ARKIVI:
5 Mars 2026

Rreth kuvendit “minimason” shqiptar të mbajtur në Prizren më 27 nëntor 1944 dhe tradhëtia e jugosllavëve

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Pamje nga Prizreni i vitit 1944

Prof. Dr. Hakif Bajrami, historian nga Prishtina

SI NA TRADHTUAN JUGOSLLAVËT MË 1944-1945

Po të studiohën dokumentet sekrete shtetërore jugosllave, franceze dhe austriake, del në shesh një e vërtetë se asnjë institucion politik dhe shtetëtor shqiptar nuk e ka pasur përnjëmend në përgjithësi për ta bërë Kosovën të paktën ekonomikisht të barabartë në federatë, ka qenë një intrigë konstante e politikës Beogrdait. Për çdo vit dallimet në mes viseve të varfura dhe atyre me të ardhura kulmore kombëtare kanë qenë duke u përkeqësuar. Prandaj çlirimi nga kjo gjendje mundej të ndodhëte  vetëm me ndihmën e forës ushtarake. Prandaj, Fadil Hoxha është mirë për rrethanat e kohës “që po taktizone,” por çarqet e Beogradit do të provojnë për t` ia hangër kokën, kur ta shohin se është momenti i tyre” shkruan Rezak Shala më 1967. Planet minimasone shqiptare nuk zbatoheshin sepse i zbulonin spiunët në Manstir, Selanik, Janinë, Stamboll, Shkodër dhe Prizren.

Ky dorëshkrim ka qendruar nga viti 1971 i përgatitur për shtyp. Por kurrë nuk i vinin momentet e volishtëshme që të dali në dritë. Informatat kryesore i kanë treguar Qamil Luzha, Ramiz Binishi. IU falenderohëm për jetë.Ndërsa inforamta për masonerinë shqiptare, sidomos për ato në Manastir,Selanik dhe Stamboll përcillëshin nga agjenturat diplomatike ruse dhe serbe në kontinuitet nga viti 1875.

Në shkrimin e këtij studimi janë marrë shumë persona në pyetje, me lejën e tyre, por disa hezitonin dhe nuk besonin se ka mundur të ngjajë diçka aq tragjike ndaj shqiptarëve, siç është dështimi i Lidhjës Prizrenit më 1881, dështimi i kryengritjeve shqiptare 1910-1912; 1918-1924 dhe tentim kryengritja e vitit 1936. E këto realitete i provoi shovinizmi serbian gjatë shekullit XIX dhe XX-t.E vërteta, ata që i kanë përgatitë planet antishqiptare janë paguar kryesisht nga Beogradi dhe një agjenturë masone me qendër në Selanik.

Literatura e emigracionit sllavë dhe shqiptar pas vitit 1945 disi ka qenë e rezervuar nga kjo temë e zbulimit të intrigave. Si duket emigracioni më tepër është marë me intrigat në mes veti, se sa që ka krijuar bindje se do të kthehet në pushtet.

Shumë tema të shtruara këtu as dje, as sot e as nesër nuk u dihet zgjidhja përfundimtare, sepse dokumentet ruhën në arkivat e fuqive të mëdha dhe gabimet e veta nuk u zbulojnë dot.

Autori nuk merr kurrfar përgjegjësie për disa mednime. E nëse krikitikohën, patjetër në interes të historisë është të ofrohën zgjidhje me referenca të kohës. Pra, shkrimi nuk ka për qëllim që të zbulojë mendime të individëve, por synon se dokumentet e rralla “flejnë” diku e që si të tilla mbesin të pavlerë.Në kuvendet e tilla merrnin pjesë edhe njerzit e armiqsuar, por nga ajo prezencë nuk ka pasur dëme aq të dukshme, të paktën të atilla që ne nuk i njohim. Lidhur me këtë, një kohë të gjatë “minimasonët ndër shqiptar janë quajtur “KRENË”. Madje atyre u janë kënduar edhe këngë, por tradhtia e tyre në dokumentet e kohës është evidente. Veprimin më kriminalë ata krenë e kanë luajtur kundër Shqipërisë etnike, sidomos kundër ngjarjeve historike si: Lidhja e Prizrenit, Lidhja e Pejës, Lidhja e Gjakovës, Lidhja e Mitrovicës, Lidhja e Krujës, Lidhja e Trieshtës, Lidhja e Shkodrës që u infiltrua në Komitetin Mbrojtja Kombëtare e Kosovës,Besa Besa e 1946 etj.

STUDIM I VONUAR PËR RROLIN HISTORIK TË KOLONEL QAZIM KOMONIT 1941-1945

(Qazim Komoni nuk evidentohet si mason askund në tri biografitë arkivore)

Më në fund në vjeshtë të vitit 1944 fati i Gjermanisë fashiste po dihej, prandaj paria politike dhe ushtarake shqiptare do të përpiqet për t` u organizuar në mbrtojtje të kufijëve të shqiptarisë etnike. Për këtë qëllëim Kolonel Qazim Komoni do ta thras një kuvend kombëtar në Prizren më 27 nëntor 1944, si përgjegje që ishte mësuar nga Kuvendi i KNÇ të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit më 18 VI 1944 në një fshat në breg të Valbonës. Në Breg të Valbonës paria partizante do t` i pranoi të gjitha kritikat intriga të Millovan Gjilllasit dërguar Shtabit Kryesor të LNÇ-ës për Kosovë si dhe Komitetit Krahinor të PKJ për Kosovë  më 28 mars 1944. Institucionet e Kosovës (pala partizane) më 18 VI 1944 Komiteti Krahinor dhe KNÇ për Kosovë kritkat e M. Gjillsit për Bujanin i shqyrtoi gjithëanëshëm.Mu për këtë Qazim Komoni do të provojë për të krijuar një kontra front kundër çetnikëve dhe partizanëve,po edhe kundër planeve komuniste të cilat i mbanin sekret si vendime jugosllavo-serbe. Pra, çdo gjë vepronin krijohejpër ta riokupuar Kosovën dhe për të treguar para botës si trevë Jugoslllave. E vërteta, kontrainformata mungonte në çdo kohë.

Mbledhja e “minimasonerisë” Prizrenit (1944) sipas Qamil Luzhës, që është intervistuar një kohë të gjatë, kishte filluar në ora 8 më 27 nëntot 1944 afër ndërtesës, ku ishte mbajtur Lidhja e Dytë e Prizrenit (në shtatot 1943).

Qazim Komoni me të hapur mbledhjen do ta caktoi rendin e ditës që ishte njohja me komandantët e viseve kufitare nga Jugu i Maqedonisë. Pra, shqyrtimi filloi nga Liqeni i Prespës që duhej t` i takonte Shqiptarisë e deri në Gostivar-Tetovë –Shkup. Për atë Zonë kufitare Ishte caktuar komandant Kolonel Fudat Osmani. Ndërsa nga Shkupi e deri në Kumanovë-Prpapashticë do të komandonte Kapiten Shefqet Shkupi. Kurse nga Prpashtica e deri në Përpellac do të komandojë Jahja Fusha .Ndërsa nga Përepellaci e deri në Kopaonik (në hekurudhë) do të komandojë  Ahmet Selaci. Nga  vija hekurudhore Mitrovicë- Kralevë, caktohej  vija kufitare sipas hartës ushtarake, dy kilomentra në jug të Leposaviqit. Në këtë vijë të frontit do të komandonte  Ibrahim Lutfiu dhe  Profesor Ymer Berisha. Nga Prapashtica e deri në Tivar do të ndihmojnë me këshilla politike: Hoxhë Visoka, Mehmet Xhakja, Mehmet Gradica e etj.

Si u organizua mbrojtja në terren flet Bedri Pejani

“Të gjithë e dijmë se prej okupatorit gjerman po lirohemi. Po të gjithë po e kuptojmë se okupatori jugoslllavë është në parag sepse i ka siell divizionet më elite për me bërë mizori ndaj popullit që nuk ka kush e mbron në Kosovë.

Të pranishimit në tubim e kishin vënë në tavolinë një hartë të Shqipërisë  etnike. Atë hartë e posedonete Bedri Bejjami nga viti 1912. Së pari fillioi me emrimin e zonave mbrojtëse të Shqipërisë Kontinentale. Në frontin Prespë-Gostivar-Shkup, Brigada u emrua me emrin “Gjemë Gostivari”, Komndant Fuad Osman (Dibra). Brigada e dytë e frontit Shkup-Kumanovë, u caktua të emrohet Brigada e “Shkupit-Kumanovës” të cilën e komandonte Kapiten Shefqet Shkupi.Bdrigada Prapashticë-Përpellac-Kopaonik-Hekurudhë u caktua të komandaojë Jahja Fusha. Brigada me propozimin e Hoxhë Visokës u prapozua ta mbajë emrin “Murat Xhakja-Shaqir Igrishta”. Brgigada Mitrovicë Plavë e Guci deri në Tivar u caktua të drejtohet nga Profesor Ymer Berisha dhe Mehmet Gradica.Brigada u caktua të mbajë emrin “Ali Pash Gucia”. (Kujtime të Qamil Luzhës).

Fjala e Halim Spahisë

Në tubim pas kësaj ndarëje fjalën  e mori Halim Spahia. Ai në fjalën  e vet të shkurt tha: Zotëni Komandant Kolonel Qazim Komoni: Betohem para Flamurit se me oficerin partiot Aqif Blytën do ta kryejmë detytën më mirë ashtu si e do koha, kombi dhe nevoja , sespse ne nuk luftojmë për troje të hueja.

Ne luftojë për me i përmirësua ato gabime që i ka ba Evropa në Berlin më 1878, në Londër më 1913 dhe në Versaj më 1919. Tani po dalin lajme se së shpejti të Mëdhejtë si: Ruzvelt, Cherchil dhe Stalin do të kuvendojnë në Teheran për me i nda interesat e veta sepse po shihet se Gjermania po e humbë luftën. Këtu mendoi unë serbianët do të luftojnë me na kualifikua si “bashkpuntorë të Hitlerit”, dhe me atë njollë të na denojnë sipas Konvantëntës Jugosllavo-Turke për shpërnguljën e shqiptarëve nga Jugosllavia nga vitit 1938. Ne këtë pazar duhet ta pamundësojmë. Po, ne i  kemi kishe dy forca atnifashiste: atë në Shqipëni që është shqiptare dhe këtë në Kosovë që është e përzieme me serbianë dhe malazezë. Mendoi se këta kanë  lidhje të ngushta me Rusisnë dhe vendimet që do të merren në Teheran që thuhet se do të fillojë në tetor 1944, së pari do t` denojnë popullsinë e Vojvodinës e pastaj popullsinë e Kosovës, në mënyrë që të krijohet Serbia e madhe. Ndërhyn Ibrahim Lutfiu: Lufta është para syve tanë, po ne disa nuk kemi pa ma larg se hundën”.

Fjalën e merr Bedri Pejani

Bedri Pejani fol për kushtet shumë të vështira për luftë në Kosovë, sepse popullsia është e përzieme dhe gati 80% e  slllavëve janë kolonistë që kanë ba krime.Këta një orë e më parë do të largohën nga Kosova. Ato krime i ka përciell detalisht LIdhja e Dytë e Prizrenit, që e ka nën komandë Xhafer Deva tani, por që nuk është e zoja për t` i dalë krah atdheut. Fillon të reagojë Xhafer Deva, por ia ndërpren fjalën Ramiz Binishi duke iu drejtuar me gisht: “Ti tani duhet të mendoish se çka ke bërë në Pejë me atë Rexhimentin tan; çka ke ba në Gjakovë, Shkodër, Lezhë, e Tiranë sidomos. Ti duhet t` i përgatitish kuferat dhe me Herman Njbaherin t` ia mësyni diku Amerikës Jugore. Po, këtu ke ardhë për me kërkue falje. Po, ne nuk kemi pushtet as kompetenca që të falim. Faljen e lejon vetëm populli. Mendo Xhafer vetëm çka ka ndhodhë në Prishtinë me rastin e pushkatimit të partiotëve në sektorin e kazeramve të ushtrisë *(ku edhe sot janë). Vetëm aty i keni pushkatuar 94 patriotë shqiptarë, të gjithë studentë dhe nxënës të rinjë të tubuem nga oficerët e Shmit Hyberit nepër Tiranë, Shkodër e Kukës.Po, kjo mbledhje nuk është gjykatore, por premtoj se si antar i ish partisë popitike e si Sekretar e Komitetit Kosovës dhe antar nderi i Komitetit Kosovës,pas vitit 1924, do të angazhohem me tërë autoritetin tim me Asim Luzhën, Miftar Llauashën, Emrush Miftarin, Ibrahim Lutfiun, Jahja Fushën dhe shumë iridenista që t` i themrlojmë disa brigadad mbrojtëse, nga kreshinkët e Dukagjinit. Nëse në Dukagjn përdorët përvoja e luftës Azem Galicës, atëherë suksesi jonë do të sjellë një shansë të re në caktimin e fatit tonë sepse të Mëdhenjët e kanë vrejtur gabimin që e kanë ba me coptimin e trojeve tona nepër konferenca dipomatike.

Fjalë e merr Hoxhë Visoka

Zotëni, eminencë e nderueme e kryesisë: Ju e dini se pushkën kundër okupatorit nuk  e kam ndalë kurrë. Më 1917 kam organizue çlirimin e Kushumilisë, e cila dikur ishte e banueme vetëm me shqiptarë. Bile aty e kam krye Idadiën te Myderriz Faik Efendia- ivjetri. Kohë pas kohe kem pasë probleme me serbianë. Por prej 19 VI 1889 kur Murat Xhakja si muhaxher e vrau në derë të konzullatit Lluka Marinkoviiqin në Prishtinë, i cili ishte konzulli kryesor në vijaljet, sulmet serbe nuk janë ndalur kurrë. Sidomos pas vitit 1889 sulmet kanë kenë dukuni gjatë bozhiqeve, siç ka ngja në Krahinën e Bihorit në janar 1943 dhe në Majevicë të Bosnjës, sepse çetnikët e as partizantët sllavë në Kosovë nuk kanë guxue të hyjnë kurrë, të paktën në Llap, Gallap e Përmalinë. Këtë histori e di detalisht. E vërteta kam kenë nënprefekti i parë në Llap në prill 1941, por të nesermen e kam lëshuar urdhënin se familjet sllave sidomos koloniste nuk guxhohet t` sulmohën. Ato i dijnë fajet e veta dhe tash do të largohen vet, sepse ne e dijmë sa femra të familjeve shqiptare kanë lindë nepër burgje të marruna peng, nga po këta xhelat si eksponent të pushteti serbian.

Ato famlije koloniste që janë largue ose janë shpërngulë ose janë majtë nga farë e fisi shqiptar deri tash, duhet hetuar pse ka ndodhë ky fenomen. Por, një dukuni ka kenë e pakëputun se xhanarët dhe ushtarët serbianë i kanë përciellë se kush po u ndihmonë me ushqim dhe gjana të nevojshme jetësore shqiptarët nga vitit 1918.Pra, disi seicii të mirën ka provue ta kthej me të mirë më 1941. Ka pasë edhe pushkatime publike të shqiptarëve se kush po i ndihmon siç është rasti me: Sharbanin, Belepojën, Prpashticën, Popovon, Ballofcin, Murgullën dhe vende të të tjera  ku familjet shqiptare janë diegë për së gjallë ngja xhanarët dhe kolonistët, sidomos.Pra, populli i mban në men ato mizori. Lidhun me këtë së pari në Parlamet i reagova Kryetarit të Parlamentit Jugosllav më 1920. E pastaj ka reague Aqif Blyta e Ferat Draga si “Xhemjetli”. Por diskutimet tona as që janë lejue të botohën nga pushteti. E këtë dukuni e kemi debatuue me Nazim Gafurrin, të ciin e vranë serbianët, por me propogandë i a lanë shqiptarit për me i hasmua nermjet veti . Po për ta kuptue realitetin tinzishtë me Bajram Ajvazin dhe Bislim Batllavën i kemi tregue fisit të Nazimit se Hasan Merkoja nuk  asht dorasi.

Dihet fare mirë që luftën që e drejtojnë partizantët si po tregohën lajmet nga Treshja e mdhe, këta do të fitojnë luftën. Tani më dihet se gjermanët kanë filluar disa përgatitje për me u largue nga Greqia. Si duket edhe këta  (nazistët)nji Luftë të tretë, do të provojnë ta organizojnë në Kosovë.(!!)Në esencë në këtë lloj lufte nuk  besoj, por bullgarët që kanë marrr anë kah Rusia janë të furnizuem me çdo gjë. Ata kanë topa dhe mitraloza, ne kemi pushkë dhe mitraloza të vjetër pa siguri se do të kemi municion për luftë të gatë. Për ndryshe kreshnikët e Llapit dhe Drenicës nuk do të zbrapsen nga istikamet pa e derdhë edhe pika e fundit të gjakut.Në anën tjetër serbianët për çdo ditë shihet kah i drejtojnë topat kah Kosova. Kjo do të thot se lufta në Kosovë do të jetë tragjike dhe e gjatë për shqiptarë.

E merr fjalën Jahja Fusha

Të dashun Zotëni due t` ua paraqes një fenomen se serbët e kanë përparësiënë së po vishën në tesha komëtare shqiptare dhe po vrasin civilë serbian dhe ato krime po ua servojnë gjermanëve, të cilët po u besojnë më tepër se neve. Ne, në dy takime, ua kemi shtrue pyetjën të cilit katund janë ato viktima, që ata po ua servojnë ushtarëve të Rajhut.Askush nuk dinë të tregojë se kush janë ata të vramë. Madje ua kemi kërkuar letrat e identitetit në prezencë të gjermanëve, por ato nuk i kanë. Propoganda e serbëve po shkon në atë drejtim të na kualifikojnë para fituesëve të luftës se kemi qenë me okpatorin. Ju them se me okupatorin gjerman nuk ka qenë asnjë shqiptar, përpos që janë gëzuar që u larguen sllavët dhe gjermanët na i kanë lejue shkollat. Për ndryshe okpatori në trevat tona nuk ka investuar asgjë, vetëm se ka plaçkitë mall për fabrikat e veta si dhe është përpiekë t` na dergojë në frontin e rusisë për luftë. Por  asaj thirrje askush nuk iu ka përgjegjë popzitivisht. Të gjithë të ftuemit janë largue nga shtëpitë dhe tash shumica janë partizanë. Vetëm në Rrethin e Llapit partizanët e Batalonit “Meto Bajraktari” janë pesë fishue në numër më 1944.

Mizoritë serbe i njohim të gjithë, por si të organizohemi e ta mbrojmë kufinin është përparsi mbi të gjitha. Unë garantoj se me dy memhemetat (Mehmet Gradica dhe Mehmet Xhajka) do të janë Llapi dhe Drenica. Ata kanë die dhe guxim për luftë frontale dhe komandë ushtarake, sepse lufta nepër çeta gjithëmonë na ka siellë humje. Okupatori ka sulmue me brigada e batalone, ne kemi sulmue nga pritat me nga 4 deri 5 kreshinkë. Këta tanët kanë qëndrue deri në fishekun e funit në istikame. Prandaj e lus Kolonel Qazim Komonin dhe Ibrahim Lutfiun me Adem Vocën, që luftën ta organizojmë frontale, sepse armatim do të kemi mjaftueshëm. Për momentin në Llap dhe Drenicë mun të organizohën dy brigada e nosha do të ngritën në divizion nga dezerterët që po largohën nga Divizioni “Skenderbeg” për çdo ditë.Për ndryshe kurrë nga viti 1941 nuk ka qenë më lehtë për të sigurue armatim se tani. Frontet janë të hapuna nga të gjitha anët.Okupatori duhet ta kuptojë se fronti jonë asht t` i mrojmë tokat tona. Brenga e okupatorit sot asht vetëm nji: si të largohet nga Kosova pa luftë, pa dëme të mëdha.

Motivimet tona për luftë mbrojtëse kunër okupatorit serbian populli po i  kupton si detyrë kombëtare. Kjo asht përparisa jonë.

Tani okpatori e ka vetëm një motiv, si të lagrgohet nga Greqia. Zotëni Fuat Osmani do të dëshmojë se dinë më e ba luftën, ndërsa neve do të na ndihmojë se si të mos vijmë në konfklikt me Divizionet gjermane, “Llanger” në Llap, me Divizionin “Bredov” në Gjilan, me Divizionin “Shollc” që po e siguron hekurudhën Shkup-Kralevë. Nga Divizioni “Skenderbeg” do të kemi edhe armatim edhe luftarë të regjun. Planet i kemi të mira, por duhet ta dijmë se gjrmanët po i favorizojnë serbët që Divizionet e tyne të hyjnë në Kosovë për qëllime strategjike, ashtu si po udhëzojnë disa oficerë anglezë. Këto ditë nihet në Llap kërcnimi çetnik. Janë shpërnda parulla se: “Lumejtë Llapi dhe Sitnica do ta bajnë koka të shqiptarëve për dy muaj”. Populli është kah jeton në panikë të madhë. Pra, ne duhet të përgatitemi për luftë, por edhe për propogandë. Ali Shasivari detyrën e propogadës po e kryen shkelqyeshëm.Po obligimet duhet t` i harmonizojmë.

Fjalëne merr Aqif Blyta i Pazarit Ri

I drejtohet Fadil Hoxhës: “Me tu drejtua  TY me shok apo zotëni Fadil , të kuptoj se je në gjendje të rëndë. Je ndermjet dy fronteve. Me një anjë serbët të ruajnë se u nevoitesh, n` anën tjetr shqiptarët nuk duen me të vra se ti vërtetë je në luftë, në një frontë me fitimtarin.Për kuptimin  tim TI je patriot  i patremshëm. Këtë fakt e ke tregue në Konferencën e Bujanit për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipninë. Dokumentat e atyshëm janë të rrethanave, por mirë të shtrueme politikisht.

Ka kenë e nevojshma si njeri i informuam të na ianformojsh për Vendimet e Konferencës Teheranit në mes Cherchillit, Ruzvelltit dhe Stalinit. Informata asht botue në shtypin kroat, pranaj e keni obligim të na njohtoni në këtë tubim se e meriton.Jam i sigurtë se jeni i informuem dhe këtu jeni si antifashist shqiptar me autorizime të nalta, sepse e përfaqsoni Kosovën.

Tani po flas për nji dukuni që serbianët, kroatët, sllovenët, malazezët, maqedonët,boshnjakët u bënë Jugosllavë. Qëllimi i kësaj intrige nga krali serbian (1933) ishte që një ditë t` i shpallë serbianë të gjithë. E, nëse serbët tentojnë më e grabitë tanë shtetin, nji ditë kanë më e humb të tanin. Ajo ditë ka me ardhë”.

Fjalën e merr Emrush Miftari

Unë jam luftar i Spanjës dhe kam pervojë të luftës frontale dhe guerile.Lufta në Kosvë që po e organizjnë partizanët është luftë guerile, sepse nuk ka as fuqi njerzore e as armatim me i dal në ball okupatorit gjerman. Nji e mirë asht këtu që partizanët nuk po kërcnohën fare ndaj popullsisë, ndërsa çetnikët po lëshojnë parulla (Mashan Xhuroviqi etj): “Kur të hyni në Kosovë, vrani arnautë dhe gjermanë, e kur të fillon lufta definitive, Llapi e Sitinca kanë me bajtë kufoma të arnautëve, por edhe atëherë duhet të dihet se lufta nuk ka marue”. E për me marue lufta më shpejtë, Tito ka shpallë në Kosovë mobilizim. E mobilizimin po don me ba në kuadër të pushtetit ushtarak. Vetëm atëherë do ta kuptojmë se në çfar gracke ka ra Fadil Hoxha që po e bënë luftën me ta. E vërteta, unë mendoi se Fadili si patriot që asht luftën do ta drejton me fitue Kosova, pra nuk është në shpirtin e Fadilit çashtja shqiptare aq e theksuesheme, e as çështja serbe, por kufijtë e Kosovës me u ditë ku janë. Këtu Fadili do ta ketë më së vështiri të qëndrojë në frontin antifashist. Lufta e Fadilit do të përfundojë me fitore të partizanëve (të Fadil Hoxhës), por droj se pas largimit gjerman ka me pasë keqpërdorime nga ana e kolonistëve të cilët do të provojnë të plaçkitin ende toka tjera shqiptare po edhe të ushtrojnë dhunë të re. Kjo dhunë vrehet te kolonistët malazezë dhe bellorusë që janë arratisë nga Rusia pas vitit 1918.Ndoshta do të ishte mirë me i njohtë raportet në mes partizanëve dhe çetnikëve, sepse po flitet që Tito do t` i amnestoi për çështje gjeopolitike.

Fjalën e merr Halim Spahia i cili fol edhe n`emër të Muharrem Bajrkatarit

Mue më duket se kunderthënjeve në mes serbëve dhe sllavëve të tjerë, Tita do t` ua mbaj krahun serbianëve sepse janë më shumë dhe kanë pervojë më tepër në ndertimin e shtetësisë. Ndërsa shtetësinë tonë do ta luftojnë fuqitë e mdha shumë tinzisht, sepse nuk duen që krimet e tyne të bien poshtë e që i kanë ba nepër kongrese e konferenca në të kaluemen. Edhe një element, këto fuqi po provojnë ta nxierrin Serbinë lidere të luftës në Ballkan, ndersa Rusët po provojnë lider ta nxierrin Bullgarinë. Nëse nuk munen t` i nxierrin sipas mendimit tyne, atëherrë do të provojnë t` i bashkojnë sllavët në një shtet. (Shpërthen Adem Voca,por jo ma në dëm të tokave tona, se Kosova asht shitë disa herë, e sidomos Trepça, po me pazare të reja tinzare mund ta shesin, por pa neve”).

E vazhdon fjalën Halim Spahia: Çfar kuptimi ka mobolizimi në Kosovë për luftë në Srem dhe Adriatik. Diku rreth 27000 shqiptarë janë të mobilizuem në Kosovë. Shumica prej tyne janë largue nga kjo Krahinë shqiptare për këtë qëllim. Por kundërthënja le të kuptohët se mobilizimin e bëjnë jugosllavët. Shqiptarët i deportojmë andej në Perendim, ndersa Beogradi i dërgon TRI divizione serbe në Kosovë:  dërgohën Dy brigada malazeze dhe dërgohet Nji brigadë maqedone në Kosovë. Kosova praktikishte ka mbetë pa elitën rinore. Dhe ky pazar bëhet me qellëm që kjo trevë shqiptare të ndahet. Drejtimin ushtarak tani më dihet nga gazeatat e kishes se e ka marrë Kolonel Sava Derleviqi. Ai po përgaditët me të gjitha mjetet me ushtrue pushtet ushtarak serbian për nja 20 vjet, kurse në anën tjetër do të insistojnë shqiptarët t` i detyrojë të shpërngulën. Po kanë metoda tjera të përgadituna për çdo gjë që Shqipënisë mos t` i ndihet zani. Pra shqiptarët deportohën në Perendim të vendit, bile të pa armatosun, kurse sllavët vijnë si ushtarak këndej. Ky skenar po shihet se në cilët binar do të na shpje.

Lidhun me këtë, Ju shoku Fadil Hoxha duhet të ndiheni përgjegjës nëse ndodhë ndamja e Kosovës në mes Malit Zi dhe Serbisë, ku do të hapën mundësi që në “hise” të hynë edhe Maqedonina. Mu për këte këtë Tubim, unë e quaj historik, sepse këtu duhet të ndihet fjala ushtarake , fjala e forcës  mbrojtjës me armë. Këtu duhet të lidhemi me Besa-Besë, por jo me zemër të ngushtë ideologjike, sepse kombi nuk mbrohet me ideologji.

Ja këtu asht Mehmet Hoxha.  Bisedat me te po flitët se janë të rregullta që Kosova të shkojë me Beogrdain e jo me Tiranën. Si duket edhe Enver Hoxha për ta marrë pushtetin nuk do të reagojë për këtë pazar tradhtie fare.Lidhur me këtë, Mehmeti po detyrohet që të këkojë takim special me Titon. Dhe takimi si duket do të pranohet atëherë kur t` i kryejnë të gjitha pazaret dhe neve do të na thrrasin në fund për me ia ba aminin.Me këtë po mundohën të na qesin para punës kryeme: me fjalë të mëdha-ka thanë Cherchilli, ka thanë Ruzvelti, ka urdhënue Stalini, pa thënë e urdhënue fare, po donë të na tradhtojnë.

Ju Zotni Qazim Komoni, sigurisht se do të keni pasoja, për këtë, sepse Pavle Joviqeviq nuk është për punë tjera por për përciellje të situatës me e siellë Kosovën në kushte të vitit 1919.Kjo është detyra speciale e tij tani për tani. Ai si komunist po folë mirë, por grepat i ka të lidhun në Beograd.

Nji problem asht katastrofal që tani, sepse ka hy në Kosovë njëfra Spasoje Xhakoviq, kolonist nga Gjakova dhe po thot se jam shef i OZNËS. Prej atyne qyteteve që asht largue okupatori gjerman ky Spasoja e ka mbush me burgje, ku mrena (të ngujuem) janë vetëm shqiptarët, pa asnjë faj. Në Gjakovë edhe odat e shqiptarëve i ka kthye në burgje sepse tri divizionet serbe i ka pas veti. Pra çdo podrum në Kosovë sot e ka kthye në burg. Aty të burgosunit nuk i viziton askush dhe po flitet se ata po vdesin pa ushqim.

Sod në Kosovë, ku janë shtëpitë e mira, nalt rrinë e hanë xhanarët e divizioneve serbe, poshtë nepër podrume rrinë të lidhur tre nga tre shqiptarë, pa ba asgjë. Këto informata lë t` i verteton Shoku Fadil.

Të shiqohet struktura e nëpuëseve nepër viset prej kah asht largue gjermani.  Pushteti partizan po sillet sikurse ai i kralit. Këti tubimi në fund partizano-çetnikët do t` u drejtohën partizanëve të Fadil Hoxhës: “shqiptarët po organizohën me e mbrojtë Hitlerin”. Dhe kur thuhet kështu ngritu e mbroje Kosovën para Anglo-Amerikanëve. Jo ska shansë. E ne për mrojtje të kufinit nuk kemi kazerma, nuk kemi armatim, nuk kemi oficerë spsecialista, nuk kemi gjelltore, nuk kemi mjekë,nuk kemi shërbim sanitar, e çka jo.Po me u nalë nuk guxojmë sepse jemi borqli para popullit tonë.

Intervenon Pavle Joviqeviq që ishte kthye në kuvend:” Kur ta fitojmë ne partizanët lirinë, ushtarët shqiptarë do të bëjnë talim shqip. Ndërhyn Halim Spahija: Ta “…” lirinë edhe talimin që ta siellin solldatët serbianë. Ky Pavli asht kolonist nga Peja. Pronë të mdhe pati grabitë prej shqiptarëve.E tash sjellë dokrra këtu. Po nji fakt duhet ta dini se Serbia më 1918 këtyne “cernogorëve” ua pati grabitë: historinë, emnin, dinastinë, shtetit tyne ia humbi emnin, gjuhën e tyne e konvertuen në serbishte, pra Malit Zi ia humbën identitetin, dhe deri më 1941 malazezët ishin në Kosovë çdo gjë në emën të serbianëve.Kolonisti  kishte të drejtë me të vra, me ta marr shpinë dhe me të përzanë për Turki.Këtë politikë e bënin serbët për me mbetë vetë në krime “anash”. Po tani janë strukavë si pulat”.

Madje me neve serbianët janë siellë nga ana shtetënore që shqiptari nuk guxon me i pasë më shumë se 0, 40 ari tokë. E ai ligj i detyronte shqiptarët që me dhunë të shpërngulën në Turqi.Beogradi e pati ba edhe Konventën me detyriim me u shpërngul në Turqi të gjithë shqiptarët. Faji më i madhe për me të diegë për së gjalli ishte më e gjetë ndonji shkrim shqip në ndonji familje.Jo rezhimi i Hitlerit ka kenë më i mirë, sepse shkollat shqip askush nuk t` i ka ndalue nga gjermanët. Këtë e thot populli sot ashiqare. Madje asht një fjalë popullore: Në dash me pasë një popull në robni pa telashe, ndaloja shkollimin në gjuhën amtare”.

Madje më 1919-1921 u bënë rrafsh me tokë 132 katune shqiptare me bomba, pa asnjë arsye. Prej tyne 14 katune në Rugovë, 26 katuna në Llap. 8 katune në Gjilan, 4 katune në Prizren. Drenica u kthye në shkrum e hi.Më 1941 u pren ushtarët shqiptar në gjumë në: Mitrovicë, Pejë, Prizren,Gjilan, Ferizaj, Shkup, kudo që kishte shqiptarë. Tani krijohet një reagim nga Pavle Joviqeviqi, që ishte kthye në tubim.  Foli se: “Jeni të ngarkuem”.

Po, mos u merzit Pavle se Ti je nën Besën shqiptare. Ti je betue se nuk do të flasish çka asht folë këtu. Pavli: e hjek kapelën dhe thot: BETOHËM.Dhe, prap del nga tubimi.Fol Pavle se Ty nuk të besojmë, por të tolerojmë, sepse kështë asht zakoni!

Fjalën e merr përfaqsuesi i së majtës politike shqiptare Bedri Pejani

Ju të nderuem patriotë ma kemi besuar që Rrezolutën e këtij tubimi ta bëjë me shkrim dhe t` ua dorëzojë stenografëve, të cilët i njoh si ushtarak, e që njani asht nga Tirana dhe tjetri asht nga Dibra.Rrezoluta asht e skicueme dhe e përfundueme në ato mendimet e mia. Por Ju do të jeni ata që ia jepni fjalën përfundimtare.

Tani do të flasi pak për historinë tonë të dhimëshme, të paktën do të flas për në dy shekujt e fundit. Ne kemi ba luftë të drejtë çlirimtare dhe kurrë nuk kemi aspirue territore të huja.Tani asht momenti që në këtë Kuven ta ngrisim tubimin në nivelin për të cilin asht ftue si ide. Keni lëshue fjalime me përpmbajtje, të shkurta po domethënëse. Kur e patëm shkrue Rrezolutën e pavarësisë më 28 XI 1912 ajo u aprovua njëzani nga specialistët. Por doli problemi kush ta lexon shqip, jo pse shqip nuk dishin, po pse alfabetin nuk e kishin mësue ende disa. Për këtë dukuni Luigj Gurakuqi e kapte kokën dhe vetëm sa nuk qante. E pati qetsue Dom Fishta dhe Dom Nikollë Kaçorri. Po lëne këtë, po edhe në tubimet e mëvonshme ne kemi ba personalitetin kryeministër (S.D), e ai nuk ishte aty, po edhe nuk fliste shqip si duhet.Më tutje, janë ba dokumentët në Konferencën e Bujanit shqip dhe serbisht. Shtrohet pyetja, kush t` i lexojë në popull shqip!!!

TANI, fjala është se tubimi i jonë duhet të përgjigjet në TRI pyetje:Çka është në te FILOZOFI  me interes  POLICOR, FILOZOFI POLITIKE DHE FILOZOFI SHTETËNORE. Të kuptohemi të gjitha tubimet tona historike deri tani kanë kenë Filozofi policore: si ta ndertojmë aparaturën ushtarako policore, tue menue se ajo ndërtohet me persona që e njohin zanatin. Por zanti i oficerit dhe zanati i policit janë çështje të ndryshme. Burrë shteti nuk ka nevojë të mësojë se si organizohet një çetë ushtarke apo policore.Por burrështeti  ka për detyrë t` organizojë me ndihmën e partive një tubim zgjedhor prej të cilit del Kushtetuta. Ajo Kushtetutë mund të bazohët prej kushtetutave më të mira të botës. Në  konceptin e burrështetit asht ndërtue për shtet, anatomia e politikanit, asht e ndertueme për pushtet që i ndihmon shtetit si shtyllë në të gjitha lëmitë dhe duhet të jet fjalë e sakt eksplicite, fjala e parë dhe e fundit për një shoqëni që don të ndertojë shtet,të cilit i duhet një popull: nji gjuhë, nji kryeqytet, nji ushtri, nji polici, nji diplomaci, nji drejtësi, nji politikë e finansave, nji treg i mbrojtun me ligje, nji ndamje administrative që merr detyra nga qendra dhe nxjerr detyra nga mrena, por gjithëmonë në interes të popullit.

Unë dihet se me ide politike jam i majtë. Por kur asht fjala te ndertimi i shtetit, filozofia jonë kombëtare duhet mendoi në sigurimin e nji miku që GARANTON. E ne kemi pas aleatë politikë, por nuk kemi pasë aleatë që e kanë sigurue shqtetin tonë. Bje fjala shtetin ton kurrë Hitleri nuk e ka pranue. Madje tri ambasada që i kemi propozue si përfaqësi na i ka rrefuzue: një një Zvicer, një një Turqi dhe një në Bullgari, për dallim të vendve tjera që asht siell ndryshe. Hulumtoni këto fenomene dhe mos të na qesin hi syve se kemi krijuar Shqipërinë me Lidhjën e Dytë të Prizrenit, ndërsa rrogat nëpunësit i kanë marrë prej Kraiskomandaturës Mitrovivëcës, i kanë marrë në Beograd, Po ashtu ka ngja me Zonë e okupimit bullgar dhe grek.

Ne duhet të dijmë çfar shteti po krijojmë

Tani në tokat shqiptare janë jo më pak se 20 tarafe politike, seicili më karagjoz se tjetri. Madje dhe Konferenca e Bujnaiit nuk ka krijue konceptin se si duhet ndërtohet Kosova. Ato, konceptet kalojnë  prej bashkimit me Shqipënië, e deri te realiteti se jemi pjesë integrale e Jugosllavisë federative, e në federatë nuk figurojmë fare, sepse Tita nuk ua prish planet serbianëve. Kështu na mësojnë dokumentet zyrtare.Kosova nuk përmenet askund në dokumentet e AVNOJ-it. E mospërmenja nuk asht taktike, as dykuptimore, por shkurt aty Kosovë si njisi nuk ka.

Filozofia politike dhe policore nuk janë konvergjente

Filozofia shtetënore duhet të ketë harmoni kombëtare. Vetëm shtetët e tilla ndërtohet si shtete të garantueme dhe të fuqishme sepse drejtsia vjen nga poshtë naltë, kurse në shtetet policore dhe ushtarake drejtësia vjen nga naltë- poshtë. Në shtetët e garantueme në piramidat e saj, spejegohet sa më naltë përgjrgjësia asht më e madhe, se sa në rangun e poshtëm të shoqnisë. Mjerishstë ky obligim njerëzor nuk ngjan në praktikë kurrë.E shtrohet pyetja çka i ka shkatrruar prtrandoritë, faktori i mrenshëm apo i jashtëm?Unë mendoi se faktori i mrenshëm.

Sipas përcielljeve të mia perandoritë gjithëmonë i ka shkatrrue faktori i mrenëshëm. Kjo do të thot se shteti i tillë nuk mun të funksionojë, pa zbulime të reja. Pra një shoqëni ku rreth tij kanë lulzuar ide dhe zbulime të reja munet të jetojë gjatë. Aty duhet nalë dhe lexue sa asht “ora e historisë”.Në lidhje me këtë në disa perandori asht i njohun fakti se asnji dijetar i angazhuem që ta zbulojnë dhe harmonizojnë konceptin më idealin praktik të shtetit nuk ka funksionue aq lëmueshëm fjala dhe mësimi. Flas për shtetet e deshtueme. Deri me tash askush këtij qëllimi nuk ia ka dalë të zbulojë se çka është shteti në esencë. Por, shkenca një ditë do ta zbulojë,  tue punue menjet e dituna.

Po ka shtete skllavopronare, feudale, kapitaliste, socialiste. E  kur shteti kapitalist nuk pati forcë dhe dituni për të qëndrue në ball të idesë prijse në shtet, e kur filluen manipulimet e ndryshme të nxënë vend në teori, atëherë çështja shtetënore socialiste mori karakter despotik dhe prap idea historike meti në gjysmë të rrugës së zhvillimit.

Sod do të ishte e arritur epokale nëse gjinet koncepti se ky shtet me këto e këto realitete asht dhe metet më i përkryemi.Pra njeriu i ditun duhet mendoi për një shoqëni më të përkryeme edhe sot e gjithëmonë.

Bedri Pejani në fund të tubimit e shtron pyetjën: Pse ky Xhafer Deva iku nga tubimi. Shtrohet pyetja? Kush e ka ftue. Po ky tubim asht specifik se kemi thënë se ftohet në “BESË të Kombit”. Ku e ka gjetë ky shtegun e me ardhë sepse me i nuhatë gjanat din. Po ky a e dinë se prej vititit 1941 i sherben Gestapos, a  e dinë se ky e themeloi Regjimentin “Kosova” dhe dihet me atë Xhelalin (S) çfar kanë ba në Tiranë, Krumë, Lezhë, Shkodër, Kukës, Prizren, Pejë e në Prishtinë.Aty ku ishte shtabi i ushtrisë jugosllave në Prishtinë, aty u vëndos Fon Ler (Komandant i ushtrisë “E” me Shmit Hyberin dhe suitën e tij në tetor 1944, kur po terhiqeshin nga Greqia. Aty, për nji ditë u pushkatuan me urdhën të tij 94 patriotë shqiptarë , të gjithë të rinjë nga Shqipënia Bregdetare. Asnji nuk ishte komunist, por ishin antinazista.Le të menojnë komunistat e t` i përvetsojnë se ishin të tyne. Atëherë shumë më keq që nuk i mrojtën edhe me armë. Po ky Deva në prezencë të Gjeneral  Fon  Lerit e vrau Andre Garallajin në Mitrovicë. Bile në shej reagimi do të shkruaj më vonë përciellsi i tij ia vrau edhe qenin. Të kuptohemi shpia e Garallaiqëve ishte më e mira në qytet dhe atë Fon Ler e shëndrroi në shtab të Armatës “E” për disa ditë, duke e terhiek Shtabin për Sarajevë.

Po i japi fund fjalimit se kriminelët duhet të denohën pa mëshirë. Po , ne si ta gjejmë mënyrën për ta krijue shtetin kombëtar le të jetë detyra jonë parësore: t` i shënojmë pra vijat kufitare në çdo zonë (Jahja Fusha: Në Zonën e Llapit asht shenue çdo detal).dhe ta krijojmë institucionin që do ta drejtojë mbrojtjën. Na qoftë puna e mbarë.

***

-Në kuven u muar vendimi që:Të gjitha dokumentet nga ky tubim historik duhet të ruhën dhe t`i dorëzohën Delegacionit që ta përfaqsojë Shqiptarinë me dokumente, në Konferencën e ardhëshme të paqës. Ato dokumente, (siç dihet i janë dorëzuar Ramiz Alisë) dhe fati i tyre nuk dihet.Pra stenogramet dhe hartat e shumta të vijave kufitare duhët të hulumtohën.Fatkeqsisht ato dokumente nuk u prezantuan në Paris më 1946.

Po çka ndodhi në Paris më 1946? Jugosllavët për mos me dal Çështja e Kosovës në rend dite, filluan ta “mbrojnë” Shqipërinë (Kardeli, Mosha, Bebleri). Në këtë mënyrë çështja e Kosovës (Shqipërisë Kontinentale” u hesht.(Këto fjali nuk janë të Bedris, por janë nxierr nga dokumentet e kohës-hb).

Flet Fadil Hoxha

Të gjithë të pranishmit kthehen kah Ai për ta ndëgjuar fjalimin e tij. Disa janë të mërrolur e disa janë të gëzuem se ky luftën çlirimtare e ka seriozisht.” Të peanishëm të nderuem, ky Kuven po mahet nji ditë para fesrës komtare të shpalljës pavarësisë. Nuk jam hy në luftë për nishana as për pasuni. Qëllimi im asht që ta luftojmë nazifashizmin dhe çdo mundësi që të kthehet krali i Serbisë në pushtet në Kosovë. Qellimi im asht që Kosova nga kjo luftë të dal fitimtare dh t` i bashkohet Shqipnisë. E kjo punë që kërkohet këtu që të vizatohën kah janë kufijtë e Shqiptanisë më ka bind se e meriton të jam me juve këtu. Më duket se qëllimin e luftës sonë partizane e kuptuat.

Shokë dhe Zotëni të pranishëm, okupatori  gjerman me të gjitha mjejete asht vu në terhiekje kah veriu. Në Kosovë e ka sigurue mrojtjën në terhiekje me divizionin Llanger në frontin e Llapit. Ndersa në Gjilan po vepron me sukses divizioni Bredov. Vijën hekurudhore okupatori nzist po e siguron me divizionin special “Shollc”. Këtë realitet po e shfrytëzojnë me mjeshtri partizanët e Titos dhe çetnikët e Drazha Markoviqit, të cilët Kryesia e AVNOJ-it i amnestoi (më 21 XI 1944) para sa kohe në mbledhje të msheftë, krejtë me qëllim që Lufta e Tretë për Kosovën të mbetët tragjike për shqiptarë. Ata po hyjnë nepër Kosovë dhe nuk kanë lanë mjet pa përdorë për t` i largue shqiptartët njëherë nga shtepitë, e pstaj kur të dalin nga shtepitë, me i akuzue si bashkpuntor të okupatorit, ose me i vra pas shpine.

Në anën tjetër Beogradi me plan shtetënor ka sajue eleborate nga vitit 1937 për shfarosjen e të gjithë shqiptarëtve. Në këtë rrëmujë bullgarët me armatim të rëndë po u ndihmojnë çetnikëve për t` i sulmue shtëpitë e shqiptarëve, të paktën për t` i frkësue.

Ne, një orë e më parë duhet të organizohemi në shkallë frontale për ta mbrojt kufinin. Por nji realitet problematik po ndodhë në teren sepse shqiptarët janë mësue të luftëjnë në çeta. Problemi tjetër asht infiltrimi i çetnikëve me kokarda të Ballit komëtar dhe të Lidhjës së Dytë të Prizrenit, drejtuesit e së cilës duan ta militarizojnë sepse janë ngusht të lidhur me Shmit Huberin. E ju nji fakt duhet ta dini se në KNÇ në Bujan (dhjetor 1943/janar 1944) ishte një anglez, ndersa në Prizren (shtator 1943) ishte një nazist gjerman. Këtë realitet komunistat malazezë sidomos po na e përseritin kohë pas kohe. Që do të thot se Kosova edhe pas “çlirimit” do të kthehet në një gjykatore popullre, që i përngjan kohës së sundimit ushtarak në Vilajetin e Kosovës 1881-1886. Edhe shtetërrethimi (ËRRFIA) po thuhet se do të jetë sikurse ajo vitit 1910 në stilin e Shefqet Dergut Pashës që do të thot: Më e kthye Kosovën në gërmadha. Mu për këtë i kanë siellë serbët tri divizione, e djemtë shqiptarë të Kosovës po i depërtojnë në fronte tjera. Me këtë realitet nuk pajtohëm, por divizionet serbe sot në Kosovë janë realitet.

Ne duhet themi hapun se është krijue vetëdia te çdo serb se do të kthehet e vjetra. Ndërsa oficerët serbian e dijnë se lufta e shqiptarëve ka të bëjë me idenë që Kosova t` i bashkohet Shqipënisë. Tani do të përpiqëm që ta spjegojë:  Pse të huajt nuk duen t` i bashkohet Kosova  me Shqipëninë?

Në këtë pyetje më mirë do të ishte të na e spejgojë ndonji njeri i shkolluem për histori. Por po e them mendimin tem. Në rast se LNÇ Partizane në Kosovë fiton, ajo po ja  prish pleqnimin: Berlinit 1878, Londrës 1913, Versajit 1919, dhe konferencave që janë mbajtun gjatë Luftës që po mahën. E ne duhet të mështetemi në Kartën e Atllantikut. E lexon fjalë për fjalë.Ne nuk munemi të fitojmë më tepër se sa kufijë etnik, por ata kufijë në hartat ushtarake si kanë met, janë mbyllë me çelsa të diplomatëve të Fuqive evropiane dhe ata qelsa nuk i lëshojnë nga dora. Pra sipas neve që jemi antifashista, duhet me përdorë nji metodë dinake që me vetëvendosje të arrihet nji minimum i pavarësisë Kosovos, e cila qysh tani asht përjashtue të vihet në ren dite të paktën në forumrt e partizanëve jugosllavë. Po e them këtë sepse i dijmë vendimet e AVNOJ-it.

Çka përmenet në AVNOJ-in e Dytë në Jajcë më 29 XI 1943

Në fillim të nëntorit 1943 në Sharr, në shtëpinë e Stojkut u mbajt Konferenca e KNÇ (Këshillit Nacional Çlirimtar) për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit. Aty u fshi nga dokumentet fjala “Kosovë e Metohi” dhe u zavensue me Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit, zyrtarisht. Aty Shtabi i Përkohëshëm i UNÇ dhe AP të Kosovës u avansua në Shtab Kryesor të UNÇ dhe AP të Kosvës dhe Rrafshit Dukagjinit. Aty fjala “Rregjion –Obllast) u fshi dhe u aprovua fjala Krahinë (Pokraina). Aty KNÇ dhe AP iu besuan detyra që të prodhoi ligje dhe rregullore për luftën dhe pushtetin e Këshillave NÇ nepër Kosovë që vepronin ilagalisht.

Por të gjitha këto ndryshime Millovan Gjillas do t` i kontestoi dhe i hudhi poshtë me nji letër më 28 mars 1944. Atë kritikë komuniste Komiteti Krahinor e aprovoi në qershor 1944 para dite nën kryesinë e Pavle Joviqeviqit (Sekretar i përkohëshëm i PKJ për Kosovë). Pas dite mbledhjen e majti Kryesia e KNÇ në drejtimin  e Mahmet Hoxhës . Të gjitha vendimet PKJ për Kosov që ishin marrë para dite i aprovoi KNÇ për Kosovë pas dite, duke pranue të gjitha kritikat e M. Gjillasit. Dhe kështu fillon degradimi i luftës çlirimtare në Kosovë, krejtë me qëllim që Kosova mos të ekzistojë fare. Këto vendime politike u pasuan më 2 shtator 1944 kur J. B. Titoi e degradoi Shtabin Kryesor të UNÇ dhe AP të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit në Shtab Operativ, nën komandën direkte të Shtabit Suprem të Jugosllavisë.

*(Më 26 dhetor 1944 Pavle Joviqevi do të kërkojë vëndosjën e Diktaturëas ushtrake në Kosovë dhe ajo ndodhi më 8 shkurt 1945. Reaguan duke shkuar në Beograd Fadil Hoxha dhe Miladin Popoviqi më 19 shkurt 1945, por nuk i pranoi Tito por M. Gjillasi. Posa hyn brenda Gjillasi i drejtohet Miladinit: Eja shoku Miladin ta ndajmë Kosovëm sikurse do ta ndajmë Sanxhakun në mes Malit Zi dhe Serbisë.(Dokumentet e kohës zbulojnë se Miladini ishte kundër ndarjës Kosovës qysh nga nëntori 1943. Për këtë qëndrim palën jugosllave e njohton Koçi Xoxe më 10 XI 1943-HB). Siç dihet Miladini u ekzekutua  më 13 mars 1945 në ora 11. Sipas dokumentve të OZN-ës Haki Taha është ekzekutue nga rrethi i tretë i rojeve partizane në ora 9 në të njejtën ditë. Shtrohet pyetja si mundet njeriu i vrarë në ora 9 ta ekzekutoi një njeri tjetër në ora 11 në të njejtën ditë. Pas kësaj drame tragjike Fadili mbeti nën hetime gjatë  ushtrimit të njëfar pushteti të përkufizuem. Sqarim:HB)!

Flet Fadil Hoxha: “Në Konferencën e Bujanit dhe mundësitë minimale që të realizohën vendimet, jemi vu në sprovë dhe për atë na oblugojnë dokumentet e aprovueme.Në Konferencën e Bujanit (31 XII 1943 dhe 1-2 janar 1944) jemi përpiekur me Xheladin Hanën ta fusim elementin e ndertimit të shtetit me fuqinë e luftës sonë të drejtë, por edhe me nji kerkesë- garancion nga Superfuqitë,që të na garantohet vetëvendosja, që sipas menimit tonë do të ishin SHBA-t.

U ngrit Pavle Joviqeviqi (që ishte kthye në mbledhje) dhe kundershtoi se në një rrugë të Prizrenit qe tri ditë po qëndrojnë kufomat e shqiptarëve në kalldrem. Askush nuk guxon t` u afrohet sepse gestapovcat që kan met të maskuem dhe disa xhandarëve ashtu ju përlqen që të friksohet populli, sidomos shqiptarët. Në anën tjetër kolonistët e dhunshëm për çdo ditë po lëjoshjnë parulla:” se nuk kemi me i lanë shqiptarë të gjallë në Kosovë”. Ndërsa,  këto parulla partizanët sllavë, nuk po i kundërshtojnë fare”!

Fadil Hoxha fillon të flas se lufta për shtetin shqiptar në Kosovë në të kaluemen ka ken një luftë cubash, e jo një luftë frontale që ndërton ushtri e organe tjera shtetënore që bazohën në Koshtetututë dhe ligje që aprovohën në kuvnd. E ato të gjitha mungojnë. Ne me vendimet e Konferencës Bujanit jemi përpiekë që t` i krijojmë këto parakushte. Jemi pengue nga Millovan Gjillasi me të shtime të serbëve. Si dukut kjo dukuni vjen nga koha e më e parme sepse pushteti me represalje ka provue të sundojë dhe frika ka shkue deri aty sa që asht formue ralitteti se këtij pushteti nuk ki çka i ban. Kështu kanë folë oficerët francez më 1918, kështu po flasin oficerët çetnikë dhe partizanë serbianë sot, më 1944. Po kështu po sillet sot edhe okupatori gjerman, duke provue që të largohet me sa më pak humbje.Ndërsa ata të Lidhjes Dytë Prizrenit po flitet se janë ilegalizue ose janë arratisë nga Kosova.

Mua po më pëlqen kjo mbledhje se po ka qëllim me dal te një temë që është shtetënore shqiptare, e ajo temë asht caktimi dhe ruajtja e vijës kufitare. E kur të shiqojmë prapa e mësojmë se historikisht kuvendet tona kanë prodhue politkë të gverreve (konflikteve lokale politike) të cilat nuk janë ndalë sikur të kishim shtet me shekuj.E pikërishtë anmiqët po ngulin këmbë që Kosova çdo gjë mund të bëhet, po shtet jo, as pjesë e Shqipënisë jo.  E madje anglezët kanë qëndrime që as pjesë e Jugosllavisë nuk munet me qenë e bashkueme. Kjo politikë makiaveliste do të thot: plaqkit dhe grabit në te sa të mundesh.Bile e kanë pasë plaqkë të vetën çdo minjerë në Kosovë. Se grabitja e tokave të punueshme ka kenë në fillim vetëm për bellorus të Rusisë që arratiseshin prej andej.

Në këtë moment Xhafer Deva e lëshon për të tretën herë mbldhjen duke e kapur kokën. Ndërsa HalimSpahia ia lëshon një fjali: “Xhafer për këtë gjendje si intelektual është dashtë të mendoish më herët.Tash koka jote nuk vlenë pesë pare. Po mbaje mend se për të pranue në tubim e ke dhën betimin që askujtë nuk do t` i tregojish. Xhaferi e hjek kapelen dhe i kthehet tubimit me një fjali se: “Betohëm që prej mejej asgjë nuk do të rrejdhë”.

E vazhdon fjalimin Fadil Hoxha. Në Kosovë kemi njerëz me dy menje. Kemi punë me të atillë që nuk mendojnë fare, dhe kemi punë me të atillë që i kanë duartë e përgjakuna. Ndaj tyne nuk do të ketë mëshirë, por gjyqet do të vëndosin. Unë jamë këtu  i sigurtë se Qazim Komoni është oficer i shkelqyem dhe droi që komunistët partizan me naivitet do të provojnë t` i hakmirren: Pse po don me i vizatue kufijtë pa marue lufta. Po e them këtë sepse nga ky tubim shumë çka ka me u interpretua ndryshe, e ne nuk jemi tubue me i shpallë luftë njani tjetrit, pra askujt, por si ta mbrojmë nga çdo agresor tokën e Kosovës.

Sa na takon neve partizanëve shqiptar në luftë kemi shkue për t` i krye këto detyra komtare:1.Me luftue okupimin nazifashist;2. mos me lejue që të kthehet pushteti i xhelatëve të Nikolla Pashiqit dhe kralave serbian;3.Me marr vendim që t` i bashkohemi Shqipnisë. Nëse në këtë drejtim paraqitën pengesa, atëherë vendimet e AVNOJ-it munen të spjegohën se ne nuk jemi thirr fare, sepse na konsiderojnë drejtë se nuk jemi sllavë.Bje fjala përfaqsuesit e Maqedonisë u caktuen po nuk munën me marr pjesë, sepse Makenodina ka politikë lidhëse me Bullgarinë. E Kominterni dhe Stalini nuk dihet si do të vendosin. Nëdërsa mos ftesa e shqiptarëve në AVNOJ le të dyshohet se me neve do të kalkulojnë. Nëse mbetemi Republikë në Federatë e këtë e don edhe Miladini (Popoviqi), atëherë neve duhet të na thuhet edhe nga jugosllavët edhe nga Aleatët e Mëdhej. Po si duket dominon qëdrimi iligal i serbianëve me taktika gjeopolitike të ndryshme me na tradhtue. E për këtë shumë çashtja janë ashiqare të dukshme. Sa i takon udhëheqësisë antifashiste të Shqipnisë, ne e kemi të ditun se vendimet e Bujanit i kanë pranue në tanësi.

Faktet në anën tjetër tregojnë se Serbia i ka drejtue kah Kosova TRI divizione të cilat numrohën se janë partizane, por shumica e tyne deri dje kanë kenë çetnik dhe kanë lëvizë lirishtë para Gestapos, sepse marrveshjet kanë kenë të tillla edhe në Kosovë nga 21 prilli 1941 me Besën e Mitrovicës dhe “Besat” tjera në: Podujevë,Kushumli, Nish (1941), në Beograd dhe Rashkë 1942.

Ne do të bëjmë përëpiekje të mesim me Shqipëni. Po gjasat janë shumë të vogla. Sot Kosova asht militarizue nga Beogradi, nga Hitleri, nga Sofja, plus njësitet tona të firmave të ndryshme.Në lidhje me këtë gjendje: Ne e presim një letër që do të vjen nga shoku Stalin. Aty denohën edhe disa siellje të partizanëve. Denohet “Rexhimenti Kosova”, denohet “Balli Kombëtar”, Denohët Lidhja e Dytë e Prizrenit, Denohet Legaliteti, e disa organizata të tjera me baza fetare, po denohën edhe veprimet terroriste të çetnikëve.Denohet edhe injorimi i Titos ndaj shqiptareve,sepse ua man krahun serbianëve”.

Ne do të mbrohemi por vështirë do ta kemi para 3 divizioneve serbe, para 2 brigadave malazeze dhe 1 brigarde maqedone.Në anën tjetër Kosova është metë pa shpresë sepse asht ba mobilimizimi vetëm për shqiptarë. Por,ky mobilizim asht me peshë propoblematike dhe ka për synim gjeopolitik, sepse e futë shqiptarinë në krahun antifaisht, por nuk ka kush të luftojë, sepse rinia asht larue nga Kosova. E oficerët serbian në një anë po thonë ku jeni ju shqiptarët që nuk i sulmoni gjermanët në terhiekje, ndërsa në anën tjetër luftetarët shqiptar janë deportue nga Kosova. Kjo politikë nuk e çliron nga gabimi tendencioz Cherchillin, Ruzveltin, Stalinin që në Teheran muarën pozicion për:” Ata popuj që kualifikohën si pronazizit, të mirrën masa ndeshkimore. Pra ne jemi kualifikue nga viti 1941 në anën e ANTIFASHIZMIT si popull, e për indiviid, gjyqet do ta japin verdiktin për seicilin.Në këtë drejtim serbianët do të luftojnë me na emnue neve shqiptarëve, si pro nazista, e pastaj i kanë krye punët dhe qellimet e vjetra”.

Halim Spahija flet me ton të naltë dhe kërcnim

Fjalinë e fundit e thot Halim Spahija: Edhe unë kam pasë dyshime se cilën rrugë ta marr më tutje në jetë. Për këtë më pastë në çafë Muharrem Bajraktari, të cilit i ka “tregue diçka në vesh Xhafer Deva,dikur më 1941 e tash ata duhet si cubat të mbesin maleve ose t` ia mbathin arratisë.Madje Xheferi u largua sot pa u përshëndet me askend. Se nuk është von kurrë për ta kuptue paburrënin. Por mue nji fenomen që më ka ba moti antikomunist, e ai asht se këta (komunistat) të pushkatuemit sot nepër qytetet e Kosovës pa gjerman e me plotë ushtarë nga divizionet serbe po i terhiekin zhag për toka kufomat, dhe po e detyrojnë populin t` i shanë e pshtynë pa e ditë se kush janë. Ky fenomen ka ngja nga Podujveva e deri në Kaçanik; nga Peja e deri në Preshevë. Kështu nuk ka ba as nazizmi i Hitlerit ndaj popujve në Kosovë. Pra do të kemi probleme jo të vogla me këtë ideologji vrastare. E kjo po ndodhë me i friksue shqiptarët që janë edhe ashtu të pashpresë. Po ku asht Shqipnia sot. Ndoshta ka ndonjë marrëveshje që ne nuk e dimë. Kryesorja, hapun po flitët se Kosova do t` i takojë Jugosllavisë. Po ne luftën nuk e nalim, deri në bashkim!”.

Sqarim*

*Dy stenograme u mbajtën në këtë tubim “minimason”. Të dy stenogramet konsiderohën të humbura, por dikush duhet t` i ketë ruajtuar. Hulumtoni gjurmues ? Punimi botohët për të hapur interesimin e hulumtimit për kuvende të tilla që shqiptarët i mbanin. Para këtij kuvendi të”krenëve”  është mbajtur një Këshillim që ka zgjatë në fshatin Murgull-Llapi verior më 1919/20”.

*Shkrimi është nxierr nga kujtimet e Qamil Luzhës dhe Ramiz Binishit më 1971- 1974.Shkrimi iu kushtohët: Ramiz Binishit dhe Qamil Luzhës!

Me 4 mars 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu