

- Përgjigja e priftit nga Prizreni…, ndaj qasjes përçarëse dhe pasaktësive historike të kryeimamit të Prizrenit Orhan Bislimaj
Në lidhje me shkrimin e fundit të z. Orhan Bislimaj, është e domosdoshme të sqarohen disa pika që nuk i shërbejnë as së vërtetës historike dhe as interesit të kombit shqiptar, i cili mbijetesën e tij e ka pasur pikërisht te aftësia për të qëndruar mbi ndasitë fetare.
Mbi historinë dhe Pjetër Bogdanin
Tentativa për të portretizuar Pjetër Bogdanin si “masakrues” është një shtrembërim i skajshëm.
Pjetër Bogdani ishte figurë qendrore e rezistencës anti-osmane në vitin 1689, duke mbështetur dhe nxitur kryengritjen në bashkëpunim me forcat austriake, në një kontekst ku aleancat ishin para së gjithash gjeopolitike e jo fetare.
Ai konsiderohet babai i prozës shqipe dhe një nga shtyllat e kulturës sonë.
Të krahasosh klerikët katolikë me doktrinat e Nemanjiçëve është paradoksale, pasi ishte pikërisht Kisha Katolike ajo që në mesjetë dhe gjatë Rilindjes ruajti gjuhën dhe shkrimin shqip kundër asimilimit sllav (shembulli i “Mesharit” të Gjon Buzukut apo i veprave të Budit e Bardhit).
Tani ti po sulmon një Bodgan të ri i cili gjatë gjithë jetës siç dihet hapur e publikisht ka mbrojtur qështjen shqiptare para gjithës diplomacies së së botës ku ju është dhënë rasti, pa asnjë frikë e me guxim bogdanian. Iu ka mbrojtur vëllezërit tanë të besimit islam, që në fakt qysh në vitin 1989 në Romë, para diplomacisë së lartë italine ka mbrojutur tezën se nuk bahet fjalë për islamizën fundamentalisht në Kosovë, por bëhet fjalë për kombin shqiptar që duhet të shpëtohet.
Shpëtone një komb e etni shqiptare që është më e vjetra në Europë dhe që nga këndvështrimi i sotshëm është komb i Nënës Tereze.
“Mbi kontributin e katolikëve” në UÇK dhe luftën për liri
Pretendimi se asnjë prift apo katolik nuk mori armën për UÇK-në është një fyerje për gjakun e dëshmorëve. Historia e luftës së fundit në Kosovë “është e mbushur me emra luftëtarësh katolikë” që ranë për lirinë e atdheut (si psh., Mark Lleshi me familje, e shumë të tjerë).
Për më tepër, lëvizja e pajtimit të gjaqeve e udhëhequr nga Anton Çetta (një “intelektual katolik”) ishte themeli që bashkoi shqiptarët dhe mundësoi mobilizimin e UÇK-së.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë kombëtare dhe laike, dhe çdo tentativë për ta segmentuar atë në baza fetare është një shërbim që i bëhet propagandës së armiqve të shtetit tonë.
Mbi “Tolerancën” si monopol i njërës palë
Toleranca fetare ndër shqiptarë nuk është dhuratë e njërës fe ndaj tjetrës, por është një vlerë kuintesenciale e kodit tonë gjenetik, “Feja e shqiptarit është shqiptaria”.
Nëse dikush thotë se “tolerancën po e mbajmë vetëm ne”, ai në fakt sapo e ka thyer atë tolerancë, sepse e portretizon tjetrin si një barrë apo si dikë që “duhet toleruar” dhe jo si një vëlla me të drejta të barabarta.
Mbi gjuhën e urrejtjes dhe rastet individuale
Deklaratat e papërshtatshme apo të thëna në afekt të individëve të caktuar, nuk mund dhe nuk duhet të përdoren për të stigmatizuar një institucion të tërë apo një komunitet të tërë besimtarësh.
Përgjegjësia është personale, jo kolektive.
Rasti i Dom Anton Kçirës është trajtuar gjerësisht në opinion. Ai është një figurë me kontribut të madh në historinë tonë të re, veçanërisht në organizimin dhe përfaqësimin e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara, ku angazhimi i tij patriotik është i dokumentuar. Pikërisht për këtë arsye, fjalët e tij u pritën me tronditje dhe kundërshtim.
Deklarata e kontestuar u interpretua si e rëndë dhe e papranueshme. Në kontekstin në të cilin u tha, ajo duket të ketë qenë një reagim emocional, i dalë nga dhimbja dhe zhgënjimi, jo një qëndrim doktrinar apo thirrje reale për dhunë.
Megjithatë, emocioni nuk e përjashton përgjegjësinë publike. Fakti që Dom Antoni kërkoi falje publike dhe u tërhoq nga shërbimi i tij tregon pranimin e përgjegjësisë personale.
Kjo është mënyra e duhur për ta mbyllur një çështje të tillë: me pranim gabimi dhe me reflektim, jo me instrumentalizim për përçarje të mëtejshme.
Në fund, asnjë komunitet nuk duhet gjykuar mbi bazën e një deklarate individuale. Debati duhet të mbetet te faktet dhe përgjegjësia personale, jo te fajësimi kolektiv. Njësoj siç nuk mund të gjykohet i gjithë komuniteti mysliman për veprimet e disa individëve radikalë, nuk mund të gjykohet Kisha Katolike për deklarata periferike.
Deklaratat e pafat të individëve të caktuar (si rasti i Dom Anton Kçirës, i cili është dënuar gjerësisht nga vetë komuniteti katolik dhe opinioni publik) nuk mund të përdoren për të stigmatizuar një institucion të tërë apo një komunitet.
Njësoj siç nuk mund të gjykohet i gjithë komuniteti mysliman për veprimet e disa individëve radikalë, nuk mund të gjykohet Kisha Katolike për deklarata periferike.
Shqetësimi për statistikat dhe “konvertimet”
Fokusimi te përqindjet (1.7% apo 2.2%) tregon një qasje statistikore ndaj besimit, ndërkohë që feja duhet të jetë çështje shpirtërore dhe private.
Shqetësimi i vërtetë i një hoxhe apo prifti duhet të jetë edukimi moral i rinisë dhe jo “gara” se kush po shtohet e kush po pakësohet.
Ne jemi pak shqiptarë për t’u ndarë në grupe që numërojnë njëri-tjetrin.
Z. Bislimaj dhe çdo udhëheqës tjetër fetar duhet të kuptojnë se liria e Kosovës u fitua me ndihmën e botës perëndimore dhe me gjakun e të gjithë shqiptarëve pa dallim feje. Sulmet ndaj figurave historike të dikurshme si Pjetër Bogdani apo të sotshme si Don Shani Zefi, etiketimet e lëvizjeve si “serbe” pa asnjë bazë faktike, vetëm sepse ato nuk përputhen me një agjendë të caktuar fetare, dëmtojnë rëndë imazhin e Kosovës dhe harmoninë tonë kombëtare.
Armiku i vërtetë i shqiptarëve nuk është as kisha e as xhamia, por injoranca , përçarja dhe interesi.



Nuk e njoh dhe kurre nuk kam degjuar per kryeimamin e Prizrenit.
Qendrimi i tij per Pjeter Bogdanin mi sqaron te gjitha. Edhe ai, fatkeqesisht nuk dallon shumë nga Fatmir Latifi, Shefqet Krasniqi, Mazllam Mazllami dhe dhjetera hoxhallarë te tjere qe kurrë nuk ndalen duke fyer personalitetet me te ndritura te historisë shqiptare.
Ky sapo tha se të jesh musliman do të thotë të kesh shkollën serbe: Çdo gjë ta mbshetësh në gënjeshtra, shpifje dhe etiketime.
Ky të gjitha që i ka vetë, po ia drejton, kësaj radhe, katolikëve.
Kthimi i hoxhallarëve në profesionin e klerit pas pjesëmarrësëve të tyre në UÇK dëshmon dy të vërteta:
1. Religjioni islam nuk është hyjnorë por ideologji fashiste e dhunshme moniste, dhe
2. Kyçja në UÇK. ka qenë e kërkuar nga Serbia për t’i zëvendësuar luftës dhe UÇK-ës karakterin kombëtarë me karakter të rrejshëm religjioz.
BIK-asit janë duke u shërbyer ish pushtuesëve dhe as me Zotin e as me kombin shqiptar nuk i lidhë asgjë. Sa më parë që t’a kuptojnë shqiptarët, aq më parë e përfundimisht do ta braktisin këtë trashëgimi djallëzore të ish pushtuesit otoman dhe dorë të zgjatur të pushtuesit serb.
Hoxha dhe prifti duhet “te zbresin nga kuajt” e përballjes me tone luftarake, te tregohen shqiptare të urtë e jo të shfaqen si rivalë “patriotike” folklorike!
Dialogu i juaj të rrezatojnë MIRESI e PAQE e vëllazëri e jo ndeshje gladiatorësh.
Janë keto dhe te tjera cimbisje donkishoteske që sipërfaqein mllefin e palëve! A jeni te vetë djeshëm ku ju çon kjo rrugë dhe ne cilin mulli shkon uji !
Mos bëni lojra “patriotike” por tërhiqni gjuhen e shikoni ato gjëra qe ju lejon secilit feja juaj.
Askush të mos na tregojë se fetë tuaja bënë shqiptarine.
SHQIPTARIA ka lindur para Krishtit e Muhamedit.
Mos u rrekni te shtoni radhët e besimtarëve duke bërë te tilla shfaqe vulgare.
Bëhuni qytetarë, vllazerohuni shoq me shoq dhe në faltoret tuaja predikoni vëllazëri e jo përçarje e armiqësi.
ZOTI ju ndritte mendjet e ju çlirofte zemrat.