ARKIVI:
11 Mars 2026

QUINT-i të na tregoj se a ka “Asosiacion të komunave meksikane”, “algjeriane”, “turke”, “afrikane”, “arbëreshe” në ShBA, Francë, Gjermani, Britani të Madhe e Itali?

Shkrime relevante

Trump: – Lufta është thuajse e përfunduar

President Donald Trump gestures after stepping off Air Force One, Saturday,...

Agim Vuniqi pyet se a është Tan Lepri, i dyshuari i vrasjes së Ahmet Krasniqit…?

Agim Vuniqi, Vashington A eshte Tan Lepri, i dyshuari i vrasjes së...

Shqiptarët shquhen më tepër me mosdijen e tyre, me çka i qojnë ujë në mulli shteteve armike, mendon Isa Mulaj nga Istogu

Isa Mulaj, Istog Institute for Economic Policy Research and Analyses (INEPRA) Dikush në...

Onkologët e rinj mbesin pa punë, rrezikohet largimi i tyre nga Kosova

Adem Lushaj, Deçan Në një kohë kur numri i pacientëve me sëmundje...

Shpërndaj

Shaban Murati, veteran i diplomacisë shqiptare nga Tirana
***
Pyetje retoriko-diplomatike për Quintin
-A ka “Asosiacion të komunave meksikane” në ShBA?
-A ka “Asosiacion të komunave algjeriane” në Francë?
-A ka “Asosiacion të komunave turke” në Gjermani?
-A ka “Asosiacion të komunave afrikane” në Britaninë e Madhe?
-A ka “Asosiacion të komunave shqiptare” në Itali?
Përse kërkoni “Asosiacion të komunave serbe” në Kosovë?
Nëse nuk ka qeveri të një shteti të Quintit të guxojë të shkelë Kushtetutën e vendit të vet dhe as të shkelë vendimet e Gjyatës Kushtetuese të vendit të vet, nuk kuptohet logjika e Quintit që i kërkon qeverisë së Kosovës të shkelë Kushtetutën e vendit dhe të shkelë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të ashtuquajturin “asosiacion të komunave serbe”. Nuk mund të mos quhet çudi diplomatike ose shkurtpamësi gjeopolitike fakti që nuk paska mjaftuar vatra vullkanike e destabilizimit serb dhe e separatizmit të të ashtuquajturës “serpska republika” në Bosnje-Hercegovinë, që po sjell vërdallë gjithë Perëndimin prej 27 vitesh, por iu dashka diplomacisë së Perëndimit një “serpska republika” tjetër në Kosovë, një vatër e re trazirash rajonale .
Me dashje apo pa dashje dikush apo disa në diplomacinë perëndimore po bëjnë lojën e Rusisë për një Ballkan Perëndimor si gjenerator i destabilizimit të pëhershëm. Mund të flasësh plot fjalë të bukura dhe të bësh komunikata të gjata për frenimin e influencës së Rusisë në Ballkan. Por nëse krijon artifise diplomatike dhe gjeopolitike mina me sahat si “serpska republikat” e njëpasnjëshme në Bosnje-Hercegovinë dje, në Kosovë sot, dhe nesër në Malin e Zi, kjo nuk është më vetëm dashuria gjenetike shekullore e një apo dy shteteve europiane për Serbinë. Në thelb kemi të bëjmë me një intrigë bizantine, që në strategjinë e saj të largët i shërben Rusisë dhe zgjerimit të influencës ruse në Ballkanin Perëndimor.
Nuk besoj se ka njeri iluzionin që diplomacia perëndimore nuk e din që faktori serb në Ballkan është faktor rus. Diplomacia perëndimore e din si dreqi, e megjithatë po ushtron mbi Kosovën presione të jashtëzakonëshme, të papërputhëshme me normat ndërkombëtare dhe me ligjet e vendit përkatës, që të hapë derën e prishjes sështetit dhe të vendosë gjeneratorin e destabilizimit me emrin “asosiacion i komunave serbe”. Që ironia të jetë sa më e madhe, disa diplomaci europiane bëjnë sikur janë shqetësuar për fatin e Donbasit në Ukrainë, dhe nga ana tjetër po kërkojnë krijimin e një Donbasi serb (dhe rus) në Ballkan.
Duket sikur po vjen era Mynih 1938.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu