ARKIVI:
15 Qershor 2026

Sabedin Reka në grahmat e fundit të jetës:”Shkau na preu në besë”, kur të rriteni mos i leni trojet e Toplicës nën shka”

Shkrime relevante

Terrorizmi nga pseudoanalistët kriptoenveristë

Ibrahim Kelmendi, Gjermani  Ka 15 ditë që po i ndjek protestat në...

Bojkoti i qytetarëve dhe vota e shqiptarëve për partitë serbe!

Florim Zeqa Zgjedhjet e 7 qershorit e nxorën në pah një paradoks...

Indoktrinim i çuditshëm, poezi nga Brahim Avdyli

Brahim (Ibish) AVDYLI Poezi INDOKTRIM I ÇUDITSHËM 1.   Kaherë më përcjellë hija e zbehtë e thënies...

Katastrofa Evropiane dhe Paqja e Vestfalisë !

Temsi Semi, Zvicër Përbëhet nga dy traktate paqeje të përfunduara më 24...

Dënimi i butë i Hysri Selimit zbulon misionin e rrezikshëm të BIA-s: islamizim dhe radikalizim i Kosovës

Basri Beka, Prishtinë Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me vetëm 6 vjet...

Shpërndaj

Msc Muhamet Shabani
“LUFTA NË TOPLICË 1877-1878”
Dimitrije Mita Petkoviq
Pas 16 dhjetorit 1877,ushtria serbe do të filloi fushatën më tragjike që ishte zhvilluar ndonjëherë në Ballkan kundër popullsisë së pa mbrojtur shqiptare të Sanxhakut Shqiptar të Nishit!
Divizionet e Danubit dhe Moravës,sulmuan popullsinë civile duke vrarë,masakruar gra,pleq dhe fëminjë!
Ua vënë flakën vendbanimeve shqiptare,djegin shtëpi dhe objekte tjera të pronarëve shqiptarë.
Togje kufomash shqiptare,shtëpi të rrënuara,nëna të ngrira me foshnje në gji,fëmijë të uritur e të pambrojtur,plaçkitje si dhe skena të trishtueshme ishin pamjet që mbushnin Sanxhakun e Nishit,nënqarqet e Nishit,Pirotit,Prokuples,Kurshumlisë etj.
Nëpër lumenjtë Moravë,Nishavë notonin me qindra kufoma shqiptare të hedhura nga forcat ushtarake serbe. Nga vrasjet e shumta u hapen varre masive që nga Nishi e deri në Kurshumli.
Në Allakricë të Masuricës,ushtria serbe do të luaj dramën më të tmerrshme të inkuizicionit serb ndaj familjes disa anëtarëshe të Sabedin Rekës.
Pasi e kishin lidhur tërë familjen Reka, fëmijët dhe të rriturit,kolonel Stevan Qirkoviq,e kishte urdhëruar qatipin e tij Mita Dimitrijeviqin që të kryente ekzekutimin e tyre.
Ai me një llampë vajguri të ndezut,të cilën herë pas here e lëvizëte atë lart,poshtë duke iu afruar stogut të kashtës.Me cinizmin e tij,shkau i pyeste të mjerët shqiptar të pafajshëm se a mos rastësisht ata kishin të ftohët. Pastaj i drejtohet plakut të shtëpisë me fjalët:”Sabedin Reka a dëshiron t’ju ngrohi,se u mërdhit bre nga ky ftoht i dimrit…!
Të rriturit nga ajo familje e kthenin kokën prap me shikim kah gjelatët a mos rastësisht po mëshiroheshin dhe faleshin nga vdekja.Ndërsa plaku i shtëpisë Sabedin Reka kërkonte mëshirë prej të pamëshirshmëve,duke e lutur që t’i lëshonin fëmijët që mbanin kohën me fytyrën anash me shikim kah prindërit e tyre të shokuar,e ndonjëherë e kthenin kokën prapë kah kriminelët.
Britnin e qanin,por shkit nuk patën mëshirë as edhe ndaj fëmijëve të vegjël dhe e kryen aktin e tyre barbarë serb,duke e djegur atë familje shqiptare në zjarrë dhe flakë.
Në grahmat e fundit,Sabedin Reka i shqiptoi këto fjalë:”Shkau na preu në besë”.
“Kur të rriteni dhe të shtoheni ju muhaxherët e rinj mos i leni trojet tona të Toplicës nën shka”.
Janë tokat tona,janë themelet e shtëpive tona të djegura dhe të bëra shktumb e hi. Janë eshtrat shqiptare që nuk qetësohen nën sundimin e shkaut’.
Që nga fillimi i dialogut me Serbinë,asnjë qeveri e Kosovës,nuk e pati guximin dhe kurajon ti kushtëzoi bisedimet me Serbinë,duke qenë të vetëdishëm se Serbia mbanë të okupuara mbi 20.000 kilometra katrorë tokë të Dardanisë…!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu