ARKIVI:
9 Mars 2026

Pse jemi aq të kapërthyer nga Islami…? A nuk na mësoj Gjergj Kastrioti se pushtimin islamik duhet luftuar pamëshirshëm?!

Shkrime relevante

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi

Leonora Bruçaj - Keka _____ Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi _____ N’kët ditë...

Politika është mandat dhe jo vend për ata që nuk kanë bërë kurrë asgjë jashtë saj

Prof. Dr. Sabri Tahiri Në shoqëritë demokratike politika konsiderohet një formë e...

“Kopilhanja” pseudopolitike që iu hodh në qafë Albin Kurtit

Nga Sak Muji, Rugovë-Zvicër, i përndjekur politik (1981) 11 “KOPILËT” POLITIK QË...

Ky është udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei

Mojtaba Khamenei Foto: Zyra e Udhëheqësit të Lartë Iranian / Reuters...

Shpërndaj

Nga: Avdi Gegë Drini

PSE KJO NDËRDIJE SHQIPTARE AQ E RËNDUAR NGA ISLAMI?

Shqiptarët, ndoshta më shumë se çdo popull tjetër në Ballkan, mbajnë mbi supe një ndërdije të rënduar nga shekujt e sundimit osman. Një ndërdije e imponuar, e mbushur me frikë, turp dhe një pranim të heshtur të asimilimit.

Kemi mësuar të shmangim të vërtetën, të mos flasim për atë që na ndodhi, të pranojmë një histori që nuk është e jona. Por pse? Pse kemi frikë ta themi të vërtetën? Pse nuk e pranojmë se me ardhjen e islamit në trojet tona erdhi edhe tragjedia kombëtare, e cila edhe sot na gërryen shpirtin? Pse ende sot, pas kaq shekujsh, ndjejmë një lloj “borxhi” ndaj një feje dhe kulture që nuk ishte e jona, por që na u imponua me dhunë dhe mashtrim?

Asimilimi i shqiptarëve nuk ishte një aksident, por një strategji e qëllimshme. Perandoria Osmane i ndau, Serbia i përdori, Turqia i përvetësoi. Një proces i koordinuar. Shqiptarët që sot quhen “muslimani” në Sanxhak, Plavë, Guci, Rozhajë dikur ishin shqiptarë, arbërorë. Me pushtimin osman, u islamizuan dhe më vonë u sllavizuan. Sot flasin serbisht dhe i thonë vetes boshnjakë, duke humbur gjurmën dhe vetëdijen kombëtare.

Një proces i ngjashëm ndodhi edhe me shqiptarët që u shpërngulën në Turqi si “arnautë”. Dikur shqiptarë të trojeve të tyre, sot janë turq të bindur, më turq se vetë turqit, të asimiluar plotësisht, duke humbur gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare.

Këto dy asimilime nuk ishin të pavarura nga njëra-tjetra. Ishin pjesë e një loje të madhe historike, ku Turqia dhe Serbia vepruan në mënyrë të sinkronizuar për të zhdukur shqiptarët si komb. Njëri ia dorëzoi tjetrit, duke i ndarë dhe tjetërsuar. Dhe ne? Heshtëm. Pranuam të harrojmë. Dhe sot kemi një ndërdije të rënduar, një frikë për ta thënë të vërtetën.

Por ne nuk mund ta varrosim edhe shpirtin tonë arbëror, shpirtin e Gjergj Kastriotit, historinë tonë! Koha është tani! Shqiptarët duhet të çlirohen nga kjo barrë historike dhe të rikthehen tek origjina e tyre fisnike. Me pagëzim, tek feja e të parëve, tek besa e parë me Zotin!

Vetëm aty ndërdija jonë do të gjejë paqen me veten dhe me Zotin.

K O M E N T E

5 KOMENTE

  1. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, me t’u kthyer nga Turqia, ku fioti gradën Skënderbé- tuboi krerët e fiseve shqiptare e ju tha:
    1. A e kemi besën qysh e kemi pasë?.
    2. Tash t’i lam’ xhamia e kisha,
    3. E t’i ldhim duer e gishta.
    Mirëpo, nuk u pajtuan disa krerë dhe e lëshuan tubimin.
    Dmth. edhe në kohën e Gjergj Kastriotit – Skënderbut ka pasë xhamia e kisha; 424vjet më vonë, Vaso Pashë Shkodrani i thotë fjalët e famshme:
    Mos t’i kqyrim kisha e xhamia, se feja e shqiptarit asht shqiptaria!
    Do të thotë se gjatë kohës se Skënderbut edhe pas vdekjës Skënderbeut (1468) ka pasë xhamia e kisha dhe ka edhe sot e kësaj dite. Në Kosovë janë afër 900 (nëntëqind) xhamia, por kalojnë mirë me priftërinjtë dhe Bashkësia Islami e Kosovës (BIK) kalojnë mirë me Ipeshkvin e Katedralës “Nëne Tereza” në Prishtinë. Pra toleanca fetare qëndron.

    • Kam respekt per kauzen tuaj te drejte te bashkejeteses apo tolerances fetare ne mes te shqiptareve te besimeve te ndryshme. Por me habitë fakti se perse ngulni kembe per disa fakte historike qe nuk jane te verteta. Ne vitin 1444 nuk kishte xhamija ne territorin ku zoteronte Lidhja e Lezhes. Kjo eshte nje e vertete e pakontestueshme. Ju, nese keni gjetur fakte te reja, atehere ju lutem qe te na tregoni burimin.

  2. Albert!
    Periudha sa ka mbivepruar Skëderbeu ka qenë e shkurtër – vetëm 25 vjeçare, kështuqë edhe gjatë jetës se tij (1405-1468) ka pasë xhamia. Skënderbeu nuk i ka “rrënuar” (mbyllur) të gjitha, meqenëse edhe vet Skënderbeu, ka qenë musliman – për kohën sa ka jetuar ne Turqi…:
    Xhamia ka pasé edhe 424 vjet më vonë, në kohën kur ka jetuar Vaso Pasha (1825-1892); ka pasë edhe më vonë… e gjërë më 1912 kur është shpallë Mëvetësia (Pavarësia) e Shqipërisë…Vlora ka qenë e mbushur përplot me ushtri e xhandarmëri turke.
    Këto janë fakte historike (ato që i kërkon ti).

    • Une po kembengul ne ate cka e shkrova me lart; xhamia ne vitin 1444 nuk ka pasur. Ju, nese keni fakte tregojeni burimin se cili historian e verteton kete. Nese e gjen ndonje burim nga ndonje historian une publikisht do ju kerkoj falje.
      Ju pershendes.

  3. Albert!
    Ti kambngul sa të dush, po faktet historike tregojnë:
    “Daha mihi factum tabo tibi ius” (latinisht) në shqip: “M’i jep provat, ta ndaj drejtësinë!
    Më thekso vetëm një fakt historik që dëshmon thënien tënde.
    Po e përseris: 1. edhe sa ka qenë gjallë Skënderbeu, ka pasë xhamia,
    2. edhe sa ka qenë Skënderbeu musliman (në Turqi) ka pasë xhamia
    3. edhe pas vdekjës se Skënderbeut, ka pasë xhamia
    4. Edhe me shpalljen e Pavarsisë së Shqiprisë, ka pasë xhamia
    5. EDHE SOT E KËSAJ DITE NË SHQIPËRI KA XHAMIA

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu