ARKIVI:
8 Mars 2026

Pse po heshtet çështja e ndërtimit të stadiumit në Korroticë të Drenasit?

Shkrime relevante

Një urim i veçant i shkupjanes Dijana Toska për 8 Marsin

Dijana Toska, gazetare, Shkup Urime 8 Marsi! Këto fjalë u kushtohen të gjitha...

28 vjet nga demostrata e madhe shqiptare në Vicenza të Italisë, e 21 marsit 1998

Nga: Gëzim Muçolli Kujtime për 28 vjetorin e demostratës së madhe shqiptare...

Rënja e “Monarkisë Osmani”!

Florim Zeqa Presidentja e Republikës së Kosovës Znj. Vjosa Osmani-Sadriu, në momentin...

8 Mars 2026 – Gruaja Shqiptare, Forca dhe Krenaria e Kombit

Luan Dibrani, Gjermani Sot, më 8 Mars 2026, nuk festojmë thjesht një...

Shpërndaj

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas

Pak kohë më parë, në afërsi të Zonës Industriale në Korroticë të Epërme, u planifikua ndërtimi i një stadiumi olimpik, një projekt ambicioz dhe strategjik për zhvillimin e sportit dhe infrastrukturës në Kosovë. Lokacioni ishte ideal: fare pranë Aeroportit të Prishtinës dhe buzë autostradës Prishtinë-Tiranë, në një zonë ku kushtet klimatike janë gjithmonë të favorshme. Për këtë projekt thuhet se janë kryer edhe përgatitje të mëdha, përfshirë një studim fizibiliteti që ka kushtuar miliona euro.

Megjithatë, ndonëse pritshmëritë ishin që ndërtimi të niste dhe stadiumi të ishte gati për limage/jpegojërat mesdhetare të vitit 2030, që pritet të mbahen në Kosovë, realiteti tregon diçka tjetër. Në vend të stadiumit, në këtë zonë u inaugurua ndërtimi i Zonës së Dytë të Parkut të Biznesit, një projekt që përmbysi planet fillestare për këtë hapësirë. Në këtë ngjarje, madje, mori pjesë edhe Kryeministri i Kosovës.

Pas këtij zhvillimi, heshtja ka përfshirë të gjitha palët. Askush nuk përmend më stadiumin, e aq më pak arsyet pse ky projekt është lënë mënjanë. Spekulimet rriten ndërsa disa aludojnë se projekti mund të jetë zhvendosur në Bërnicë, një zonë ku shumë pronarë të fuqishëm të pasluftës kanë interesa. Çfarë ka ndodhur realisht mbetet mister.

Për më tepër, ngritja e Zonës II të Parkut të Biznesit në Korroticë duket se ka vulosur fatin e stadiumit. Shpenzimet e kryera deri më tani, përfshirë studimin e fizibilitetit, duken të jenë humbur. Pyetja që ngrihet tani është: kush do të mbajë përgjegjësi për këtë dështim? Pse heshtin institucionet dhe kush përfiton nga ndryshimi i destinacionit të këtij projekti? Kosova ka nevojë për transparencë dhe llogaridhënie, sidomos kur bëhet fjalë për projekte që prekin të ardhmen e sportit dhe zhvillimit të saj ekonomik.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu