Rezultati i emisarëve të Islamit Politik po shihet sheshazi!

Shkrime relevante

Policia e Kosovës dhe prokuroria të marrin masa të menjëhershme ndaj portalit/faqes “Zëri i Vushtrrisë”

Basri Beka, Prishtinë ____ Bëj thirrje të fortë që Policia e Kosovës dhe...

Me rastin e protestës së disa shqipfolësve për moslejimin e ndërtimit të kishës katolike në Zogaj të Vushtrrisë

Ali Ramadan Asllani, Pejë ___ REAGIM ME SHKAS ___ Me rastin e protestimit të disa...

Kur toleranca bëhet standard i dyfishtë

Dom Nikson Shabani, Prizren Përgjigje ndaj prof Milazim Kraniqit Prof. Krasniqi, ka nje problem...

Vendosja e arbneshëve në Zarë i Kruno Krstiq, studim me vlerë për Arbëneshët e Zarës

Nail Draga, Ulqin STUDIM ME VLERË  PËR ARBNESHËT E ZARËS Kruno Krstiq, Vendosja...

Niveli shqetësues i urrejtjes për gurthemelin e Kishën së Zogaj të Vushtrrisë

Elizabeta Mrijaj ____ Teksa po afrohet, Festa e Shën Nënë Terezës më 5...

Shpërndaj

Rezultati i ndikimit të emisarëve të Islamit Politik po shihet gjithnjë e më qartë. Nga ligjëratat dhe mesazhet që përcillen nëpër xhami të ndryshme, po shfaqen edhe pasoja shqetësuese në shoqërinë tonë. Veprimi i fundit në Vushtrri, sikurse edhe disa veprime të tjera, dëshmon se një pjesë e njerëzve po ndikohet nga një frymë e tillë dhe po vepron nën ndikimin e saj.
Fatkeqësisht, në frymëzimin dhe mbrojtjen e këtyre veprimeve po dalin edhe disa individë me tituj akademikë, madje edhe doktorantë, të cilët në vend që të kontribuojnë në qetësimin dhe demokratizimin e shoqërisë, po legjitimojnë ose arsyetojnë veprime që na dëmtojnë si shoqëri.
Nga këto skena, të cilat na turpërojnë para botës demokratike, duhet të nxjerrim mësim. Duhet të distancohemi qartë nga çdo formë e Islamit Politik dhe nga çdo ideologji që cenon karakterin laik, demokratik dhe perëndimor të shtetit tonë. Duhet të largohemi sa më shpejt nga kjo ideologji politike e mveshur nga petku religjioz.
Duhet të veprojmë me mjete demokratike dhe ligjore për ta neutralizuar ndikimin e ideologjive ekstremiste dhe për ta mbrojtur arsimin, institucionet dhe shoqërinë nga politizimi i fesë.
Sa më shpejt të reagojmë, aq më mirë do të jetë për shtetin dhe kombin tonë.
Ndërsa për individët që përdorin autoritetin akademik për të përhapur ideologji politike ose fetare në kundërshtim me parimet e arsimit laik, duhet të ketë përgjegjësi institucionale dhe zbatim të ligjit. Shkollat tona duhet të jenë hapësira të dijes, mendimit kritik dhe edukimit qytetar, jo terren për propagandë politike apo ideologjike

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu