ARKIVI:
8 Mars 2026

Reagimi i SBASHK-ut , mos e vet se të kallxon vet

Shkrime relevante

Kur Presidetja pi ujë, shpërthem shovenizmi religjioz islamik

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi Vjosa Osmani u pa...

Lufta në Lindjen e Mesme: Ish-ministri i jashtëm i Ukrainës paralajmëron se lufta mund të arrijë në Paris

Foto: HANDOUT / AFP / NTB Dmytro Kuleba mendon se barrierat psikologjike...

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti 

Pas reagimit të  SBASHK-ut  ndaj Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK), që doli me një reagim në lidhje me gjendjen në arsimin e Kosovës. 

Sa i përket SBASHK-ut në mbajtjen e graves vitin e kaluar, gjatë gjithë muajit shtator 2022, nuk kam fare vërejtje, sepse kur është fjala për të drejtat e punëtorëve, sindikata e ka për detyrë të interesohet e të angazhohet, madje edhe në mirëqenien ekonomike, sociale e shëndetësore.  

Mirëpo, kur SBASHK-u, bashkë me Këshillin e Prindërve të nxënësve, ndërhynin edhe në orarin dhe organizimine mësimit të nxënësve, kanë rënë ndesh me të drejtat dhe detyrat e SBASHK dhe shkonte në dëm të nxënësve në nxënien e mësimit gjatë vitit shkollor. 

Për të vërtetuar këtë, ne po japim këtu më poshtë të drejtat dhe detyrat, marrë nga Statuti i SBASHK-ut: 

“- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë SBASHK), është organizatë e pavarur nga shteti dhe partitë politike, demokratike, jo-fitimprurëse,që përfaqëson interesat e të punësuarve në institucionet publike dhe private të arsimit, shkencës dhe kulturës me anëtarësim vullnetar. Përkrahë dhe mbron interesat e tyre ekonomike dhe statusin social, të drejtat e punëtorëve dhe anëtarëve të SBASHK-ut , shpreh qëndrimet e veta lidhur me ngjarjet karakteristike sociale në vendin tonë dhe në botë”. 

Në asnjë nen nuk ceket për arsimimin dhe ndërhyrjen në orarin e nxënësve, sepse me këtë do të merret vetë Ministria e Arsimit, Drejtritë Komunale dhe vetë shkollat, të çfarëdo niveli e lloji qofshin. Dhe, me ndërhyrjen e SBASHK-ut dhe të prindërve vitin e kaluar në orarin e mbajtjes së mësimit për të plotësuar mësimin e orëve të humbura gjatë grevës, ishte një ndërhyrje e padrejtë, për çka, me apo pa të drejtë, dyshohet se kjo sindikatë ishte e politizuar. 

Ky politizim del edhe sot, pikërisht me reagimin e kryetarit të SBASHK-ut ndaj Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK), që doli me një reagim në lidhje me gjendjen në arsimin e Kosovës më 15 dhjetor 2023.  

Këtu i shtoihet politizimi kur merret me emrin e kryeministrit Albin Kurti, pse vetë Rrahman Jashari është një kundërshtar i kryeministrit, prandaj e sulmon secilin që kërkon depolitizim të sindikatës, siç është në rastin konkret ASHAK-u. 

Dhe, vetë reagimi i kryetarit të SBASHK-ut në këtë mënyrë kptohet me atë thënien: Mos e vet se kallëzon vetë! 

Është për keqardhje, kur në këtë valle pati hyrë edhe Këshilli i Prindërve të nxënësve, dhe po reagonte keq në orarin e përpiluar nga për plotësimin e orëve të humbura nga greva njëmuajshe. 

Dhe, deri sa u japin vetes të drejtën e ndërhyrjes në orarin mësimor të nxënësve, përse nuk reaguan në rezultatin e shpallur nga PISA për nxënësit nga Kosova, që të ndërmarrin masa në përmirësimin e mësimit? 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu