ARKIVI:
6 Mars 2026

“Rugovizmi“- Aganian sot po sulmohet më së shumti nga ata që kurrë nuk e jetuan – por vetëm e shfrytëzuan

Shkrime relevante

Djallëzor dhe mashtrues

Isuf   Bytyçi, Munih Dinakëritë janë për të marrë, kurse sinqeriteti dhe respekti...

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Shpërndaj

Ka diçka thellësisht ironike – për të mos thënë fyese për inteligjencën publike – kur një produkt i pastër i aparatit komunist jugosllav del sot të mbajë ligjërata për rugovizmin, demokracinë dhe moralin politik në Kosovë. Pyetja nuk është çfarë thotë Isa Mustafa, por me çfarë legjitimiteti moral dhe politik e thotë.
Biografia e tij politike nuk është as e paqartë, as e diskutueshme. Isa Mustafa ishte aktivist komunist që në shkollën e mesme ekonomike, kryetar i Lidhjes së Rinisë Socialiste, kontribuues i fondit famëkeq “Zajam za preporod Srbije”, një mekanizëm financiar që shërbente drejtpërdrejt për konsolidimin e hegjemonisë serbe në Jugosllavi. Ai ishte kryetar i LRS-së së Kosovës, ligjërues i shkollës ideologjike të Kumrovcit dhe aktivist i ndryshimeve të amandamenteve të Kushtetutës së KSAK-së – ndryshime që i hapën rrugë zhveshjes graduale të Kosovës nga autonomia. Këto nuk janë interpretime politike. Janë fakte biografike.
Kryeministër përmes shkatërrimit të opozitës
Isa Mustafa nuk erdhi në postin e kryeministrit si produkt i një fitoreje politike të pastër, por përmes shkatërrimit të opozitës së bashkuar VLAN, duke hapur rrugën që Hashim Thaçi të zgjidhej president i Kosovës. Ky ishte një moment kyç i deformimit institucional: opozita u copëtua, parimi i balancës së pushteteve u zhduk dhe skena politike u ridizajnua për interesa personale.
Mustafa ishte gjithashtu i pari që lidhi marrëveshje politike me Listën Serbe, duke e institucionalizuar një mekanizëm të ndikimit direkt të Beogradit brenda qeverisë së Kosovës. Kjo ndodhi pikërisht në kohën kur veriu i Kosovës ishte praktikisht nën tutelën politike të Aleksandar Vuçiqit, kur strukturat paralele funksiononin hapur dhe kur zyrtarët serbë hynin e dilnin në Kosovë si në ekskursion politik.
Normalizimi i ndarjes – përmes gjuhës
Në vend të kundërshtimit politik e shtetëror, Isa Mustafa zgjodhi normalizimin e ndarjes përmes gjuhës publike. Në një deklaratë tashmë të njohur, ai u shpreh se shqiptarët “shkojnë deri te telat ndarës në Mitrovicë”, duke e relativizuar kufirin ilegal mes jugut dhe veriut, sikur të ishte një destinacion pelegrinazhi e jo një simbol i sovranitetit të cenuar.
Kjo thënie – e bërë publikisht nga vet Mustafa – nuk ishte lapsus. Ishte reflektim i një mentaliteti pajtues me ndarjen faktike, i një kryeministri që nuk e pa veriun si pjesë integrale të shtetit, por si realitet të “menaxhueshëm”.
Rugovizmi nuk është strehë për riciklimin e elitave
Isa Mustafa nuk ishte kurrë pjesë organike e LDK-së rugoviane. Ai nuk erdhi nga rezistenca paqësore, por nga aparati administrativ i sistemit të vjetër. Si kryetar i Komunës së Prishtinës, ai degradoi tokën më pjellore të kryeqytetit përmes urbanizimit klientelist, duke shkatërruar planifikimin urban dhe interesin publik.
Si kryetar i fondit 3% dhe themelues i Dardania Bankës, ai mishëroi një përzierje të rrezikshme të politikës me kapitalin, krejtësisht të huaj për etikën politike të Ibrahim Rugova.
Kulmi i këtij devijimi ishte rrëzimi i Fatmir Sejdiut, jo përmes debatit demokratik, por përmes instrumentalizimit të strukturave militante partiake, duke e kthyer LDK-në nga parti konsensuale në arenë përplasjesh.
Sulmi ndaj Vjosa Osmanit – hipokrizi pa maskë
Sot, i njëjti njeri pyet me cinizëm: “Çka është rugovizmi?” – duke sulmuar Vjosa Osmani dhe duke relativizuar qëndrimin e Ukë Rugovës. Por pyetja reale është kjo: Si mund të flasë për rugovizëm dikush që e ka përdorur LDK-në si instrument pushteti dhe jo si projekt moral?
LDK-ja u dobësua sepse u uzurpua nga një elitë postkomuniste, që e pa partinë si pronë private.
Ta akuzosh Osmanin se “e çoi LDK-në në VV” është manipulim. Demokracia nuk vdes kur dikush largohet nga një parti; ajo vdes kur mendimi ndryshe përjashtohet.
Rugova nuk është monedhë për riciklim moral
Rugova nuk është dekor retorik për karriera të konsumuara. Rugovizmi është etikë politike, jo justifikim për marrëveshje të errëta, normalizim të ndarjes dhe shkatërrim të opozitës. Dhe ja paradoksi final:
Rugovizmi sot po sulmohet më së shumti nga ata që kurrë nuk e jetuan – por vetëm e shfrytëzuan

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu