ARKIVI:
8 Mars 2026

Pse po i pengon ruset, rikthimi i shqiptarëve në katolicizëm?

Shkrime relevante

Kur Presidetja pi ujë, shpërthem shovenizmi religjioz islamik

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi Vjosa Osmani u pa...

Lufta në Lindjen e Mesme: Ish-ministri i jashtëm i Ukrainës paralajmëron se lufta mund të arrijë në Paris

Foto: HANDOUT / AFP / NTB Dmytro Kuleba mendon se barrierat psikologjike...

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Shpërndaj

Pse po i pengon ruset, rikthimi i shqiptarëve në katolicizëm?
Takimi me bukuroshen-gjarpër të Moldavisë
Në fillim e mora për moldave, pa më shkuar mendja se mund të ishte pjesë e minoritetit rus në atë vend. Flisnim në gjermanisht. Para disa kohësh, kishte shprehur një urrejtje të papërmbajtur për Spanjën dhe spanjollët, që e kundërshtova ashpër. Ajo u përgjigj me arrogancë: “Unë i njoh më mirë, sepse jetoj këtu prej 25 vitesh.” E kapërdiva si Dallilë ruse që ishte. Thashë “ok”.
E lodhur nga mërgimi, nostalgjia për vendlindjen i rridhte nëpër fjalë – e asgjë e re për veshët e mi. Disa shqiptarë, shpesh, i kam dëgjuar ta përqeshin vendin që i pret e i mban, duke harruar mikpritjen që marrin. Por sot, Dallila moldave, tregoi dhëmbët e saj.
Tema nisi me Moldavinë, të cilën unë e quaj “rumune”, por sipas saj nuk kishte fare lidhje me Rumaninë. “Ne moldavët jemi krejt tjetër nga rumunët, që nga shekulli XIII,” – tha. I bëra një pyetje të natyrshme:
– Po ti je ruse?
– Po, jam ruse.
– Me sa di unë, jeni një minoritet i vogël atje.
– Jo, jo!
Ok, ok… Heshtje.
Më pas nisi të më flasë me admirim për Titon. I thashë se ishte diktator fashist. Kundërshtoi, me dëshirën për të më mbajtur leksione. I tregova për Gulagun, për Goli Otokun, për krimet e Lenininit Stalinit e Titos Ajo? E mbushur plot adhurim për Bashkimin Sovjetik dhe “arritjet” e tij.
– Sipas teje, kush ka vrarë më shumë njerëz: Hitleri apo Lenini e Stalini?
Aty iu zbardhën sytë nga sekëlldia dhe nisi të fliste për “të mirat” e Bashkimit Sovjetik.
I përmenda Solzhenicinin.
– Ai ka qenë tradhtar, ka shpifur në librat e tij!
– Unë kam lexuar katër libra për kampet e përqendrimit sovjetike. Dhe të gjitha i kam lexuar me kujdes.
Filloi të ndizet debati. Shetitja për të cilën kisha bërë 46 kilometra nga qyteti ku banoj, po më bëhej e padurueshme.
Në njërën anë bukuria e Alikantes – në tjetrën, një Meduzë ruse.
Nuk më mbeti gjë tjetër veçse ta çoja debatin drejt përplasjes… Ndoshta ajo donte që të mbyllej biseda dhe t’i lëshonim vend bukurisë përreth, por tani kishte ikur çdo lloj “lezet” turistik.
E pyeta:
– Po për luftën në Ukrainë, çfarë mendon?
– Nuk është luftë mes Ukrainës dhe Rusisë. Është luftë e Perëndimit – Gjermanisë, Britanisë, Francës… (Për çudi harroi SHBA-në).
– Por po vriten ukrainas, gra, fëmijë, qytetarë të pafajshëm.
– Edhe ata kanë vrarë… – tha, duke më vështruar qëllimisht në kryqin që mbaja në qafë.
– Ti je katolik? – pyeti.
I tregova kryqin me krenari.
– Prindërit e mi janë rritur në një familje muslimane, – shtova.
– Epo, a nuk do ishte më mirë të kishe respektuar besimin e tyre? – tha, dhe ndërkohë filloi të më fliste për “virtytet” e islamit.
Këtu durimi im mori flakë.
– Po ne shqiptarët i dimë mirë këto: sllavo-ortodoksizmi dhe islamizmi kanë qenë si binjakë siamezë. Të pandashëm në shkatërrimin e identitetit tonë. Dhe ti që quan tradhtarë ukrainasit – më thuaj, çfarë mendon për ribashkimin e Gjermanisë?
– Gjermania Lindore jetonte më mirë nën Bashkimin Sovjetik. Merrnin paga më të larta, trajtoheshin me më shumë respekt. Sot janë penduar për bashkimin!
Kështu foli “Meduza” ruse, e shkolluar me arsim të lartë në Bashkimin Sovjetik, gruaja e një ish-ushtaraku të lartë të regjimit komunist. Sot shëtit rrugëve të Spanjës duke mbikëqyrur fëmijët e spanjollëve që aq shumë i përbuz.
Gruaja që verbohet nga kryqi im, dhe ndriçohet nga islamizmi – pas asaj dashurie të saj të parë: ortodoksisë sllave.
– Slava Ukraini! – bërtita.
Ashtu si në mitologji, kur i presin një kokë Meduzës, asaj i dualën gjashtë të tjera.
Kur i thashë që 40 mijë shqiptarë janë rikthyer në fenë e të parëve, e rrita numrin tetëfish – për efekt dramatik.
Ngadalë po vetëdijësohej se shetitja jonë kishte marrë fund.
– Po më vjen keq, por nuk mundemi ta vazhdojmë së bashku këtë shëtitje në Alicante, – tha.
– E kuptove tani? Unë e kuptova shumë më herët. – ia ktheva.
Në fund, me zë të prerë:
– Dije këtë: ju rusët do ta humbni këtë luftë të ndyrë. Duart lart nga Ballkani (Gadishulli Ilirik) – Rusia nuk kalon!
U ndamë aty.
Ajo ngeli e mpirë, mbështetur për një karrige, ndërsa unë… po shijoj në qetësi bukuritë alikanteske dhe më vonë pret darka me engjuj europian e jo me Muduza, për darkën që më ftoj katolikja spanjolle.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu