Skaj një mali

Shkrime relevante

Ore shqiptarë pa plisa të bardhë, qysh po i delni Ramës përballë!

Florim Zeqa Hej, o moj Kosovë me kësulë të bardhë, shtati yt po...

Në Strasburg, takova Ambasadorin Fitor Murati, dhurova librin tim për krimet serbe në Deçan dhe diskutova mundësinë e promovimit të tij

Foto nga Strasburg-u ____ Nga: Adem Lushaj  ____ Gjatë vizitës sime në Strasburg, së bashku...

At Gjergj Fishta dhe Shqipëria e sotme dhe paralajmërimi i tij për rrezikun nga brenda, kujtime në 155 vjetorin e lindjes

23 tetor 1871 – 23 tetor 2026 ____ Nga Frank Shkreli ____  “Shqyptarë! A vagabondat...

Shpërndaj

(Në kujtim të Ngadhnjim Fetah Shehollit, në gjashtëmujorin e ndarjes së tij nga jeta, si pasojë e një aksidenti komunikacioni në Austri.)

Poezi elegjiake

Skaj një mali,
varre burrash, grash, vashash
e fëmijësh.

Portrete burrash seriozë,
të gdhendura në mermer të bardhë,
me shikim të mprehtë,
sikur kur ishin gjallë.

Disa me plisa e marama,
disa me kapela franceze,
disa me frizura
e të buzëqeshur.

Skaj këtij mali
ka varre pa gurë e pa emër,
si pasojë e çmendurisë sonë.

Fytyra grash
të stampuara në gurë,
me flokë të shprishura
nga erërat dhe stuhitë
e kohërave të pamëshirshme.

Varre vashash,
me fytyra të ndritura si hëna,
që s’arritën të bëhen nuse.

Varre djemsh të rinj,
që pabesisht u vranë
në ushtri të huaja,
në ushtri të dreqit.

Varre fëmijësh,
me shikimin kah nënat,
sikur atyre u thonë:
“Na merrni në gji!”

Në varrezat pranë malit,
edhe një varr i njomë
i një djali të ri,
mërgimtar,
që vdiq aksidentalisht
në një mision humanitar.

Djali shpirtmirë e solidar,
rritur e burrëruar në Zvicër,
edhe gjumin e bënte
me Llapin dhe Herticën.

Me këmishën e bardhë
dhe qëndrimin gatitu,
porsi ushtar,
i bën roje Atdheut,
të cilin e deshi
me shpirt e zemër.

Zogj e njerëz kalimtarë
luten për shpirtin
e djalit mërgimtar,
i cili prehet pranë gjyshit dhe gjyshes,
në varrezat e Herticës,
skaj një mali.

Arif Ejupi
Gjenevë, 22 gusht 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu