ARKIVI:
6 Mars 2026

Reagim kundër Konferencës së 7 majit 2025 në Prishtinë, të organizuar nga akademikët Sabri Hamiti, Mehmet Kraja dhe Ali Aliu

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Sabri Hamiti dhe Mehmet Kraja i injoruan krijuesit ikona të letërsisë shqipe si: Fazli Grajçevcin, Ymer Elshanin, Rexhep Elmazin….
___
Akademia e Shkencave të Kosovës në krye më Sabri Hamitin dhe Mehmet Krajën , më 7 maj 2025, e organizuan konferencën kushtuar letërsisë disidente shqiptare, e që në fakt ishte një konferencë qesharake dhe anti letërsisë së vertet disidente shqipe.
Në këtë konferencë njëditore (qesharake) dhe të njëanshme u trajtuan krijuesit kundër sistemit të Enver Hoxhës, por u harruan ose qëllimisht u injoruan krijuesit nga Kosova që më gjakun e tyre shkruan vargjet për liri dhe për vendin e punës që sot përfitojnë: Sabri Hamiti, Mehmet Kraja, Ali Ali e shumë të tjerë.
Shtrohet pyetja: si është e mundur që Akademia e Shkencave të Kosovës, të organziojë një konferencë të tillë, më buxhetin e Republikës së Kosovës e të anashkalohen e të injorohet skajshmërisht Fazli Grajçevci? (Fazli Grajçevci pas torturave shtazarke vdes në burgun e Prishtinës më 1964. )
Si është e mundur të harrohet e të injorohet poeti Rexhep Elmazi të cilin Sherbimi Sekret i Serbisë (UDB-a) e vrau tinëzisht më 16 maj 1978?
Si është e mundur të harrohet poeti dhe prozatori Ymer Elshani, të cilin forcat serbe e vranë më 17 prill 1999 bashkë më 4 djemtë e tij , gruan dhe kunatën e tij ?
Si është e mundur dhe si i lejon ndërgjegja intelektuale dhe kombëtare këta akademikë të Republikës së Kosovës të harrojnë sakrificën e krijuesve tanë pa të cilët nuk do ekzistonte Akademia e Shkencave të Kosovës, dhe pa gjakun e të cilëve sot Sabri Hamiti, Mehmet Kraja e disa tjerë, nuk do ishin akademikë të shtetit të pavarur të Kosovës?
Pse Akademia e Shkencave të Kosovës (Sabri Hamiti, Mehmet Kraja, Ali Aliu… ) nuk e trajtuan letërsinë dhe autorët tanë që thurrën vargje kundër Goli Otokut, kundër Rankoviqit, kundër Millosheviqit?
Sabri Hamiti, Ali Aliu , Mehmet Kraja, organizuan konferencë për disa shkrimtarë që publikisht deklaruan, se nuk ishin e nuk janë shqiptarë dhe morën nënshtetësi të huaj si Kasem Terbeshina.
Më këtë konferencë të 7 maj 2025, këta organizatorë, e nënshkruan vdekjën e letërsisë që u zhvillua për çlirimin e Kosovës , dhe treguan se gjatë kohës së Rankoviqit, Millosheviqit nuk kishte pushtim por bashkim-vëllazërim.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu