tij jetësore private. Ai duhët të ketë bërë diçka keq, që opinioni ynë kurrë nuk duhët të informohët.
Glorifikimi
Krijuesit tanë të shkëlqyeshëm e disa mediokër, kur e citojnë Ismail Kadarenë, secili shkruan: “Shkrimtari gjeni Ismail Kadare”.
Mendoj që shkrimtar gjeni shqiptar është Gjergj Fishta, kurse Kadare është shkrimtar më renome botërore, e jo gjeni . Në tërë letersinë botërore gjeni konsiderohen vetem dhjetë, si: W. Shekspiri, Viktor Hygo, Dostojevski, Albert Camus, Balzaku …
Ne, e duam Ismail Kadarenë për letërsinë e tij, që ishte një dritare për tërë shqiptarinë. E duam se ishte i pari që më romanet e tij depertoi në botë dhe u bë universal.
Ne e duam edhe shkrimtarën e posa afirmuar në botë Lea Ypin.
Lea Ypi , për një kohë të shkurtër u bë më e famshme dhe më e perkthyeshme në më shumë gjuhë se Isamil Kadare.
Ne nuk duhët të ndalemi e të kufizohemi vetëm të Ismail Kadare, ngase gjeneratat e reja janë në ardhje.
Kufizimi në Isamil Kadarenë, do të varfëronte letersinë shqiptare dhe do të stagojmë.




Neve, shqiptart e Shqipnise, e duam, dhe e duam fort bile, Ismail Kadaren, sepse kur ne vitin 1990 na mijra shqiptar kerkojshim LIRI per te IKË nga ai vend i asaj diktature të tmerrshme, qe ketë LIRI vllaznit e tone ne Jugosllavine e Titos e kishin, pra ky Kadarè neve shqiptarve LIRIDASHËS na quejti “JASHTËQITJA E SHQIPËRISË”.
Mbas pak mujve edhe ai vete, ky donkishot komunist, zevendes i Nexhmije Hoxhes ne organizaten “Fronti Demokratik (komunist), pra edhe ky ia mbathi per ne Paris ku kerkoi azil politik.
Ky “i madhi” Kadarè s’pat lanë vnerë pa vjedhe ne gazeten e Partise se Enver Hoxhes “Zeri i Popullit”, kundra At Gjergj Fishtes, te Cilit prej URREJTJES edhe prej vorrit ia paten nxjerre eshtnat.
At Gjergj Fishta nuk pat nevojë me i lanë kujt amanet me e mbrojtë mbas vdekjes.
At Gjergj Fishta (frati prej katundit Fishtë) la LAHUTEN E MALCISË, e cila E mbron prej trathtarve te shumëllojshëm të kombit.
1. z. Reshitaj!
Lexo (këtu) në DRINI.us shkrimin me titull: Pse, as Kadare, as Agolli nuk e moren kurrë NOBELIN?!
2. Paul,
lexova komentin tënd dhe të preferoj të lexosh këtu në DRINI.us shkrimin me titull: “Pse, as Kadare, as Agolli nuk e morën kurrë NOBELIN?!”
Nuk kam nevoje per mesimet e nji antari te Lidhjes Komuniste te Jugosllavise se Druzhe Titos dhe bashkepuntor i UDB-s.
Z. Tedeschini, e kuptoj revoltën dhe zhgënjimin tuaj – ajo buron nga një plagë reale historike. Mendoj, debati për Ismail Kadarenë nuk fiton gjë kur kthehet në gjyq emocional. Askush serioz nuk e mohon se Kadare, në periudha të caktuara, ka mbajtur qëndrime të gabuara, përfshirë deklarata fyese për shqiptarët e vitit 1990 dhe sulme ndaj figurave si At Gjergj Fishta, në një kohë kur kjo ishte pjesë e doktrinës zyrtare të regjimit.
Megjithatë, vepra letrare nuk mund të gjykohet vetëm me standarde politike. Kadare nuk është Fishta – dhe as duhet të jetë. Ata i përkasin kohëve, rrethanave dhe formave të ndryshme të qëndresës. At Gjergj Fishta na la Lahutën e Malcisë, që mbetet monument kombëtar dhe mbrojtje morale më e fortë se çdo amanet. Kadare, nga ana tjetër, la një letërsi që e nxori Shqipërinë nga izolimi kulturor dhe e futi në hartën e botës.
Të dy janë pjesë e identitetit tonë letrar, pa qenë të barabartë në qëndrim moral. Nderimi i Fishtës nuk kërkon rrëzimin e Kadaresë, as mbrojtja e letërsisë së Kadaresë nuk e zbeh madhështinë e Fishtës. Kombet e ndryshme i mbajnë figurat e mëdha edhe me dritë, edhe me hije – pa i shndërruar në idhuj, por as në armiq.
Nexhmije kur lexoj komentet tua, si dikur komentet e Rites, me duket se po i lexoj rilindesit apo qe shkruajne per ”ëndërrat” e tyre.
Nese emrin, nuk do ta lexoja, Nexhmije do te mendoja se eshte Razi Brahimi kur flet per ”Ëndërren e jetes”, per Loken, Zogen e Trinen.
Eshte kenaqesi por edhe meson nga komentet tua!
Te pergezoj!
Un jam vetem nji nga deshmitart dhe nuk i baj gjygj politik kerkuj. Gjygjin ia ban populli bashkepuntorve te komunizmit kriminal ne Shqipni ashtu sic ia ka ba edhe nazistave o fashistave. Te gjitha diktaturat jane diktatura. Edhe ajo e vetquejtuna “DIKTATURA E PROLETARJATIT” asht DIKTATURE.
“..Askush serioz nuk e mohon se Kadare, në periudha të caktuara, ka mbajtur qëndrime të gabuara, ..”
Kadare nuk ka mbajte qendrime te gabuara ne periudhe te caktuara.
Kadare ka kene vete pjese e diktatures ne sektorin e kultures komuniste ashtu sic ka kene Enver Hoxha drejtues ne politike dhe asht sic ka kene Mehmet Shehu drejtues shtetnor (kryeminister).
Kadare ka pase funksion politik ne Shqipni.
“FRONTI DEMOKRATI” ne Shqini ka kene KRAHU I DJATHTE I PARTISE, sic e thonte vete Enver Hoxha. Kryetarja e Fronti Demokratik (ne diktature) ka kene Nexhmije Hoxha, e shoqja e Enver Hoxhes. Ndersa zevendes i Nexhmije Hoxhes ka kene Ismai Kadare. Prandej Kadare ka kene pjese organike e diktatures.
Ju shqiptart e Kosoves njifni mire komunistat jugosllav, por komunistat shqiptar i njofim na. Ju nuk e besoni se Shqipnia ka kene e rrethume me tela me ferra, me polic, me qej dhe brezi kufitar ka qene 500 metre ne thedhesi i punume me traktor qe populli mos te kete mundesi te fitonte LIRINE (pra ni burg i madh), te cilen juve, kosovarve ai Tito u a ka dhane mundesine te fitoni LIRINE e me shku lirish ne te gjithe boten, te cilen ai Enver Hoxha ( i mire) i pushkatonte ne vend kush donte te ikte ne jugosllavine e Titos, ndersa kosovart qe vijshin ne Shqipni Enveri ose jua dorezonte jugosllaveve, ose i burgoste dhe i internonte ne koampe perqendrimi.
“Kadare, nga ana tjetër, la një letërsi që e nxori Shqipërinë nga izolimi kulturor dhe e futi në hartën e botës.”.
Mbasi sllavo komunistat shqiptar me ne kry Enver Hoxhen dhe bashkepuntort e tij besnik zhduken me temel te gjithe kulturen dhe intelektualt shqiptar me kulture kombetare dhe europiane te para komunizmit, ata ne kete FUSHE BOSHE, TABULA RASA/LETER E BARDHE PA ASNJI SHKRIM, krijuen letersine e tyne shqiptaro-komuniste. Kete fakt te pamohushem ju shqiptart e Kosoves nuk e dini sepse ju nuk e keni dijte se ekzistonte kjo kultura shqiptare e para komunizmit. Per kete arsy ju kosovart dhe ne pergjithesi brezat e rij shqiptar, kujtoni se “Kadare, nga ana tjetër, la një letërsi që e nxori Shqipërinë nga izolimi kulturor dhe e futi në hartën e botës.”.
“Kombet e ndryshme i mbajnë figurat e mëdha”
Nuk ka njeri ne bote qe te mund te mohojne aftsite e mdhaja oratorike te minitrit te propagandes se Gjermanise nazite Joseph Goebbels. Kerkush nuk ka thane ndonjihere se Joseph Goebbels nuk ka kene figure e madhe oratorike. Por ai, Joseph Goebbels, denohet nga te gjithe njerzit, sepse keto aftesi te mdha te pakundershtueshme te tij, ai i ka vu ne sherbim te nji kauze kriminale.
Por un mendoj se, me ata qe nuk ia kane idene dikatures komunsite ne Shqipni, asht njisoj si me mihe n’uje.
Paul,
lexova komentin tënd dhe po më befason, por i tillë je nuk mund ta largoj ngarkesën qe ia ke qit’ vetit në shpinë.
Sinan!
Komenti yt më bëri xheloz?! Diçka se tepërmi e ka lavdëruar znj Nexhmije! Për shkrimin e Reshatit asnjë fjalë.Keq.
Ismet, pse xheloz?
Askush me shume se ti nuk je i pranishem ne Drini se ti.
Askush që ka ndershmëri morale dhe intelektuale nuk e mohon krimin e diktaturës komuniste në Shqipëri, as vuajtjen e tmerrshme të mijëra njerëzve të pafajshëm. Burgjet, pushkatimet, internimet, izolimi me tela me gjemba dhe mbyllja e vendit ishin realitete tragjike dhe të pamohueshme. Për këtë, historia ka dhënë dhe do të japë gjykimin e saj.
Por dallimi mes gjykimit moral të sistemit dhe analizës së rolit të individëve brenda tij është thelbësor. Të thuash se Ismail Kadare ka qenë pjesë e diktaturës në të njëjtin kuptim si Enver Hoxha apo Mehmet Shehu, do të thotë të barazosh pushtetin që urdhëronte vrasje me rolin e një shkrimtari që vepronte në një sistem ku as heshtja nuk ishte neutrale, por mbijetese.
Po, Kadare ka mbajtur funksione formale në institucione të regjimit – kjo është fakt. Por letërsia e tij nuk ishte zgjatim i dhunës shtetërore. Përkundrazi, shumë prej veprave të tij janë lexuar (dhe ndaluar, kritikuar, survejuar) pikërisht sepse përmbanin alegori, nëntekste dhe tension me pushtetin. Letërsia e tij nuk ishte propagandë direkte, siç ishte fjala e Goebbels-it për nazizmin.
Krahasimi me Joseph Goebbels nuk qëndron, sepse Goebbels ishte arkitekti i propagandës së urrejtjes, ndërsa Kadare ishte shkrimtar që, në kushte represive, krijoi një vepër që sot lexohet jashtë çdo konteksti ideologjik komunist. Kjo nuk e bën Kadaren “të pafajshëm absolut”, por as bashkëpërgjegjës për krimet e regjimit.
Sa për kulturën shqiptare para komunizmit: po, ajo u godit rëndë dhe u shkatërrua me dhunë. Kjo është një plagë historike. Por fakti që regjimi shkatërroi elitën e vjetër nuk e zhbën vlerën letrare të veprave që lindën më pas, sidomos kur ato i mbijetuan kohës dhe ideologjisë që i lindi.
Kosovarët nuk janë të painformuar për diktaturën shqiptare, ashtu si shqiptarët e Shqipërisë nuk janë të vetmit dëshmitarë të saj. Secili e ka përjetuar totalitarizmin në forma të ndryshme. Dhe pikërisht për këtë arsye, debati duhet të jetë i hapur, jo përjashtues, dhe të mos ndërtohet mbi idenë “ne e dimë, ju nuk e dini”.
Historia nuk është bardh e zi. As viktimat nuk nderohen duke krijuar dogma të reja. Diktatura dënohet pa ekuivok. Por letërsia, si akt krijues, duhet gjykuar me mjetet e saj – jo si proces penal, por si trashëgimi kulturore.
Të mos i ngatërrojmë gjërat: gjykimi i diktaturës është detyrë morale; gjykimi i letërsisë është përgjegjësi intelektuale. Të dyja duhen bërë, por jo duke i shkrirë në një.
Me fal Nexhmije, por pergjegjia e jote asht krejtesisht TEORIKE, sepse nuk ka asgja te perbashket me faktet konkrete te realitetit ne kohen e diktaures sllavo-komuniste ne Shqipni dhe pikrisht per kete arsy pergjegjia e jote asht edhe kontradiktore me realitetin.
Prandej tham un se me diskutu me ato qe nuk e kan njohte realitetin e diktatures ne Shqipni asht SI ME RRAHE UJE N’HAVAN.
Gjate asaj DIKTATURE ASGJA NUK I KA RRESHIT FILTRIT TE ENVER HOXHES DHE SIGURIMIT. Vetem per nji dyshim sado te vogle apo nji shprehje dykuptimshe te kan rrase mbrende ne burg e te kan denu me shume vite burgim apo edhe me pushkatim, gja qe i ka ndodhe mjaft shkrimtarve dhe te tjerve.
Shkrimet e Kadares “përmbanin alegori, nëntekste dhe tension me pushtetin”.
PRRALA. Vetem propagande mashtruese per eksport ne kohen kur diktatura ishte ne nji krize te madhe nderkombetare.
Ky kriminel nepermjet sigurimit te shtetit ia ka marre jeten ne qafe sa e sa personave konkret tue ua zhgatrru jeten nji here e pergjithmone.
Rrethi familjar dhe shoqnor i Kadares ka kene plot me kriminela me pushtet te nalte ne kohen e diktatures. Dhe ky na paska shkru me nenkuptime! Ky ka kene pjelle dhe ne sherbim diktatures komuniste.
Un personalisht kete diskutim e mbylli ketu.