ARKIVI:
9 Mars 2026

Rasti i presidentes e bëri të dukshme atë që njerëzit e ndiejnë çdo ditë: një klimë ku dikush e kontrollon jetën e të tjerëve

Shkrime relevante

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi

Leonora Bruçaj - Keka _____ Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi _____ N’kët ditë...

Politika është mandat dhe jo vend për ata që nuk kanë bërë kurrë asgjë jashtë saj

Prof. Dr. Sabri Tahiri Në shoqëritë demokratike politika konsiderohet një formë e...

“Kopilhanja” pseudopolitike që iu hodh në qafë Albin Kurtit

Nga Sak Muji, Rugovë-Zvicër, i përndjekur politik (1981) 11 “KOPILËT” POLITIK QË...

Ky është udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei

Mojtaba Khamenei Foto: Zyra e Udhëheqësit të Lartë Iranian / Reuters...

Shpërndaj

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë
Alarm për shoqërinë: Presioni fetar që goditi presidenten është realitet që qytetarët e përjetojnë prej dekadash
Sulmet ndaj Vjosa Osmani pse piu ujë gjatë Ramadan – të artikuluara edhe nga hoxha Mustafa Bajrami – nuk janë një episod i izoluar. Ato janë vetëm një pasqyrim publik i një presioni që shumë qytetarë në Kosovë e përjetojnë prej dekadash.
Dallimi i vetëm është ky: kur i ndodh presidentes, e sheh gjithë vendi. Kur i ndodh qytetarit të zakonshëm, shpesh mbetet e padukshme.
Prej vitesh njerëzit përballen me situata të ngjashme në jetën e përditshme. Vajzat dëgjojnë komente pse nuk mbajnë shami. Të rinjtë gjykohen pse pinë një kafe apo një pije gjatë ditës në Ramazan. Dikush turpërohet publikisht pse ha në restorant. Tjetri etiketohet si “pa fe” vetëm pse nuk ndjek rregullat fetare të dikujt tjetër.
Ky është presion social i vazhdueshëm. Jo ligjor, por moral dhe publik – një përpjekje për ta kthyer fenë nga zgjedhje personale në standard shoqëror.
Dhe pikërisht kjo është ajo që duhet të shqetësojë çdo qytetar. Sepse Kosova nuk është shtet fetar; është republikë ku secili ka të drejtë të besojë, të mos besojë, të agjërojë ose të mos agjërojë. Liria fetare nuk nënkupton imponim fetar mbi të tjerët.
Se, përndryshe , imponimi është veprim i Islamit Politik dhe jetën e të tjerëve në Islamin e tillë e kontrollon Policia e Moralit Islamik. 
Rasti i presidentes vetëm sa e bëri të dukshme atë që shumë njerëz e ndiejnë çdo ditë: një klimë ku disa individë përpiqen të kontrollojnë jetën private të të tjerëve përmes turpërimit publik.
Shoqëritë e lira nuk ndërtohen mbi frikë dhe presion moral. Ato ndërtohen mbi respektin për zgjedhjen individuale.
Prandaj ky debat nuk ka të bëjë me një gotë ujë.
Ka të bëjë me një parim shumë më të madh: nëse qytetarët do të jetojnë të lirë, apo nën presionin e vazhdueshëm të moralizimit fetar në hapësirën publike.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu