Prend Ndoja, New York______Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë të sigurisë ndërkombëtare!Sot është dita e pestë që kur forcat amerikano‑izraelite ndërmorën një ofensivë të gjerë kundër regjimit të Republikës Islamike të Iranit, Ato forca goditën një strukturë që prej dekadash është perceptuar si burim de stabilizimi, represioni dhe kërcënimi global. Në këtë çast vendimtar për fatin e rendit botëror, bota duhet të qëndrojë e bashkuar përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, në çdo përpjekje që mbron të mirën, progresin dhe dinjiteti njerëzor. Historia na mëson se e mira nuk mbijeton vetë; ajo kërkon vullnet, sakrificë dhe aleanca që besojnë te liria dhe të vlerat që e ngrenë njeriun mbi frikën dhe tiraninë. Në një kohë kur rendi ndërkombëtar përballet me sfida të mëdha dhe kërcënime që prekin sigurinë e çdo kombi, Shtetet e Bashkuara dhe bota e qytetëruar u gjendën përballë një zgjedhje të vështirë: të veprojnë sot për të shmangur një rrezik në rritje, ose të përballen nesër me pasojat shkatërrimtare të një regjimi që synon armatim bërthamor. Ambiciet bërthamore të Republikës Islamike të Iranit ka shum kohë që kanë tronditur komunitetin ndërkombëtar dhe kanë ngritur shqetësime të thella për stabilitetin global. Përballe këtij realiteti, ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara është parë nga shumë vende si një veprim i kryer në momentin e fundit të mundshëm, Ndërhyrja ishte një përpjekje për të parandaluar një katastrofë që do të prekte jo vetëm Lindjen e Mesme, por gjithë njerëzimin. Falë vendosmërisë së aleancës dhe falë Zotit, ky hap u ndërmor përpara se rreziku të merrte përmasa të pakontrollueshme. Qëllimi i Aleancës Amerikane-Izraelite nuk është lufta, por parandalimi i një kërcënimi që ka shqetësuar prej kohësh komunitetin ndërkombëtar.Në këtë kuadër, Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se synimi i tyre është të godasin strukturat e një diktature, të hapin rrugën për lirinë e popullit iranian, të çmontojnë kapacitetet bërthamore që paraqesin rrezik global dhe, pasi të jetë garantuar siguria, të largohen nga territori Iranian. Ky është një vizion që lidhet me parimin se ndërhyrja nuk është synim pushtimi.Thotë populli ynë; ”Ujku mbetet Ujk ai don…” Sipas vlerësimeve të shumë analistëve ndërkombëtarë dhe deklaratave të tyre, qeveria e mbetur e Republikës Islamike të Iranit po ndjek një strategji të rrezikshme për të zgjeruar krizën përtej kufijve të saj. Këto synime lidhen me përpjekjen për të krijuar presion ekonomik dhe gjeopolitik ndaj vendeve të Gjirit Persik dhe komunitetit ndërkombëtar. Si, dëmtimin e infrastrukturës së naftës dhe gazit në vendet fqinje, me qëllim goditjen e ekonomive të tyre dhe krijimin e pasigurisë energjetike në rajon, mbylljen ose bllokimin e ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit detar në botë, nga i cili kalon një pjesë e madhe e furnizimit global me naftë, ndërprerjen e trafikut ajror rajonal, për të krijuar kaos logjistik dhe ekonomik në vendet e Gjirit, rritjen e çmimeve globale të energjisë dhe nxitjen e inflacionit ndërkombëtar, duke përdorur krizën si mjet presioni ndaj ekonomive të mëdha botërore. ”Ali Vaez; Ai vëren se strategjia e Teheranit nuk synon vetëm mbrojtjen e regjimit, por edhe shtrirjen e dhimbjes dhe destabilitetit në rajon, pa marrë parasysh koston e rëndë për popullin iranian apo dëmtimin e marrëdhënieve me fqinijët.” Nga kjo strategji e dalur nga mbeturinat e një shteti diktatorial, Presidenti,Donald Trump, ka deklaruar se operacionet ushtarake kundër Iranit pritet të zgjasin 4 deri në 5 javë, por se SHBA ka “kapacitetin të vazhdojë shumë më gjatë” nëse është e nevojshme. Këtë e tha gjatë një ceremonie të Medaljes së Nderit, duke nënvizuar se fushata nuk ka kufizime të paracaktuara nëse situata kërkon zgjerim.”Për ne shqiptarët në diasporë dhe të mbarë botë e kemi obligim moral, të jemi lidhur ngushtë me vlerat e lirisë, demokracisë dhe aleancës historike me Shtetet e Bashkuara, kjo çështje nuk është vetëm si një një debat gjeopolitik për ne. Është një kujtesë nga e kaluara e jonë se paqja dhe siguria nuk janë të dhuruara, por kërkojnë vigjilencë, përgjegjësi dhe veprim të përbashkët. Historia jonë na ka mësuar se kur tirania avancon, heshtja është bashkëfajësi, kur rreziku rritet, veprimi i drejtë është detyrim moral.



