ARKIVI:
9 Mars 2026

Republika e Kosovës befason këndshëm: Nr.1 në Evropë për rend e ligj – mediat shqiptare në heshtje!

Shkrime relevante

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi

Leonora Bruçaj - Keka _____ Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi _____ N’kët ditë...

Politika është mandat dhe jo vend për ata që nuk kanë bërë kurrë asgjë jashtë saj

Prof. Dr. Sabri Tahiri Në shoqëritë demokratike politika konsiderohet një formë e...

“Kopilhanja” pseudopolitike që iu hodh në qafë Albin Kurtit

Nga Sak Muji, Rugovë-Zvicër, i përndjekur politik (1981) 11 “KOPILËT” POLITIK QË...

Ky është udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei

Mojtaba Khamenei Foto: Zyra e Udhëheqësit të Lartë Iranian / Reuters...

Shpërndaj

Është shumë e çuditshme që pothuajse asnjë portal në gjuhën shqipe nuk e publikoi lajmin për renditjen e parë të Kosovës në fushën e rendit dhe ligjit!? Ngase, Raporti ndërkombëtar i Institutit amerikan Gallup Global Safety Report 2025 (https://kallxo.com/lajm/raporti-gallup-kosova-e-treta-ne-bote-dhe-e-para-ne-europe-per-ndjesine-e-sigurise-te-qytetaret/), ku Kosova renditet në vendin e parë në Evropë dhe të tretin në botë për nga shkalla e ndjenjës së sigurisë dhe besimit që qytetarët e Kosovës kanë ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit, dëshmon më së miri rrugën e mbarë që këto institucione kanë marrë në këtë mini “kaos” dhe ngërç shtatëmujor. Në fakt, ky rangim, që është rezultat i Indeksit të Ligjit dhe Rendit, ku Kosova me punën dhe angazhimin e saj mori 94 pikë nga 100, ngre padyshim dilema interesante si për sociologjinë e sigurisë ashtu edhe për stabilitetin e vendit.

Për t’i kuptuar dhe interpretuar më thellë këto “gjetje” të raportit amerikan, vendosa t’i analizoj fillimisht përmes ‘llupave’ të sociologjisë së zhvillimit, në mënyrë që të kemi më të qartë gjykimin, kuptimin dhe dimensionet e tij.

  1. “Llupa” e modelit të solidaritetit mekanik, të cilin sociologu Émile Durkheim me të drejtë e konceptonte dhe e trajtonte si një gjendje me lidhje e statuse të forta e të qëndrueshme sociale. Këto statuse dhe gjendje, kur i ndërlidhim me Kosovën, na bëjnë të dyshojmë se lidhjet e qëndrueshme midis farefisnisë dhe sidomos raporteve familjare, që ende ruhen e kultivohen me xhelozi, vazhdojnë të ushtrojnë ndikim si në mentalitetin ashtu edhe në etnopsikologjinë tonë sociale. Themi kështu sepse ky rrjetëzim i brendshëm, edhe sot e kësaj dite, shumë familjeve u shërben si “mburojë” morale e etike për të ruajtur si kohezionin social ashtu edhe raportet e një solidariteti që sot e gjen shumë rrallë tek popujt e tjerë. Mirëpo, meqë Kosova tashmë është “pushtuar” nga mediet sociale dhe informacionet hibride, ky tip solidariteti mekanik ngadalë por sigurt po zëvendësohet me një tjetër model – solidaritetin organik. Që i bie, se fisi, familja dhe klani sot e ushtrojnë më shumë besimin në institucione (Policia) dhe ligje (Kushtetuta), sesa në etikën dhe moralin tradicional. E përmend këtë “ecajake” edhe si shenjë emancipimi, por edhe për të kuptuar rangimin e lartë të Kosovës në Gallup Global Safety Report 2025. Pra, rasti i Kosovës dhe perceptimi i saj mbi sigurinë nuk është thjesht rezultat i statistikave të krimit, por edhe kombinim i forcës së solidaritetit shoqëror, mënyrës se si shoqëria paragjykohet nga jashtë dhe kapitalit simbolik që ajo arrin të prodhojë në arenën ndërkombëtare. Në këtë kuptim, raporti i Gallup-it nuk është vetëm një matje teknike: është edhe një dëshmi sociopolitike se kosovarët ngadalë, por sigurt, po arrijnë të ndërtojnë një ndjenjë të re legjitimiteti dhe prestigji, që i kundërshton me vetëdije si paragjykimet ashtu edhe stigmat e së kaluarës.
  2. “Llupa” e paragjykimit dhe e stigmatizimit kolektiv, të cilën Erving Goffman në veprën e tij Stigma: Notes on the Management of Spoiled Identity e shpjegon dhe e elaboron në mënyrë shkencore, dëshmon se individët, grupet dhe komunitetet shpesh mbartin etiketime negative mbi origjinën dhe realizimin e tyre identitar. Etiketime këto, të cilat në rastin e shqiptarëve, të perceptuar historikisht nga historiografia dhe akademia serbe si një identitet i padenjë për të qeverisur vetveten, dalin si perceptime paragjykuese e stigmatizuese, që deformojnë “hartën” e demografisë, gjeografisë dhe gjeopolitikës sonë në Ballkanin Perëndimor. Kur këtij konstatimi i shtojmë edhe transferimin e këtij deformimi në planin ndërkombëtar, bëhet e qartë natyra paragjykuese e botëkuptimit të ndërtuar mbi shtetësinë dhe demokracinë që po ndërtojmë në Kosovë. Kjo e arritur e Kosovës, në planin e brendshëm, pa asnjë dyshim do duhej të shfrytëzohej si shembull i mirë nga mediat tona, nga shoqëria civile dhe sidomos nga politika – të cilat, çuditërisht, e kaluan në heshtje mortore këtë fakt. Ky rangim do të mund të shfrytëzohej të paktën si kapital legjitimues si nga qeveria në dorëheqje, ashtu edhe nga opozita. E them këtë, sepse mosshfrytëzimi i një fakti të tillë, nga një institut me renome e reputacion kredibil, të paktën do të zbutte paragjykimet dhe stigmatizimet sistematike që Serbia po i zhvillon përmes luftës hibride në arenën ndërkombëtare.
  3. Ky raport më bën të dyshoj se edhe qeveria (jo edhe aq opozita, e cila nuk e ka edhe aq “obligimi” politik!) sikur të kishte pak mendjen tek konsolidimi i shtetësisë dhe i demokracisë – pra, tek largimi i narrativave të dhunës dhe krimit që po “instalohen” nga qarqe dashakeqe të Serbisë dhe shteteve që po ngurrojnë të na njohin, me qëllim të komprometimit të shtetësisë së brishtë kosovare – do ta përdorte si instrument e argument të fuqishëm për të dëshmuar si ambicien, ashtu edhe synimin e Kosovës për t’u bërë nesër një kandidate mjaft serioze dhe e denjë, si për NATO, ashtu edhe për BE. Por, në ndërkohë, jam i bindur se do e zbuste edhe “flakareshën e pezullimit”..

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu