ARKIVI:
8 Mars 2026

Roli katastrofal për vendin i Hashim Thaçit në dialogun Kosovë – Serbi, prej vitit 2011 deri më 2020

Shkrime relevante

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Shpërndaj

ROLI I HASHIM THAÇIT NË DIALOGUN KOSOVË–SERBI (2011–2020)
Analizë sipërfaqësore e marrëveshjeve të dëmshme të Thaçit dhe Kurti si stopper i tyre”
Hashim Thaçi ishte arkitekti kryesor i dialogut me Serbinë për afro një dekadë. Fillimisht si kryeministër (2011–2014), pastaj si ministër i Jashtëm, dhe në fund si president i Kosovës.
Dialogu teknik (2011–2013) filloi në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së. Thaçi e prezantoi si “dialog teknik”, por në fakt, u trajtuan çështje shumë politike, si pranimi i dokumenteve nga Serbia (certifikatat, targat, Telekomi i Kosovës, doganat në veri, etj.). Paramendoni kush udhëhiqte bisedimet – një njeri që nuk kishte njohuri të mjaftueshme, për të mos thënë fare. Disa nga vendimet që u morën, ai as që i kuptoi se çfarë dëmi i bënin vendit. Shumë vendime u morën pa transparencë dhe duke i lënë institucionet jashtë.
Serbia, kur e pa se ky ishte një “lopë e gjallë”, përfitoi nga këto marrëveshje, dhe Vuçiç kishte dëshirë të vazhdonte dialogun me Thaçin. Ai vazhdoi ndikimin në veri dhe zotohej para qytetarëve të veriut se “çizme e shqiptarëve nuk hynë në veri”.
Në Marrëveshjen e Brukselit 2013, Thaçi dhe Ivica Daçiç nënshkruan një marrëveshje që parashihte krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe (Zajednicës).
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Serbia forcoi policinë e integruar me një komandant rajonal serb në Veri dhe rregulloi pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet lokale në Veri.
Serbia tashmë mori në kontroll institucional në veri të Kosovës, ndërsa Kosova humbi autoritetin efektiv në disa zona. Ky nënshkrim i dha Kosovës një goditje të rëndë, e cila është ende e vështirë për t’u tejkaluar.
Idenë e ndarjes, Thaçi e shfaqi publikisht në periudhën 2018–2019 si “korrigjim kufijsh”, me synimin për të siguruar një marrëveshje përfundimtare me Serbinë që do të përmbyllej me njohje reciproke. U përfol se Kosova do të jepte komunat në veri në këmbim të marrjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nga Serbia.
Çfarë ndodhi në prapaskenë?
-Thaçi ishte në kontakt të vazhdueshëm me presidentin Vuçiç, me përkrahje të heshtur nga Richard Grenell (i dërguari i presidentit Trump).
-U përgatit një plan që mund të përfshinte shkëmbim territoresh, por asnjëherë nuk u bë publik në mënyrë të plotë.
-Nuk pati konsultime me Kuvendin, partitë politike, apo popullin.
Si e ndaloi Albin Kurti këtë rrjedhë?
Kur Kurti mori pushtetin në vitin 2020, dialogu u rikthye në binarë të rinj:
-Kurti e bëri të qartë se,“Mua më keni garancion se nuk do të ketë as ndarje, as Asociacion me kompetenca ekzekutive”.
-Ai u mbështet fuqishëm nga qytetarët dhe nga shtetet që janë kundër ndryshimeve kufijsh (si Gjermania), duke thënë “Jo ndarje, jo Asociacion etnik”. Kurti para Lejçakut dhe Borellit kërkonte qasje të barabartë me Serbinë.
-Thaçi, i zënë ngushtë nga veprimet e tij, shpesh ishte nën presionin e ndërkombëtarëve, të cilët e kërcënonin duke i thënë :a po thua çfare po të thomi ne “a po të dërgojmë në çuzkë”, nga ky presion pranoi shumë marrëveshje pa kushte.
-Marrëveshjen e Ohrit (2023), Kurti nuk e nënshkroi; ai pranoi ta zbatojë në mënyrë “të njëanshme” në disa pika, por e refuzoi plotësisht krijimin e një Asociacioni me pushtet politik.
-Thaçi, i trullosur nga hetimet dhe gjykata që e preste, veproi si i pa kokë.I dorzuar para presionit të gjykates vetem ua bënte aminin marrveshjeve.
Ai trajtoi dialogun si një proces personal, jo shtetëror. Lëshoi shumë kompetenca në veri pa garanci që Serbia do ta njohë Kosovën. Veproi pa konsultim institucional dhe nuk e mbrojti Kushtetutën, sidomos kur bëhej fjalë për Zajednicën ose manastiret.
-Thaçi krijoi imazhin e “babait të Kosovës”, duke synuar ta përmbyllë karrierën politike me një marrëveshje “historike”, duke pretenduar se po e zgjidhte problemin me Serbinë. Hetimet e Speciales e gjetën nën akuzë, dhe më vonë e dërguan në Hagë.
-Krejt në fund, Thaçi e vendosi dialogun në rrugën e rrezikshme të ndarjes territoriale dhe bëri lëshime pa transparencë.
Kurti u shfaq si figurë kundërshtuese, duke ndaluar trendin e ndarjes dhe krijimin e strukturave paralele. Sot, Kosova ka sfidën e madhe të ruajë sovranitetin, të përballet me presionet ndërkombëtare dhe të mos kthehet mbrapa në marrëveshjet e dëmshme të së kaluarës.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Nderime per kete tekst dhe te Dhena Taksative e te Palekundura, qe i keni shtru ketu, i nderuari zotri Gecaj. Nes ben, nje lutje te Ju shtroj: Qe mos te e krahasoni kete person, Thaci, me “lopë e gjallë”. LOPA ne Indi, tek hinduset konsiderohet si gjallese qe simbolizon Dashnin e Nanes dhe qumshtit te saj qe e mban gjalle popullin, gjenerata te krijeses njerzore dhe/apo kombetare. E Hashim Thaci e kishte nofken “Gjerpeni”e jo pa baze si duket, ngase dhe ne Bible, ne pjesen qe i referohet Rënies së Njeriut ( mëkatit origjinal) tek libri i Zanafillës (Genesis), tek Kapitulli 3-te, rol kryesor e ka Gjerpnii. Simbolike dhe ne rastin e Kosoves. Me se Simnolike. PIKRISHT Rol kryesor ne dobsim te shtetit dhe shtetrimit te Kosoves pati Hashim Thaqi-Gjarpni.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu