ARKIVI:
5 Mars 2026

Rënia e një regjimi të errët, fitorja e lirisë kundër diktaturës teokratike në Iran, vrasja e Ali Khameneit si shembull

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Nga Luan Dibrani , Prishtinë

Ngjarjet e fundit që tronditën Iranin shënojnë një kthesë historike. Fundi i një regjimi shtypës nuk është tragjedi për një popull – është fillimi i lirisë së tij.

Vrasja e udhëheqësit suprem, Ali Khamenei, nuk erdhi si rrufe në qiell të hapur. Ajo ishte pasojë e dekadave të sundimit me dorë të hekurt, të ngritur mbi frikë, mbi shtypje sistematike dhe mbi një aparat teokratik që e mbajti popullin e vet të izoluar nga bota. Sistemi i ndërtuar mbi doktrinën e Ruhollah Khomeini krijoi një shtet ku zëri i lirë u hesht, gratë u shtypën, rinia u persekutua dhe kundërshtarët politikë u trajtuan si armiq.

Për dekada, Republika Islamike eksportoi tension, kërcënoi rajonin dhe shpalli armiqësi të hapur ndaj popujve të tjerë. Një ndër shënjestrat kryesore ka qenë populli mik i Izraeli, ndaj të cilit janë artikuluar thirrje të hapura për zhdukje. Asnjë komb në këtë botë nuk duhet të jetojë nën kërcënimin e shkatërrimit. E drejta për ekzistencë është e shenjtë.

Unë qëndroj fuqishëm në mbështetje të popullit izraelit dhe të drejtës së tij për vetëmbrojtje. Po ashtu përshëndes popullin mik të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili historikisht ka qëndruar në anën e lirisë dhe përballjes me regjimet represive. Një vlerësim të veçantë e shpreh për Donald Trump, për qëndrimet dhe presionin politik që kontribuoi në dobësimin e një regjimi destabilizues dhe në hapjen e rrugës drejt një realiteti të ri për popullin iranian.

Nuk duhet harruar as popullin tonë  shqiptar. Edhe ne kemi qenë në shënjestër të rrjeteve dhe strukturave të lidhura me regjimin iranian në vitet e fundit. Përvoja jonë me diktaturën na mëson se liria nuk dhurohet – ajo fitohet. Prandaj sot shqiptarët rreshtohen qartë në anën e aleatëve që mbrojnë demokracinë, në anën e Amerikës, në anën e Izraelit dhe në anën e popullit liridashës iranian.

Unë nuk gjykoj popullin iranian – përkundrazi, e përshëndes për guximin dhe qëndresën. Rënia e një diktature është fitore e kombit. Humbja e një udhëheqësi autokrat është çlirim për brezat që duan të jetojnë pa frikë.

E ardhmja e Iranit duhet të ndërtohet mbi demokraci, mbi respekt për jetën, mbi paqe me fqinjët dhe mbi dinjitet për qytetarët e vet.

Koha e regjimeve që mbahen me terror dhe ideologji përçarëse po perëndon. Koha e popujve që kërkojnë liri po lind.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu