ARKIVI:
6 Mars 2026

Pse Izraeli e sulmoi Iranin, sipas “The Economist”

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Sipas një raporti të publikuar nga revista prestigjioze britanike “The Economist”, vendimi i Izraelit për të ndërmarrë sulme të gjera ushtarake kundër Iranit është ndikuar drejtpërdrejt nga informacione shqetësuese të shërbimeve të veta të inteligjencës.

Këto informacione zbuluan zhvillime të fshehta dhe alarmante brenda programit bërthamor iranian, që deri më tani kishin mbetur jashtë vëzhgimit ndërkombëtar. Sipas të dhënave të inteligjencës izraelite, një ekip i specializuar shkencëtarësh iranianë kishte fshehur një sasi të konsiderueshme materiali bërthamor me status të paqartë pasurimi, për të cilin Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) nuk kishte asnjë informacion.

Ky fakt ngre dyshime serioze për shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe për ekzistencën e një programi paralel të padeklaruar. Në këtë kontekst, shkencëtarët iranianë jo vetëm që kanë përshpejtuar aktivitetet e tyre, por kanë kërkuar edhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me komandantët e forcave raketore iraniane, me qëllim që të realizojnë një “përputhje teknike” ndërmjet një koke bërthamore dhe një rakete balistike. Ky zhvillim është konsideruar nga Izraeli si një kalim nga faza teorike në fazën operative të programit bërthamor.

Kjo dëshmon se një pjesë e rëndësishme e programit bërthamor iranian ka funksionuar jashtë mbikëqyrjes së IAEA-s, duke ngritur alarmin për një përgatitje të mundshme të një arme bërthamore në fshehtësi të plotë. Burimet izraelite theksojnë se Irani kishte planifikuar një takim vendimtar ndërmjet shkencëtarëve bërthamorë dhe komandantëve të forcave ajrore iraniane, takim ky që do të shënonte fillimin e integrimit praktik të armës bërthamore në kapacitetet ushtarake iraniane.

Karakteristikë e këtij zhvillimi është fakti se deri vonë asnjë figurë ushtarake në Iran nuk kishte pasur qasje në programin bërthamor, i cili ka qenë ekskluzivisht në dorë të një ekipi të vogël dhe sekret shkencëtarësh.

Shumë prej tyre janë eliminuar nga operacionet izraelite në të kaluarën. Një nga të paktët përjashtime ka qenë shefi i ushtrisë iraniane, gjenerali Mohammad Bagheri, i cili, sipas burimeve izraelite, ka luajtur një rol kyç në përshpejtimin e zhvillimit të bombës bërthamore dhe është vrarë nga Izraeli që në ditën e parë të konfliktit.

Dobësimi i aksit iranian dhe supremacia ushtarake izraelite

Ndërkohë, milicitë e mbështetura nga Irani në Liban dhe Gaza janë dobësuar ndjeshëm nga ndërhyrjet izraelite dhe nuk paraqesin më një kërcënim të besueshëm strategjik. Gjithashtu, sulmet ajrore të Izraelit në Iran në vjeshtën e vitit 2024 kanë zbuluar dobësinë strukturore të mbrojtjes ajrore iraniane, e bazuar kryesisht në teknologji ruse, përballë superioritetit ushtarak dhe teknologjik të Izraelit.

Sipas analizave izraelite, udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, synonte të siguronte një armë bërthamore si mjet presioni politik dhe strategjik për të ndalur çdo agresion të mëtejshëm izraelit dhe për të rivendosur një baraspeshë fuqie në rajon.

Megjithatë, një zhvillim i tillë do të krijonte një “Kore të Veriut” në Lindjen e Afërt, me pasoja të rënda për sigurinë ndërkombëtare dhe rendin juridik ndërkombëtar në këtë pjesë të botës.

E përgatiti: Kolë Krasniqi, ekspert i sigurisë

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu